Kete recete e kam ‘sajuar’ per vajzen time te vogel, pasi asaj nuk i pelqejne perimet e fruluara. Prandaj, une i pergatita kete supen te cilen ajo e pelqen shume. Eshte nje recete relativisht e thjeshte dhe shume e shendetshme. Ju vete kur ta gatuani mund te ndryshoni (shtoni apo hiqni) ndonje perberes per ta pershtatur me mire me shijet e femijeve tuaj. Ja ku po filloj me receten:
Perberesit:
Selino, dy dege te vogla me gjethe ose 7 cm kercell te trashe
1 spec i kuq i embel
2 karrota mesatare
1 kungull jeshil
1.5 lt leng mishi (opsionale)
Oriz i bardhe
Gjethe karrote (opsionale)
1 tufe majdanoz i fresket
Kripe, piper, vaj ulliri

Pergatitja:
Grijme selinone, specin e kuq, karrotat dhe kungullin jeshil. Fusim orizin ne pak uje te ftohte. Lajme gjethet e karrotes dhe te selinose. Une e rris selinone vete ne vazo dhe perdora dy dege te vogla me kercell dhe gjethe. Ne tenxheren ku do gatuajme supen hedhim vaj ulliri dhe kercellin e selinose te copetuar.

E skuqim 1 min selinone dhe shtojme karrotat e prera ne kubike te vegjel dhe specin e kuq te prere ne rripa.

I skuqim pak perimet dhe shtojme kungullin jeshil te prere ne kubike te vegjel.

I skuqim edhe pak perimet dhe shtojme lengun e mishit (une zakonisht e gatuaj pa leng mishi, por kisha pak leng mishi te mbetur dhe e perdora). Ne rast se nuk keni leng mishi shtojme rreth 1.5 ml uje te ftohte.

E leme perberjen te marre nje vale dhe shtojme orizin dhe gjethet e selinose dhe karrotat.

E leme supen te zieje duke e perzier here pas here derisa orizi te jete ne gjysmen e zierjes. Shtojme nje gote uje te ftohte ne mes te zierjes, spese ndihmon ne trashjen e supes. E rregullojme supen me kripe e piper.

Kur supa te kete perfunduar se zieri, e heqim nga zjarri dhe i shtojme majdanoz te fresket te grire imet. E perziejme mire dhe e leme te mbuluar me kapak per 10 minuta perpara se ta sherbejme. Ju befte mire te shtrenjteve tuaj!

Kjo recete eshte shume e shijshme per t’u konsumuar nga e gjithe familja dhe mund te konsumohet e vetme per ne darke, apo si pjate e pare per nje vakt te plote. Nese iu pelqeu receta e sotme dhe mendoni se eshte e dobishme, lutemi Pelqejeni dhe Ndajeni me miqte dhe ndjekesit tuaj ne rrjetet sociale.
Na ndiqni ne mediat sociale: Instagram, You Tube, Facebook, Twitter, LinkedIn.