A e dini se – Gjumi i Drekes ul Rrezikun per Atak Kardiak?

Gjumi i drekes eshte nje praktike e perhapur kryesisht ne vendet e ngrohta dhe praktikohet per shplodhje dhe perteritje te fuqive. Por, mesa duket njerezit qe e praktikojne gjumin e drekes perfitojne akoma me shume ne shendetin e tyre. Sipas nje studimi te botuar ne faqen e American College of Cardiology, rezulton se gjumi i drekes ndikon drejperdrejt ne uljen e presionit te gjakut.

Shkencetaret kane analizuar rezultatet e 212 personave me moshe mesatare 62 vjec, dhe kane dale ne perfundimet se personat qe flejne ne dreke perfitojne mesatarisht ulje te presionit te gjakut me 5.3 mm Hg krahasuar me ata, te cilet nuk e praktikojne gjumin e drekes. Ky eshte nje rezultat i krahasueshem me efektin e nje ilaci tensioni te lehte. Cfare eshte me e rendesishme eshte fakti se ulja e tensionit te gjakut me 2 mm Hg, ul me 10% rrezikun per atak kardiak (ndalimi i zemres) apo per goditje ne tru. Pra, duke fjetur rreth 1 ore ne dreke, ne i sherbejme shendetit dhe jetegjatesise tone duke ulur rreziqet e semundjeve kardio-vaskulare.

Nese mendoni se ky artikull eshte interesant dhe i dobishem, lutemi Pelqejeni dhe Ndajeni me miqte dhe ndjekesit tuaj ne rrjetet sociale.

Na ndiqni ne mediat sociale: Instagram, You Tube, Facebook, Twitter, LinkedIn.

Leave a Reply

This site uses Akismet to reduce spam. Learn how your comment data is processed.