Qofte te Shendetshme me Bishta Spinaqi – Recete per Femije

Spinaqi eshte nje nga perimet me te shijshme dhe me te shendetshme. Mua me pelqejne shume bishtat e spinaqit (kercenjte), pasi per mendimin time kane shije me te mire se gjethet. Une i perdor bishtat e spinaqit per te bere supa te ndryshme me perime, por edhe per te bere qofte te shijshme shume te pelqyeshme nga femijet. Ja ku po filloj me Receten e Qofteve (Mini-Kekeve) me Bishta Spinaqi:

Perberesit:

Bishta spinaqi (te nje tufe spinaqi prej 600 gr.)

1 gote qumesht

1 veze

miell gruri

Rigon

Nenxhik

1/2 tufe koper e fresket

1/2 tufe majdanoz i fresket

Kripe, vaj piper

Ingredients for Healthy Cakes with Spinach Cuttings – Recipe for Kids

Pergatitja:

Pastrojme bishtat e spinaqit nga rrenjet dhe pjeset e kalbura dhe i lajme me uje te bollshem. I grijme bishtat imet me thike, i hedhim pak kripe dhe i mbrujim me dore derisa bishtat te mos kercasin me kur punohen.

Wash the spinach’s cuttings and chop them thinly with knife.
Add little salt and knead them with your hand until no crackling is heard.

Shtojme qumeshtin tek bishtat e spinaqit te mbrujtur dhe i perziejme mire me luge.

Add milk and mix well with a spoon.

Shtojme ne tas erezat (nenxhikun, rigonin, piperin, majdanozin e grire holle dhe koperin e grire holle). Shtojme vezen dhe e perziejme te gjithe perberjen derisa te behet uniforme. E kontrollojme per kripe dhe e rregullojme nese ka nevoje per me shume kripe. Kujdes! Femijet e vegjel nuk duhet te konsumojne shume kripe, ndaj qoftet duhet te kene pak kripe.

Add egg and seasonings (oregano, spearmint, pepper, shredded parsley and shredded dill).
Mix well with the spoon until it is uniformly distributed. Regulate with salt.
Attention! It is advisable to feed little kids with little salt.

Hedhim pak nga pak miell, per te kontrolluar sasine, dhe duke e perzier pergatisim brumin si te petullave te zakonshme.

Add wheat flour in parts and mix continuously until reach consistency of pancakes dough.

Brumin e pergatitur e fusim ne format e mini-kekeve te lyera me vaj ulliri. Nje menyre tjeter eshte te vishni format e mini-kekeve me leter pjekje.

Pour the preparation into the lubricated mini-cakes shapes.
Another way is to put baking paper inside the mini-cakes shapes and pour the preparations in them.

Futini keket e kripur te piqen me 200 grade per rreth 45 minuta. Kujdes! Jeni ju qe e njihni soben tuaj, ndaj lerini keket te piqen per aq kohe sa eshte e nevojshme. Kontrolloni nese keket jane pjekur duke i ngulur ne mes nje kunj dhembesh. Nese kunji del i paster, keku eshte pjekur. Nje menyre tjeter pjekje eshte t’i skuqni ne tigan me vaj ne forme petullash te zakonshme, por kjo metode nuk keshillohet per femijet e vegjel. Ju befshin mire!

Bake the cakes at 200 for 45 minutes, or fry them with oil in a fry-pan as usual pancakes.
Attention! Fried pancakes are not recommended for little kids.
Bon Appetite!

Nese ju pelqeu kjo recete per femije dhe mendoni se eshte e dobishme, lutemi Pelqejeni dhe Ndajeni kete artikull me miqte dhe ndjekesit tuaj ne rrjetet sociale.

Na ndiqni ne mediat sociale: Instagram, You Tube, Facebook, Twitter, LinkedIn.

Leave a Reply

This site uses Akismet to reduce spam. Learn how your comment data is processed.