Dedikim: Ne 1-vjetorin Tend

Biri im,

Qe diten qe mora vesh se nje zemer tjeter rrihte brenda meje, ti u bere gjithcka per mua. Fillova te imagjinoja se si do ishe ti dhe se sa shume gjera do benim ne te dy. Nuk kishte lumturi me te madhe se ty. Ti ishe mbi gjithcka tjeter. Prisja me padurim qe ti te vije, ditet mezi kalonin derisa ne daten 24.01. 2018, ne oren 02:03 ti me ne fund ishe ne krahet e mi.. ne ate moment une kisha gjithe boten ne duar, kisha birin tim te vogel, dhuraten me te bukur qe Zoti me ka bere!

Dashuria ime per ty rritet cdo dite.. ti nuk e di sa bukur eshte te jesh mami jot.. te jesh mami i nje djali te qeshur, te dashur.. te jesh mami i nje djali qe te fal vetem ngrohtesi dhe qe te mbush shpirtin me cdo veprim te tij..

Biri im, mami do qe ti te rritesh duke degjuar fjalen e Perendise dhe te prinderve te tu.. e di qe ti do e besh kete. Ji gjithmone vetvetja, ti nuk ke pse ndryshon per askend! Realizoji endrrat e tua dhe jeto jeten qe ti deshiron! Mamin do e kesh gjithmone prane ne te mire e ne te keq, per te te mbeshtetur dhe per te pare sukseset e tua.

Gezuar 1 Vjetorin Dashuria Ime! Te dua pa fund dhe cdo dite e me shume …

Nje dedikim qe vetem zemra e nenes mund ta ndjeje per nje vogelush qe ka festuar 1 vjetorin e pare te lindjes. Falenderojme zonjen, qe ndau me ne dhe ju te dashur miq ndjekes te FAMILY+, keto emocione kaq te bukura. I urojme djalit te ditelindjes te behet plak i mencur me mustaqe dhe te kete fat e lumturi ne jete! Presim te tjere prinder te behen pjese e rubrikes tone “Dedikim”.

Nese ky dedikim ju emocionoi, lutemi Pelqejeni dhe Ndajeni me miqte dhe ndjekesit tuaj ne rrjetet sociale.

Na ndiqni ne mediat sociale: Instagram, You Tube, Facebook, Twitter, LinkedIn.

Leave a Reply

This site uses Akismet to reduce spam. Learn how your comment data is processed.