Dite Mbjelljesh ne Kopshtin e Nena Xhenit

Ne fundjave Nena Xheni kishte nje mysafir ne shtepi dhe ai i solli nje dhurate te mrekullueshme, e cila e gezoi shume. Ishte dhurata perfekte per stinen ku jemi dhe per nje njeri aq te apasionuar pas luleve si Nena Xheni.

The gift Grandma Xheni received on weekend from her guest.

Keshtu, dita e neserme ishte dite mbjelljesh ne kopshtin e saj, qe perbehet nga tre ballkone me lule. Ju kujtohen primulat nga artikulli i meparshem? Ishte rradha e tyre qe te zevendesoheshin me keto karafila kineze te mrekullueshem. Sigurisht qe primulat jane lule dimri dhe me ardhjen e pranveres e perfundojne lulezimin e tyre, dhe si lule sezonale qe jane duhen nderruar per t’u rikthyer serisht ne kopshtin e Nena Xhenit ne fund te vitit.

Procesi i nderrimit te vazove zgjati dy ore dhe mqs. kemi patur kerkesa nga lexuesit per ta treguar te plote procesin e zevendesimit te luleve sezonale ne vazo, kete rradhe Nena Xheni u tregua xhentile dhe na lejoi ta filmonim teksa nderronte njeren nga vazot me primula. Lutemi klikoni tek link-et me poshte per ta pare videon e zevendesimit te luleve sezonale ne vazo.

You Tube: Zevendesimi i Luleve Sezonale ne Vazo/Replacement of seasonal flowers

Pasi e perseriti kete proces per te gjitha lulet qe mori dhurate, ky ishte rezultati final:

Flowers Grandma Xheni planted in the vases.

Lulebora dhe qepet kishin ngelur pa mbjelle per shkak te shiut te ketyre diteve. Nuk e imagjinoni sa kenaqesi eshte kur sheh vazot te mbjella me lule kaq te bukura, edhe pse Nena Xheni ndjeu lodhje ne fund. Per fat te mire trendafili, qe erdhi bashke me keto lulet, nuk kishte nevoje t’i nderrohej vazo.

The red rose was the other gift Grandma Xheni received last weekend.

Tani per kenaqesine tuaj po ju tregoj si dukej kopshti i Nena Xhenit ne fund te dites se mbjelljes. Shijojeni!

Gjysma e Ballkonit te pare – Half view from Balcony nr. 1 of Grandma Xheni
Gjysma tjeter e ballkonit 1 / The other part of Balcony nr. 1 of Grandma Xheni
Gjysma e pare e ballkonit te dyte / View of the first half of Balcony nr. 2 of Grandma Xheni
Gjysma tjeter e ballkonit 2 / The other part of balcony nr. 2 of Grandma Xheni
Lulet ne Ballkonin e trete / Flower in Balcony nr. 3 of Grandma Xheni

Ja keshtu u mbyll dita e mbjelljeve ne kopshtin e Nena Xhenit. Do takohemi serisht ne te tjera tregime per kopshtin e Nena Xhenit.

Nese i shijuat lulet e kopshtit te Nena Xhenit dhe mendoni se ky artikull do ndihmonte te tjeret te duan dhe te mbjellin me shume lule natyrale, lutemi Pelqejeni dhe Ndajeni me miqte dhe ndjekesit tuaj ne rrjetet sociale.

Na ndiqni ne mediat sociale: Instagram, You Tube, Facebook, Twitter, LinkedIn.

Leave a Reply

This site uses Akismet to reduce spam. Learn how your comment data is processed.