A e dini se – Cfare Shkakton Kripa ne Organizem?

Ne shqiptaret themi: “Gjella me kripe, e kripa me karar”. Ne fakt, shume pak e mbajme parasysh kete thenie kur gatuajme e konsumojme vaktet tona, pasi na pelqen te lezetojme ushqimet tona me kripe.

Para disa ditesh po lexoja nje artikull ne BBC News qe fliste per menyren se si ushqehemi dhe cilat jane ushqimet, qe po i semurin njerezit. Ne vend te pare per nga numri i vdekjeve te parakohshme qe shkakton ishte: KRIPA (rreth 3 milione vdekje ne vit). Arsyeja, kripa shkakton rritje te tensionit dhe demtim te zemres. Pra, keshilla e mjekeve qe te ulet ne minimum sasia e kripes qe konsumojne persona qe vuajne nga semundjet kardio-vaskulare eshte me shume vend.

Pyetja qe lind natyrshem eshte: Si mund te hame ushqime pa kripe? Si mund te shijohen ushqimet kur i heq shijen e kripes? Nga pervoja ime ne kuzhine, shija e kripes mund te kompensohet ne totalin e shijes nga te thartat. Psh. nese konsumoni sallate, pergatitni ‘salcen’ e sallates me me pak kripe e me me shume leng limoni, e natyrisht me vaj ulliri. Shija e sallates do jete po njesoj. E njejta gje mund te aplikohet tek superat dhe gjellet qe shijohen me limon. Se dyti, hiqni turshite dhe ushqimet e konservuara nga menuja. Gatuani ushqime te fresketa dhe uleni sasine e kripes pak e nga pak, qe te mesoheni me shijen e re.

Nje keshille tjeter qe jepej ne artikull ishte te konsumojme me shume drithera, fara dhe fruta te fresketa; si edhe me pak mish te kuq dhe qumesht. Keshtu mund te sigurojme nje jete te gjate e te shendetshme. Nese mendoni se ky artikull eshte interesant dhe i dobishem, lutemi Pelqejeni dhe Ndajeni me miqte dhe ndjekesit tuaj ne rrjetet sociale.

Na ndiqni ne mediat sociale: Instagram, You Tube, Facebook, Twitter, LinkedIn.

Leave a Reply

This site uses Akismet to reduce spam. Learn how your comment data is processed.