Te behesh Prindi i nje Femije Jetim

“Femija te degjon kur me pare ndihet i degjuar.”

U ndesha me kete thenie para disa ditesh dhe me beri shume pershtypje, sepse eshte nje shprehje shume e thjeshte, por qe mbart nje te vertete te madhe. Nganjehere edhe ne vete si prinder nuk e mbajme parasysh kete gje ne perditshmerine e femijeve tane.

Po ate dite dola per te shetitur ne plazh dhe pashe nje vajze rreth 2 vjec qe nuk i bindej se emes. Zonja i kerkoi disa here me te mire qe vajza te bente ate qe i thoshte dhe pas kesaj nisi te largohej pa e kthyer koken. Vajza e therriste nga pas dhe qante me te madhe. Te them te drejten m’u dhimbs shume, por nuk nderhyra sepse mendova se nena e njeh me mire femijen e vet. Nderkohe po mendoja nese aplikohet thenia e mesiperme per nje femije aq te vogel.

Mbreme po diskutonim ne shtepi per rastin e nje te njohurit tone, i cili ka adoptuar mbesen e vet pasi e ema nderroi jete para kohe nga nje semundje e rende. Te gjithe e pergezuam per iniciativen, qe mori dhe vazhdojme te mbajme ne goje per mire. Por, mesa duket asgje nuk eshte aq e bukur sa c’duket. Ende pa mbushur vitin e ema e ndjere, vajza tashme 15 vjece ka filluar te rebelohet ndaj prinderve te rinj, dajes dhe nuses se dajes. I ati po me tregonte se nuk po arrinte te gjente menyren si te komunikonte me te, pasi per cdo rast qe fliste me te hapur, ajo i kthehej dhe i thoshte: “Do me nxjerresh ne rruge se u solla keq?” Kjo gje ka shkaktuar diskutime ne familje, pasi femija ka filluar te bleje bar dhe te ekpozohet ne foto duke e pire. Komuniteti ne shkolle dhe familjet e shokeve e shoqeve te klases kane reaguar duke distancuar femijet e tyre nga shoqerimi me vajzen. Te gjitha ankesat perfundojne tek prinderit, te cilet tashme kane filluar te kuptojne se amaneti i mbajtjes se femijes se tjetrit nuk eshte aspak i lehte per t’u mbajtur.

Po reflektoja ne lidhje me kete rast dhe po mendoja se cfare e mundon kaq shume nje vajze 15 vjecare te shkelqyer ne mesime. Besoj thenia e fillimit i shpjegon te gjitha. Asaj i mungon te ndihet e degjuar, dhe padiskutim i mungon nena e saj e dashur. Atmosfera ne familjen e dajes eshte shume e ndryshme nga ajo qe eshte mesuar. Daja eshte shume i rrepte ne familje dhe fjala e tij nuk diskutohet aspak nga anetaret e tjere te familjes. Kjo ben qe t’i mungoje intimiteti i marredhenies qe kishte me te emen, afersia per te folur e diskutuar gjerat sebashku. I mungon te ndihet e degjuar per efektin e te gjitha ndryshimeve qe ka patur ne muajt e fundit te jetes se saj (largimi i nenes, ndryshimi i shtetit, gjuhe e re, familje e re, dhome e re, shkolle e re, shoke te rinj).

Po mendoja nese ajo ishte ndjere vertete pjese e familjes se re. A ndihej ajo anetare ‘me te drejta te plota’ ne familje, apo ende ndihej si femija e lene amanet tek daja. Problemi me te qenurit prind i mire me femijet eshte se ne rradhe te pare, duhet te jesh prind i mire ne syte e femijes tend. Pra, te kujdesesh se si te sheh femija ne raport me veten. Dhe kjo gje nuk eshte aspak e lehte ne morine e problematikave, qe mbart perditshmeria e puneve dhe familjes. Te behesh prindi i mbeses tende duket si dyfish pergjegjesi, pasi duhet te kapercesh cdo lloj pengese ne komunikim dhe afrimitet, qe krijohet nga fakti se femija te ka njohur gjithnje si daja/tezja/halla/xhaxhai. Sa e veshtire eshte te mos e ndash ne trajtim nga femijet e tu? Dhe ketu e kam fjalen si per te mos ia lene gje mangut ne plotesimin e kerkesave dhe deshirave, ashtu edhe per te mos ia lene mangut ne kerkesen e llogarise dhe luftimin e tekave dhe veseve. Vetem atehere femija ndihet vertete si pjese e familjes. Por kjo fillimisht ndertohet si ndjesi brenda prindit. Femijet jane shume te ndjeshem ndaj sjelljes se prindit dhe jane aq te zgjuar sa te kapin cdo sinjal te mosbarazise ne trajtimin qe prinderit iu bejne.

Faza ne te cilen ndodhet i njohuri im tani eshte shume kritike. Une besoj se perfundimi i kesaj faze do vulose njehere e pergjithmone fizionomine e marredhenies mes tij dhe vajzes se tij. Vajza po teston ndjenjat dhe perkushtimin e tij, si edhe kerkon te gjeje vendin, qe i takon ne familjen e re. Une do i thoja te ulet e ta degjoje femijen me durim. Pas vrullit te fjaleve te para ‘te keqija’ do vijne edhe fjalet e verteta te shpirtit te saj te lenduar. Ato jane fjalet qe duhen degjuar, kuptuar dhe mbi te cilat duhet reflektuar. Uroj qe ai te mos marre vendimet te gabuara nga keto situata aspak te kendshme, si psh. largimin e vajzes drejt familjareve te tjere. Kjo do ishte vrasja e dyte per shpirtin e trazuar te vajzes. Une do e shtrengoja fort femijen pas vetes dhe do i tregoja se pavaresisht cdo gjeje, ajo ishte pjese e pandashme e shpirtit dhe jetes time. Do i tregoja se une jam aty per ta degjuar e kuptuar, si edhe per ta lene te beje zgjedhjet e veta pasi t’i kete peshuar sic duhet.

Tani i kuptoj me mire disa raste kur kemi degjuar qe te afermit kane hequr dore gjate rruges apo nuk i kane marre fare persiper niperit dhe mbesat te mbetur jetime. Te behesh prind i nje femije eshte nje sipermarrje serioze dhe cuditerisht sfidon shume gjera brenda vetes, te cilat mendon se tashme jane te konsoliduara. Por ne fund te dites, dashuria dhe qartesia se femija yt eshte nje individ me vete me ndjenjat, endrrat, deshirat dhe bindjet e veta jane udherrefyesit me te mire ne rrugetimin per te rritur femijet. Mbi te gjitha femijet tane, qofshin ata biologjike apo ata te cilet i kemi pranuar me zemer ne jeten tone, jane njekohesisht investimi, sfida dhe gezimi me i madh i jetes tone. Pra, prinder te dashur, mos harroni t’i degjoni femijet tuaj deri ne fund, t’i kuptoni ata dhe te ndani me ta arsyetimin e vendimeve tuaja. Nganjehere femijet te habisin me zgjuarsine dhe aftesine qe kane per te kuptuar gjerat, pavaresisht moshes se tyre te njome. Prinderim te mbare!

Nese mendoni se ky artikull eshte interesant dhe i dobishem, lutemi Pelqejeni dhe Ndajeni ate me miqte dhe ndjekesit tuaj ne rrjetet sociale.

Na ndiqni ne mediat sociale: Instagram, You Tube, Facebook, Twitter, LinkedIn.

Leave a Reply

This site uses Akismet to reduce spam. Learn how your comment data is processed.