Dedikim: Je Drita e Syve te Mi

Po i shkruaj keto rreshta per ty se sot dikush me tha se gjerat e bukura ne jete duhen treguar e shkruar. Dhe vertete ti je gjeja me e bukur qe me ka ndodhur ne jete keto vitet e fundit. Me ane te ketyre rradheve une dua te perjetesoj ndjenjat qe ngjallen tek une sa here qe te marr ne krahe, per t’i ruajtur nga ngjarjet e perditshmerise dhe ndryshimit qe do sjelle rritja jote.

Ti linde aq e vogel dhe aq e bukur. Qe ne momentin e pare qe te pashe ne korridorin e spitalit, ti u bere epiqendra e vemendjes time aq sa harrova te puth ate qe te solli ne jete, motren time. Asaj nuk i mbeti qejfi, se edhe vete ishte e ‘goditur’ nga mrekullia e ardhjes tende ne jete. Nuk do t’i harroj kurre gishterinjte e tua aq te brishte ne diten kur linde. Me dukej e cuditshme sesi arrije t’i levizje e nuk thermoheshin. E kape gishtin tim me gishterinjte e veckel dhe ne ate moment gishti im dukej aq gjigand.

Nuk do ta harroj kurre banjen tende te pare ne shtepi. Te gjithe ishim shume te emocionuar, por me shume se te gjithe ishte nena jote, e cila kishte nderin te te lante per here te pare. Megjithese ishte nje nene me shume pervoje ne rritjen e femijeve, ate dite duart i dridheshin se ti ishe aq e vogel dhe e pambrojtur. Te gjithe me lot ne sy perserisnim: “A do rritet valle ndonje dite?”

Ditet kalonin mes lumturise qe na shkaktonte prezenca jote ne shtepi dhe perpjekjeve maksimale per t’u kujdesur per ty. Cdo e qare e jotja na shqetesonte, sa here ti flije e gjithe shtepia binte ne heshtje totale, madje edhe kafshet e shtepise nuk pipetinin. Tashme kishte ardhur nje rend i ri ne shtepi, dhe perendesha ishe vetem ti.

Nuk kishte asnje lodhje apo pagjumesi, qe ti nuk ishte ne gjendje ta largoje nga une si me magji sapo te merrja ne krahe. Madje, une me shaka thosha: “Me lini te marr antidotin e lodhjes nga gezimi im.” Eshte nje ndjesi qe nuk di ta pershkruaj me fjale kur faqja jote e vogel mbeshtetet te faqja ime: ngrohtesi, mbushje shpirti, lumturi, dashuri. Akoma me e bukur eshte ndjesia kur ti strukesh ne gjoksin tim dhe ndihesh rehat aty si kur je e lodhur, ashtu edhe kur trembesh nga ndonje enderr e keqe. Ti me ke bere te shpik kenge momentale dhe t’i kendoj ato pa u lodhur e pa pushim. Pak kush nga ata qe me njohin jashte shtepise, do me imagjinonte mua duke performuar pa pushim “Roza – Rozina, celin tanafila …”

Apo kur me therret “tete – tete” sa here qe do vemendjen time. Mezi po pres qe ti te fillosh te flasesh dhe te bisedojme bashke per gjithcka: nga gjerat e vogla te perditshmerise, deri tek filozofite e jetes dhe mrekullite e botes. Ne te dyja do jemi gjithmone shoqe te ngushta.

Por, asgje nuk do me heqe nga mendja momentin kur ti u ngrite ne kembe dhe fillove te ecesh vete. Nuk po iu besonim syve! Ti rrotulloheshe rreth vetes dhe vetem qeshje e perplasje duart nga gezimi. I gezoheshe arritjes tende te madhe, per te cilen ishe perpjekur aq shume dhe per te cilen edhe ishe rrezuar dhe trembur (ndersa ne frikesoheshim per vdekje). Ai moment eshte i skalitur ne trurin tim perjete.

Hapat e tu te pare te pavarur jane burim gezimi i pafund per te gjithe ne rrotull teje, por te shoqeruara edhe me pak nostalgji per shpejtesine me te cilen ti po rritesh. Tashme nuk je me ajo bebushja e vogel qe ma mori mendjen te korridori i spitalit. Tani je rritur, ke ndryshuar shume dhe cdo dite e me shume shfaq personalitetin tend te vendosur, edhe pse ende shume e vogel. Tani kam filluar te imagjinoj si do jesh pas nje viti, pas dy vjetesh … kur te behesh 5 vjece. Cfaredo te ndodhe dhe sado te ndryshosh, ti do mbetesh gjithnje buzeqeshja e tezes, gezimi dhe drita e syve te mi. Faleminderit qe ekziston drita ime!

Nese deshironi te beheni pjese e rubrikes tone dhe te ndani me ne dedikime per te shtrenjtet tuaj, na shkruani te Contact.

Nese ndiheni te emocionuar nga ky artikull, lutemi Pelqejeni dhe Ndajeni ate me miqte dhe ndjekesit tuaj ne rrjetet sociale.

Na ndiqni ne mediat sociale: Instagram, You Tube, Facebook, Twitter, LinkedIn.

Leave a Reply

This site uses Akismet to reduce spam. Learn how your comment data is processed.