Sfida 48 Oreshe – Makthi i Ri i Familjeve me Adoleshente

Keni degjuar per Sfiden 48-Oreshe? Eshte nje loje ne facebook, qe i shtyn adoleshentet te largohen papritur dhe pa lajmeruar nga shtepia per te pakten 48 ore. Askush nuk duhet te dije asgje per vendndodhjen e tyre gjate kohes se largimit. Lojen e fiton femija per te cilin behen me shume njoftime mungese ne facebook, pra njoftime te te afermve dhe miqve ne facebook per mungesen e adoleshentit.

Sfida 48 oreshe nuk eshte nje loje e re ne ‘moshe’, por nese ne fillimet e saj ne vitin 2017 ishte shume e perhapur ne Britanine e Madhe, tashme ajo vazhdon te perhapet edhe ne vende te tjera te botes. Sipas deshmive te prinderve, qe lexova online, femijet jane aq te perfshire me lojen saqe nuk shfaqin asnje shenje pendese per shqetesimin, qe i kane sjelle familjes. Gjithashtu ata nuk japin asnje informacion se cfare kane bere gjate kohes, qe nuk kane qene ne shtepi.

Per ju miq qe keni fatin te keni femije adoleshente ne shtepi: Beni kujdes! Bisedoni me femijet tuaj ne lidhje me kete fenomen dhe shpjegojini pakuptimesine e nje loje te tille, si edhe pasojat qe mund te kene pjesemarresit ne loje. Po qe nevoja perdorni argumente te tipit: “Gjyshja do pesonte infarkt po te largoheshe nga shtepia”, apo “Do denohesh per nje vit rresht per te mos dale me shoket”; apo gjithcka tjeter qe mund te funksionoje. Mesa duket hallet dhe shqetesimet, qe vijne nga interneti do vijojne te na ndjekin, persa kohe femijet tane i pelqejne sfida te tilla dhe shpenzojne shume kohe ne rrjetet sociale.

Nese mendoni se ky artikull ngre nje shqetesim te vlefshem dhe eshte i dobishem per prinder te tjere, lutemi Pelqejeni dhe Ndajeni me miqte dhe ndjekesit tuaj ne rrjetet sociale.

Na ndiqni ne mediat sociale: Instagram, You Tube, Facebook, Twitter, LinkedIn

Leave a Reply

This site uses Akismet to reduce spam. Learn how your comment data is processed.