Me Mjeker apo pa Mjeker – Kjo eshte Ceshtja!

Vitet e fundit ne tendencat e look-ut mashkullor eshte propozuar vazhdimisht mjekra edhe pse e formave te ndryshme. Dhe kjo mesa duket nuk eshte e rastesishme, pasi nje studim i vitit 2016 i zhvilluar nga shkencetare australiane dhe zvicerane, ka dale ne perfundimin se burrat me mjeker jane me terheqes per femrat; si edhe preferohen me teper si partnere afatgjate. Studiuesit e lidhin kete gje me faktin se mjekra e ben nje fytyre te duket me mashkullore, si edhe reflekton maturi dhe qendrueshmeri ne syte e femrave.

Dhe keshtu, ne vitet e fundit jane shtuar meshkujt, te cilet mbajne mjekra te stiluara sipas tendencave te fundit te modes. Por, bashke me perfitimet e nje pamje me mashkullore vijne edhe problemet, nje nder te cilat eshte higjena. A eshte kollaj te mbash mjeker dhe ta mbash te paster ate?

Nje klinike ne Zvicer, Hirslanden Clinic, ka bere nje studim ne vitin 2019, i cili kishte si qellim mbrojtjen e burrave me mjeker nga mikrobet qe mund te merren nga gezofi i qenve. Ata kane analizuar 18 burra me mjeker dhe 30 qen me gezof te gjate. Gjate studimit, shkencetaret u surprizuan kur zbuluan se 100% e mjekrave te marra ne studim permbanin nje numer te larte mikrobesh; madje 39% e mjekrave kishin nje nivel aq te larte mikrobesh sa rrezikonin te semurnin vete personat qe kishin mjekren. Nderkohe, vetem 76% e gezofeve te qenve kishte nje nivel te larte mikrobesh, pjesa tjeter ishte ne nivele nen mesataren.

Ky perfundim trondites ka vene ne dileme gjithe boten, femrat dhe sidomos vete meshkujt mjekermbajtes. Te kthehen tek brisku apo te vijojne te investojne ne mbajtjen e mjekres qe i ben te duken me mashkullore? Te sakrifikojne mjekren per te ruajtur shendetin e vet e te femijeve, apo te mos i lajne me qente dhe le te mbeten ata me pak te preferuarit e familjes -:) Me mjeker apo pa mjeker – Kjo eshte Ceshtja!

Nese mendoni se ky artikull eshte interesant dhe i dobishem, lutemi Pelqejeni dhe Ndajeni ate me miqte dhe ndjekesit tuaj ne rrjetet sociale.

Na ndiqni ne Mediat Sociale: Instagram, You Tube, Facebook, Twitter, LinkedIn, Pinterest.

Leave a Reply

This site uses Akismet to reduce spam. Learn how your comment data is processed.