Dedikim: E Embla Ime

E vogla ime, ditet po ikin ngadale dhe ti nuk je me ajo bebushja e vogel, qe tundja ne krahe qe ta zinte gjumi. Tani ti po rritesh dhe po behesh nje zonjushe e vogel.

Tani fale teje, pres me padurim te  vij ne shtepi e te me presesh me perqafimin tend.
Nuk ka clodhje me te madhe sesa ato duart e vogla, qe me ledhatojne fytyren sapo hy brenda.


Nuk ka per mua lumturi me te madhe sesa ai zgjimi i mengjesit, kur ti vjen nga krevati jot dhe mbeshtet koken tek faqja ime e me zerin e embel therret: “ma, ma”.
Me beso bija ime, qe kur vitet te kalojne dhe ti te jesh sot ne pozicionin qe jam une, qetesine do e gjesh vetem tek prehri i te vogles tende, lumturia per ty do jete ajo buzeqeshja e saj qe do te mbushe me jete.


Nuk e di cfare Zoti ka menduar per mua, por jam e sigurt qe dhurate me te bukur se ti, Ai nuk do te me beje kurre.


Jam e sigurt qe lumturine qe perjetova  kur te mbajta ne krahe per here te pare, s’do e perjetoj kurre, ankthin e diteve te para s’do e kaloj asnjehere. Vertete ishte ankth, por ankth i shoqeruar me dashuri nga prezenca e nje engjelli  te vogel, qe krahet e mi mbanin. Ankth i shoqeruar me mendimet:  A do ja dal? A do jem nje nene e mire?


Po e vogla ime, ti mi bere ti provoj te gjitha keto ndjenja.
Ti me bere te kaloj nete pa gjume e te mos ndjeja lodhje.
Ti me bere te qaj, pas cdo loti qe rridhte ne faqen tende.
Ti me bere te buzeqesh pas cdo belbezimi, pas cdo hapi qe beje, pas cdo buzeqeshje, pas cdo perqafimi.
Por mbi te gjitha ti me bere Nene, e embla ime.

Nese deshironi te beheni pjese e rubrikes tone dhe te ndani me ne dedikime per te shtrenjtet tuaj, na shkruani te Contact.

Per te pare me shume produkte te nevojshme per ju dhe familjen tuaj, ju ftojme te vizitoni FAMILY+ e-SHOP. Klikoni mbi emrin e dyqanit per te pare Wish Lists me produktet e perzgjedhura sipas kategorive. Lutemi mbani parasysh se faqja jone permban linja promovimi per produkte, dhe blerja e produkteve qe ne promovojme do kontribuoje ne ecurine e suksesshme te punes tone. Faleminderit!

Nese ndiheni te emocionuar nga ky artikull, lutemi Pelqejeni dhe Ndajeni ate me miqte dhe ndjekesit tuaj ne rrjetet sociale.

Na ndiqni ne mediat sociale: Instagram, You Tube, Facebook, Twitter, LinkedIn.

Leave a Reply

This site uses Akismet to reduce spam. Learn how your comment data is processed.