Nje Menyre Tjeter Interesante per Edukimin e Femijeve

Qe e vogel me kane terhequr shume kuriozitetet, ngjarjet e vecanta historike dhe historia e jetes se njerezve te famshem. Me frymezojne keto gjera, pasi tregojne rrugen se si mund te arrihen gjera te medha. Aty kuptoj se asgje e madhe dhe e rendesishme nuk mund te behet nga nje njeri i vetem. Por nese shume njerez te zote behen bashke per te njejtin qellim, nuk ka kufi se cfare mund te arrijne. Kur shoh jeten e shume njerezve te famshem dhe shoh se pothuajse te gjithe ata vijne nga familje normale, nganjehere teper te varfera, dhe vetem duke besuar tek endrrat e tyre dhe duke luftuar pa frike me veshtiresite ia kane dale te behen yje e te frymezojne breza te tere. Dhe besoj e merrni me mend se kam qene nje tip, qe me pelqente aq shume te lexoja sa po te mos vinte im ate te me fikte driten naten, une do lexoja drite ne drite -:)

Tashme qe jam rritur dhe jam bere nene, perseri e ruaj kuriozitetin tim, por kam mesuar te ve ne pune per nje qellim fisnik: te edukoj femijen tim permes kurioziteteve … dhe jo vetem femijen. Pervec perrallave te perditshme qe ne ndajme bashke kur shetisim, jemi duke u qetesuar apo para gjumit, une kam krijuar ‘kohen e kurioziteteve’, ne te cilen une i tregoj familjareve te mi ne lidhje me ngjarjet e vecanta te asaj dite. Dikur shfletoja enciklopedi per te permbushur kuriozitetin tim, ndersa sot ne kohen e internetit une jam edhe perdoruese e rregullt e wikipedia dhe faqeve te tjera serioze online.

Cdo dite une pezgjedh ngjarjet me te vecanta historike, shmang pjesen e vrasjeve, pushtimeve, terrorit, kurorezimin dhe renien nga froni te mbreterve. Interesi im jane ngjarjet shkencore, pjesa e arsimit (shkollat, librat e rralle, etj.); ngjarjet qe festohen ate dite (ditet kombetare dhe nderkombetare) si edhe ditelindjet e njerezve te famshem (i shmang pervjetoret e vdekjeve te tyre). Keto ngjarje une i ndaj me familjaret e mi, duke pasuruar diten tone dhe duke i rezervuar familjes nje kohe te kendshme dhe edukative larg televizionit, telefonit, kompjuterit dhe tabletit. Nje kohe, e cila kerkon vetem qe ne te jemi bashke: te ulur ne tavoline, ne ballkon, duke shetitur apo duke pire kafe ne nje lokal.

Duke qene se ne si familje e shijojme shume kete gje, une mendova te shtoja pak perpjekjet e mia dhe t’ua ofroja edhe ju mundesine per te bere te njejten gje. Prandaj, ju keni pare nje rubrike te re qe kemi nisur ne blogun tone “Events – Kuriozitet e dates …” qe prej nje muaji tashme. Aty ju gjeni pikerisht disa ngjarje te perzgjedhura te asaj dite, te cilat mund t’i perdorni per t’i diskutuar me femijet e familjaret. Mua me ndodh qe djali im behet kurioz pas ndonje ngjarje ne vecanti dhe me kerkon me shume informacion. Keshtu, ne te dy shfletojme librat apo navigojme me tej ne internet per informacione qe te shuajne kuriozitetin e tij. Mesuesja e parashkollorit me thote se djali i diskuton me tej keto gjera edhe me femijet atje, madje duke u mburrur paksa “shikoni sa shume gjera di une”. Edhe im shoq nuk shpeton nga kjo tendence, se here pas here me tregon ne shtepi diskutimet qe ka bere me koleget, diskutime te cilat e kane marre spunton nga ‘kuriozitetet e dites’, qe ne si familje i konsumojme cdo dite.

Me pelqen shume fakti qe pasioni im per kuriozitetet eshte kthyer ne shkakun e krijimit te nje atmosfere dije-dashese per njerezit qe me rrethojne. Shpresoj qe edhe ju te dashur miq, qe ndiqni blogun tone, te mundeni te beni te njejten gje, duke u shkeputur sadopak nga hallet dhe shqetesimet e perditshme; si edhe duke e furnizuar mendjen me mendime pozitive e frymezuese larg ngjarjeve te kronikes se zeze qe kane mbushur edicionet e lajmeve dhe emisionet e tjera televizive.

Nese mendoni se ky artikull eshte interesant dhe i dobishem, lutemi Pelqejeni dhe Ndajeni ate me miqte dhe ndjekesit tuaj ne rrjetet sociale.

Na ndiqni ne Mediat Sociale: Instagram, You Tube, Facebook, Twitter, LinkedIn, Pinterest.

Leave a Reply

This site uses Akismet to reduce spam. Learn how your comment data is processed.