Si te Shmangim Mbipeshen tek Femijet

Obeziteti tek femijet e vegjel eshte nje nga ceshtjet me te diskutueshme sot neper bote. Serioziteti i kesaj ceshtje behet edhe me i madh kur mbajme parasysh se flitet per shendetin e nje brezi te tere femijesh, te cilet po shfaqin problematika te renda shendetesore qe ne mosha shume te vogla. Ky eshte nje fenomen i shekullit te ri, i ndikuar nga stili aspak aktiv i jeteses per femijet, perdorimi i madh i tabletave dhe telefoneve nga ana e femijeve, si edhe nga cilesia e diskutueshme e ushqimeve ne treg, per shkak te ngarkeses se tyre me hormone e kimikate, si edhe efekteve te modifikimit te farave.

Studimi Australian

Dilemen me te madhe ne kete moment e kane prinderit, te cilet ndihen ‘te hutuar’ se cfare duhet te bejne qe t’i rrisin femijet e tyre te shendetshem dhe me peshe normale. Per t’iu ardhur sadopak ne ndihme prinderve, nje grup studiuesish australiane kane bere nje studim, qellimi i te cilit eshte qe te kuptojne si lidhet masa trupore e femijeve me regjimin ditor te aktivitetet qe ata kryejne ne 24 ore.

Jane mbajtur nen vezhgim 938 femije te moshes 11 – 12 vjec, me nje shperndarje te barabarte 50% djem dhe 50% vajza. Femijeve iu jane matur veprimtarite normale, qe ata kryejne ne 24 ore te llogaritura si numri i minutave ne nje dite per: (i) gjumin, (ii) te qendruarit pasiv (kur femija eshte zgjuar dhe rri ulur apo i mbeshtetur diku), (iii) aktivitete te lehta fizike (ecja normale, levizjet neper shtepi, lojra qe nuk kerkojne aktivitet te madh fizik, fiskultura e lehte), dhe (iv) aktivitete fizike me intensitet mesatar-te larte (vrapimi, garat e shpejtesise, tenisi, noti, kercimi aerobik, dhenia e bicikletes me shpejtesi mbi 20 km/h, kercimi me litar, ngjitja e siperfaqeve malore, ecja e shpejte). Ndersa persa i perket mases trupore, jane analizuar tre perberes: yndyrat e ngopura, yndyrat e pangopura dhe masa trupore pa dhjame.

Rezulatet e studimit tregojne se ndryshime te regjimit ditor te aktiviteteve si: gjumi, te qendruarit pasiv dhe aktivitetet e lehta fizike, nuk kane ndikim ne masen trupore te femijeve te kesaj moshe. Ato qe ndikojne drejtperdrejt masen trupore dhe tre perberesit e saj, qe permendem jane: Aktivitetet Fizike me Intensitet Mesatar-te Larte (AFIML). Dhe ndikimi i tyre nuk eshte ne perpjestim te drejte. Keshtu nese ulet koha ditore, qe femija shpenzon i angazhuar ne kryerjen e AFIML, rritja ne yndyrat e te dyja llojeve eshte me e larte se ulja e ketyre yndyrnave ne rastin e rritjes ne te njejten mase te kohes ditore te AFIML nga ana e femijes. Te njejtin efekt jep edhe tek masa trupore pa dhjame, vetem se per te levizja eshte ne kah te kundert.

Per zonjushat e kesaj moshe kemi zgjedhur sot tre produkte qe do i ndihmonin te ishin me aktive: Komplet Sportiv, Atlete Sportive dhe Litar per t’u argetuar me shoqet. Klikoni mbi produktet per te pare detajet dhe per t’i blere.

Lutemi mbani parasysh se faqja jone permban linja promovimi per produkte, dhe blerja e produkteve qe ne promovojme do kontribuoje ne ecurine e suksesshme te punes tone. Faleminderit!

Cfare duhet te Bejme per te Shmangur Mbipeshen tek Femijet

Nese doni qe femijet tuaj te mos jene obeze (mbi peshe), duhet te siguroheni qe ata te mos i pakesojne aktivitetet fizike me intensitet mesatar – te larte as kur jane me pushime.

Keshillohet qe femijes t’i shtohet koha ditore, qe kalon me aktivitete te tilla. Femijet e kesaj moshe duhet te bejne te pakten 60 minuta AFIML ne dite.

Te pakten tre here ne jave femijet duhet te angazhohen ne aktivitete, qe forcojne muskujt dhe kockat (fiskulture, sporte dhe lojra, qe perfshijne venien ne pune te muskujve).

Gjithashtu, femijet duhet te shmangin sa me shume te qendruarit pasiv dhe kjo mund te arrihet duke ulur kohen e argetimeve pasive (TV, kompjuter, telefona dhe tableta) ne deri 2 ore ne dite.

Gjithashtu, duhet te nxiten femijet qe te mos rrijne ulur per nje kohe te gjate, t’u kerkohet atyre te bejne levizje here pas here.

Nje aspekt tjeter i rendesishem per te luftuar mbipeshen eshte ushqyerja e femijes me ushqime te fresketa dhe te shendetshme. Megjithese ne si prinder nuk mundemi te kontrollojme origjinen dhe cilesine e cdo ushqimi qe blejme, serisht kemi shume ne dore kur vjen fjala per te zgjedhur ushqimet, qe do veme ne tavoline per femijet tane. Eleminimi i ushqimeve te konservuara (kanoceve, ushqimeve te paketuara dhe gjysme te gatshme,pijeve me shqer te shtuar) si edhe i ushqimeve te shpejta (fast-food) nga dieta ushqimore e femijeve eshte nje hap shume i rendesishem drejt ushqyerjes se shendetshme.

Nje element tjeter eshte pastertia e ushqimeve. Ne pamundesi per te marre ‘lavatricen e ushqimeve’, nje pajisje qe pastron ushqimet e fresketa nga papastertite dhe pesticidet; ne duhet te sigurohemi qe te lajme mire ushqimet qe konsumojme duke perdorur uthullen e molles dhe soden si shtesa per dezinfektimin e ushqimeve.

Higjena personale dhe e femijes gjate pergatitjes dhe ngrenies se ushqimit, jane pjese e ruajtjes se pastertise se ushqimeve qe konsumojme.

Ruajtja e ushqimeve ne frigorifer dhe shmangia e ri-ngrohjes se ushqimeve jane dy elemente te tjera qe duhet te mbahen parasysh per ruajtjen e freskise se ushqimeve.

Dhe per djelmoshat e kesaj moshe kemi perzgjedhur tre produkte te tjera qe do i bejne te jene me prane futbollit dhe sporteve te tjera: Kostum Sportiv, Atlete Sportive dhe Top Futbolli si ai qe perdoret ne Ligen e Seria A per keto mosha. Klikoni mbi produktet per t’u njohur me detajet dhe per t’i blere.

Lutemi mbani parasysh se faqja jone permban linja promovimi per produkte, dhe blerja e produkteve qe ne promovojme do kontribuoje ne ecurine e suksesshme te punes tone. Faleminderit!

Thone se femija eshte pasqyre e prindit, ndaj vete prinderit duhet te jene shembull per femijet e tyre ne lidhje me stilin e jetes qe bejne. Prinderit, te cilet jane vete aktive dhe jetojne nje stil jete te shendetshem (kryejne aktivitet fizik, ne natyre ose ne palester disa here ne jave, ruajne veten nga abuzimet dhe ushqehen shendetshem), e kane me te lehte te terheqin dhe te edukojne femijet e tyre drejt te njejtit stil jete qe ne femijeri. Ne kete menyre, prinderit hedhin themelet te forta per te patur femije te shendetshem gjate gjithe jetes. PRINDERIM TE MBARE!

Featured Image: https://upload.wikimedia.org

Nese mendoni se ky artikull eshte interesant dhe i dobishem, lutemi Pelqejeni (LIKE) dhe Ndajeni (PASTE) me miqte dhe ndjekesit tuaj ne rrjetet sociale.

Na ndiqni ne Mediat Sociale: Instagram, You Tube, Facebook, Twitter, LinkedIn, Pinterest.

Leave a Reply

This site uses Akismet to reduce spam. Learn how your comment data is processed.