Dreke me Bifteke ne Tigan – Receta e Nena XHENIT

Propozimi i sotshem eshte nje dreke shume e shijshme dhe e thjeshte per t’u gatuar, ndaj Nena XHENI e konsideron si nje dreke qe pergatitet kollaj dhe te nderon. Ky gatim qendron mjaft mire ne pjatat e mezeve te festave apo edhe per nje vakt normal ditor. Ne sot do shpjegojme pergatitjen e te gjithe perberesve, qe shihni ne pjaten me lart, duke ndjekur rendin e duhur te punes qe t’i perfundoni pergatitjet sa me shpejt.

Fillohet me larjen e patateve, me te njejten madhesi, dhe venien e tyre te ziejne me gjithe lekure ne uje te kripur te ftohte.Patatet duhet te jene 2/3 te ziera, ndaj llogarisni rreth 40 minuta kohe zierje. Ndersa patatet ziejne, lani sallaten jeshile, qepet e njoma dhe erezat, pritini si per sallate dhe lerini menjeane. Gjithashtu nese iu premton koha rrihni edhe bifteket qe t’i keni gati per gatim. Provoni patatet nese jane ziere sa duhet duke i ngulur nje pirun te vogel, dhe kur te jene gati hiqini nga zjarri.

Patatet pasi kane mbaruar procesin e zierjes

Heqim patatet nga zjarri dhe iu qerojme lekuren (ka njerez qe i preferojne me gjithe lekure, ne kete rast vetem do i prisni ne gjysem). Hedhim gjalpe ne tave dhe e fusim te shkrihet ne furren e nxehur te sobes. Shtojme aty patatet, i kriposim dhe duke i rrotulluar i lyejme nga te gjitha anet me gjalpin e shkrire, sipas deshires mund t’i shtoni edhe nje dege rozmarine. I fusim ne sobe me 250 grade per rreth 40 minuta. Ne fund patatet duhet te dalin pak krokante. Nderkohe qe patatet piqen ne furre, vijojme me pergatitjen e biftekeve ne tigan.

Pergatitja e Biftekut ne Tigan

Perberesit:

  • 2 bifteke vici/person te rrahura mire
  • 1 gote vere e bardhe
  • pak miell
  • kripe, piper, vaj ulliri

Fillimisht rrahim mire filetot, qe te mos marrin shume kohe per t’u gatuar. Nena Xheni ia kerkon kasapit ku i blen qe ta beje kete proces. I thajme me leter kuzhine, i kriposim dhe piperosim dhe i lyejme me miell. Nderkohe kemi vene tiganin me vaj te nxehet. E shkundim fileton qe te leshoje miellin e tepert dhe i veme te skuqen mire nga te dyja anet.

Lexoni me shume Receta me pak Perberes.

Filetot e mishit te skuqura

Pasi mbarojme skuqen e filetove, i shtojme pak uje tiganit ku u skuqen, e perziejme qe te behet nje mase dhe shtojme aty filetot. I kthejme here pas here derisa te gatuhet mishi mire (e provojme duke futur pirunin dhe nese hyn e del lirshem eshte gatuar).
Mos harronin te ktheni edhe patatet qe keni futur ne furre! I shuajme filetot me nje gote vere te bardhe dhe vazhdojme t’i kthejme here pas here derisa salca te trashet dhe bifteket te jene gati.

Bifteket ne tigan te perfunduara

Nderkohe edhe patatet jane pjekur e bere krokante, ndaj i nxjerrim nga furra dhe fillojme te montojme pjaten. Kete rradhe Nena XHENI shtoi ne pjate ca qofte qe i mori te gatshme te kasapi qe bleu bifteket dhe vetem i ka skuqur pa yndyre, se qoftet leshojne yndyren e vet. I kaloi ne leter kuzhine per t’iu hequr yndyren e tepert dhe i shtoi ne pjate. Ndersa melcite jane skuqur pak dhe me pas jane shuar me vere. Njerin nga perberesit e pjates do e leme mister, pasi do jete nje nga recetat e kesaj jave -:)

Per te pare me shume Receta nga Nena Xheni, klikoni ketu.

Patatet e pjekura ne gjalpe te perfunduara

Shoqerojeni pjaten e mezeve me nje sallate jeshile te fresket dhe te zbukuruar me pak domate, kastravec dhe spec te kuq gogozhare dhe nje gote vere te kuqe. Ju befte mire!

Hapsire per Blerje

Per te gatuar receta te tilla te shijshme per familjen tuaj, ju nevojiten mjetet e duhura ne kuzhinen tuaj. Per kete ne jemi kujdesur qe te zgjedhim per ju mjetet dhe pajisjet me te mira te kuzhines. Te gjitha keto mund t’i gjeni duke vizituar Listen e Kuzhines ne dyqanin tone online. Per ju sot kemi marre nga kjo liste disa produkte, qe perdoren per pergatitjen e recetes se sotme. Klikoni mbi fotot e produkteve per t’u njohur me detajet dhe per t’i blere ato.

Per te pare produkte fantastike te nevojshem per ju dhe familjen tuaj, ju ftojme te vizitoni FAMILY+ e-SHOP. Klikoni mbi emrin e dyqanit per te pare Listat me Produktet e perzgjedhura sipas kategorive. Lutemi mbani parasysh se faqja jone permban linja promovimi per produkte. Blerja e produkteve qe ne promovojme kontribuon ne ecurine e suksesshme te punes tone. Faleminderit!

Nese ju shijoi Dreka me Biftek ne Tigan dhe mendoni se ky artikull eshte i dobishem, lutemi Pelqejeni dhe Ndajeni ate me miqte dhe ndjekesit tuaj ne rrjetet sociale.

Na ndiqni ne Mediat Sociale: Instagram, You Tube, Facebook, Twitter, LinkedIn, Pinterest.

Per te pare me shume Receta me Mish, klikoni ketu.

Leave a Reply

This site uses Akismet to reduce spam. Learn how your comment data is processed.