A e dini se – Cila ka qene Tornado me Vdekjeprurese ne Histori?

Tornadot jane fenomene natyrore shume te frikshme, qe ndodhin ne ujera edhe ne toke dhe kane fuqi goditese shkaterrimtare. Me ndryshimet e fundit klimaterike, po degjojme gjithnje e me shume tornado qe godasin pjese te ndryshme te botes. Disa prej tyre jane shume te fuqishme, pjesa tjeter me te lehta si fenomeve.

Tornado me shkaterrimtare dhe me vdekjepruresja deri me sot eshte ajo e dates 26 Prill 1989, e ndodhur ne krahinen e Manikganjit ne Banglandesh. Mendohet se shkaku i formimit te saj ishte nje periudhe e tejzgjatur thatesire prej 6 muajsh rresht. Tornado u shfaq papritur ne horizont ne oren 18.30 me oren lokale dhe mori perpara gjithcka gjeti ne rrugen e saj, si edhe shkaterroi gjithe ndertesat ne nje siperfaqe prej 6 km2 nga rruga e saj.

Gjeresia e shtegut te tornados ishte 1.5 km ne shumicen e gjatesise se saj dhe ne disa vende arriti deri ne 2.4 km gjeresi. Tornado me fuqine e saj shkaterruese ndoqi nje shteg prej 80 km te gjate. Shpejtesia e ererave arriti deri ne 250 km/h.

Qytetet qe u perfshine nga tornado ishin qytetet e Daulatpurit dhe Saturia. Te dy keto qytete u shkaterruan plotesisht; numri i pemeve te shkulura ishte i pallogaritshem. Tornado vrau 1,300 persona dhe 22,000 te tjere u plagosen; 80,000 vete ngelen pa shtepi. Demet materiale u llogariten te jene rreth $1.5 milione dhe do kishin qene shume here me te medha nese zona do kishte qene urbane dhe e mbipopulluar.

Nese mendoni se ky artikull eshte interesant dhe i dobishem, lutemi Pelqejeni dhe Ndajeni ate me miqte dhe ndjekesit tuaj ne rrjetet sociale.

Na ndiqni ne mediat sociale: Instagram, You Tube, Facebook, Twitter, LinkedIn

Leave a Reply

This site uses Akismet to reduce spam. Learn how your comment data is processed.