Thirrja e fundit: Per ata qe duan te humbasin 10 kg para Plazhit

“PER TE NDRYSHUAR TRUPIN TUAJ, FILLIMISHT

DUHET TA VENDOSNI NE MENDJEN TUAJ.”

Maji hyri ne diten e tij te pare dhe aq sa gezohemi per nje dite te tille, menjehere kujtohemi se per shume pak dite do te filloje plazhi. Dhe dihet qe ne plazh njerezit ndahen ne dy kategori: (i) ata qe i kane marre masat me kohe dhe mburren me trupin e tyre (keta e shijojne vertete plazhin), dhe (ii) ata qe s’e kane vene ujin ne zjarr dhe e hane turpin me buke ne plazh’. Por te dashur miq mos u stresoni kaq shpejt se ekziston ende nje shans i fundit per te permiresuar dukshem fizikun tuaj keto dite qe kane mbetur deri te plazhi. Ajo quhet “Dieta 24-ditore qe te dobeson duke ngrene”.

Kjo diete eshte e bazuar mbi reaksionin kimik te trupit dhe mos-perzierjen e kategorive te ndryshme te ushqimeve si: proteinave, karbohidrateve (sheqernave), yndyrnave, albumines, etj. Dieta kerkon nga ju qe te ushqeheni me te njejtin ushqim gjate gjithe dites, por pa e kufizuar sasine qe mund te hani. Prandaj ju them se humbni kilograme duke ngrene. Ketu poshte jane te detajuara ushqimet sipas diteve te dietes:

DITA 1: Makarona me Djathe

DITA 2: Oriz me Djathe

DITET 3, 4, 5: Qofte me Mish (mos i fusni buke brenda) & Sallate e Perzier (sallate jeshile, domate, kastravec, qepe, dhe shume pak vaj ulliri)

DITET 6, 7, 8: Biftek Vici & Sallate e Perzier (sallate jeshile, domate, kastravec, qepe, dhe shume pak vaj ulliri) )

DITET 9, 10, 11: Pule e Pjekur & Sallate e Perzier (sallate jeshile, domate, kastravec, qepe, dhe shume pak vaj ulliri)

DITET 12, 13: Patatet e Skuqura & Perime te Ziera (laker, kungull, spinaq, lulelaker, rrepa, shume pak vaj ulliri & leng limoni) & Djath Dhije


DITET 14, 15: Biftek Vici & Sallate e Perzier (sallate jeshile, domate, kastravec, qepe, dhe shume pak vaj ulliri)

DITET 16, 17: Fruta (nuk lejohet rrushi dhe fiqte)

DITET 18, 19: Sallate e Perzier

DITET 20, 21: Bishtajore (fasule, bizele, thjerreza) & Perime te Ziera (kungull, rrepe, etj.) & Sallate te Perzier (I zien bishtajoret dhe perimet dhe i konsumon me shume pak vaj dhe leng limoni)

DITET 22, 23: Oriz & Kos

DITA 24: Dite Feste (Hani sa te doni dhe cfare te doni, vetem mos e teproni me embelsirat dhe cokollatat)

Kujdes! Mos e filloni kete diete nese nuk po kerkoni te humbisni te pakten 8 kg. Gjate kesaj diete lejohen: Kafja (me qumesht te skremuar dhe pa sheqer), Cajrat (pa sheqer). Nuk lejohen: Pijet me Gaz dhe me Sheqer te Shtuar. Rekomandohet qe gjate kesaj diete te perdorni tableta multivitamine.

Une e bera vete kete diete ne fillim te ketij viti bashke me tim shoq dhe humbem nga 10 kg secili ne fund te saj. Nuk mund te them se ishte fushe me lule, por ishte mese e perballueshme krahasuar me shume dieta te tjetra, qe kam provuar me pare. Te njejtin rezultat paten edhe dy shoqet e mia sebashku me bashkeshortet, qe u bene ziliqare nga rezultatet tona dhe e bene dieten ne muajt me pas. Nese deshironi te humbisni 8 – 10 kg, qe do iu benin ta shijonit plazhin kete vit: kjo eshte thirrja e fundit per ju. Pervecse do humbisni peshe, do edukoheni ne lidhje me gabimet, qe beni ne ushqyerjen tuaj qe rezulton ne mbipeshe. Keshtu, edhe ne vijim do mundeni te krijoni nje regjim pozitiv ushqyerje per veten me kombinimet e sakta te ushqimeve.

“USHQIMI ESHTE FURNIZUES ENERGJISH, JO TERAPI”

Nese mendoni se ky artikull eshte i vlefshem dhe i dobishem, lutemi Pelqejeni dhe Ndajeni ate me miqte dhe ndjekesit tuaj ne rrjetet sociale.

Na ndiqni ne mediat sociale: Instagram, You Tube, Facebook, Twitter, LinkedIn

Leave a Reply

This site uses Akismet to reduce spam. Learn how your comment data is processed.