Urim per Punetoret e Palodhura

Sot eshte 1 Maji, Dita e Punetoreve. Zakonisht ne nje dite te tille une uroj vetem njerezit me punetore, qe njoh. Ata te cilet me bejne pershtypje me zellin e tyre per punen. Ata qe me frymezojne me pasionin me te cilin e bejne punen e tyre. Ata te cilet mendojne se puna eshte nder dhe i jep njeriut fizionomine e duhur. Ata te cilet e respektojne punen dhe veten, duke punuar me etike dhe ndershmeri. Ata te cilet e perdorin punen e tyre per te prodhuar vlera per veten, familjen dhe shoqerine.

Por sot une do ta ndryshoj traditen dhe do behem pak me percaktuese. Sot une dua t’ia kushtoj kete dite feste atyre: Nenave te Palodhura! Atyre qe e gdhijne gjithe naten te koka e femijeve dhe te nesermen ne mengjes e rifillojne rutinen e puneve te tyre sikur te kishin pushuar per 8 ore rresht. Atyre qe nuk dijne te ankohen, apo qe edhe kur ankohen nuk i degjon njeri, apo akoma me keq paragjykohen. Ato te cilat dijne te mbajne ekuilibra pa fund per familjen: me femijet, me bashkeshortet, me familjet e zgjeruara te te dyjave kraheve, me fisin, me shoqerine e miqesite, me edukatoret e mesuesit, me shitesat, me shefat, etj. Nenat e palodhura, te cilat sakrifikojne gjithcka nga vetja per mireqenien e familjes dhe mbarevajtjen e shtepise.

Ne jeten time kam njohur pak njerez vertet punetore, por vitet e fundit takoj perdite nena te palodhura, te cilat nuk reshtin se krijuari gjera te reja per femijet e tyre. Nena te cilat pervec super-ngarkeses, qe kane neper shtepite e tyre, dalin vullnetare per projekte te shkolles se femijeve apo te komunitetit. Gjithnje me ka mrekulluar aftesia e nenave per t’ia dale mbane me gjithcka qe marrin persiper. Ndaj sot, ne kete dite feste per punetoret une po ia dedikoj urimin tim nenave shqiptare, kudo qe ndodhen neper bote:

Ju jeni shembulli me i mire i frymezimit per te gjithe se si nje njeri duhet ta doje, ta respektoje dhe ta beje punen e vet sic duhet. Ju jeni edukatoret e brezit te ri me etiken dhe dashurine per punen. Gjithsesi bashke me urimin tim do doja t’iu jepja edhe nje sugjerim:

Mesoni t’a ndani nje pjese te ngarkeses edhe me te tjeret ne familje. Keshtu do jeni vete me mire dhe do investoni me shume tek deshirat dhe pasionet tuaja.

Nese njihni nje nene te palodhur dhe mendoni se ky urim shkon edhe per te, ndajeni kete artikull me te dhe miqte e ndjekesit tuaj ne rrjetet sociale.

Na ndiqni ne mediat sociale: Instagram, You Tube, Facebook, Twitter, LinkedIn

Leave a Reply

This site uses Akismet to reduce spam. Learn how your comment data is processed.