Zbulime te Reja per Ndotjen e Ujerave dhe Produkteve te Detit

Rjedha e historise ka treguar se: “Uji eshte Jete.” Ndryshime te rendesishme historike kane ndodhur vetem per shkak te ujit. Besoj te gjithe keni degjuar per qyteterimin e famshem te Inkasve ne Ameriken e Jugut dhe Macu Picu, qytetin e famshem ne mes te maleve. Arsyeja e vertete perse ai u braktis nga banoret, nuk ishte renia e qyteterimit te Inkasve pas luftes me spanjollet pushtues. Banoret e Macu Picu-t e braktisen vendin e tyre ne momentin qe ndryshuar ererat dhe u pakesua uji ne zone. Ky ndryshim solli pakesimin e ushqimit, si atij te kultivuar edhe atij te eger, dhe rrjedhimisht banoret u detyruan te braktisin qytetin dhe te gjithe zonen. Sot ai vend ruan mrekullisht madheshtine e ndertesave te dikurshme dhe eshte nje vend pelegrinazhi per shume turiste nga e gjithe bota.

Histori te tilla sherbejne per te kujtuar njerezit se burimet natyrore, qe na ka huazuar natyra duhen ruajtur si syte e ballit, ne menyre qe ato t’i trashegohen brezave te ardhshem, femijeve tane. Ndoshta njeriu e ka te pamundur te kontrolloje ndryshimet qe vijne nga vete natyra, por padiskutim mund te kontrolloje plotesisht ndryshimet qe vijne nga dora e njeriut. Sa raste protestash, te banoreve te shume zonave te mrekullueshme natyrore nga i gjithe vendi, shohim ne televizion se fundmi? Me ne fund komunitetet ne Shqiperi po ngrihen per te ruajtur jeten e tyre dhe vazhdimesine e saj permes trashegimtareve te tyre.

Diku lexova keto dite: “Nese doni te kontribuoni ne shtimin e jetes, krijoni, te pakten, pellgje uji”. Sepse aty fillon zhvillohet hallka e pare e zinxhirit ushqimor, i cili me pas ndihmon mbajtjen gjalle te te gjitha qenieve te tjera deri tek ne njerezit. Po cfare ndodh nese uji ne natyre ndotet? Si ndikon ne zhvillimin e jetes dhe shendetin tone? Ne dy artikuj te BBS News flitej per dy gjetje te shkencetareve ne ujerat e lumenjve ne UK:

Se pari: Njerezit, permes urinimit, po shtojne sasine e drogerave dhe ilaceve farmaceutike ne ujera. Perdorimi i shumte i qetesuesve, pilulave kontraceptive, drogerave, dhe ilaceve te tjera ka bere qe te rritet niveli i ketyre elementeve ne ujerat e lumenjve ne Britanine e Madhe. Surpriza e kesaj gjetje eshte se studimi i kryer eshte bere ne zona rurale jo shume te banuara dhe, qe konsiderohen si te pastra ekologjikisht. Kjo gje ndikon drejtperdrejt jeten e gjallesave qe jetojne ne keto ujera, duke bere qe cikli i tyre jetesor te ndryshoje. Eshte vene re se disa lloje peshqish nuk po shumohen me per shkak te rritjes se sasise se kontraceptiveve qe ato marrin permes ujit.

Se dyti: ka rezultuar se karkalecat e detit kane ne perberje te tyre perqindje te kokaines, te pesticideve te ndaluara dhe te ilaceve farmaceutike te ndaluara me ligj ne Britanine e Madhe. Sipas studimit, % e gjetur eshte ne nivele te uleta, por mendoni se cfare efekti ka kjo gje tek grate shtatzena, qe mund te konsumojne karkaleca dhe produkte te tjera deti gjate periudhes se shtatzanise dhe gjidhenies. Apo edhe tek femijet e vegjel qe i pelqejne karkalecat e detit.

Mesa duket stili modern i jetes, perdorimi pa kriter i ketyre lendeve dhe hedhja pa kriter e ilaceve qe nuk perdoren me, demtojne jo vetem shendetin e vete personit qe i konsumon, por edhe mbare komunitetin e zones. Keto gjetje sherbejne si apel per te gjithe ne qe jo vetem te ruajme dhe t’i shtojme burimet ujore, por edhe t’i ruajme ato sa me te pastra. Kjo eshte pergjegjesia dhe detyra jone ndaj qendrueshmerise se jetes ne planetin tone. Ky eshte, gjithashtu, detyrimi yne si prinder ndaj brezave te ardhshem.

Nese mendoni se ky artikull eshte interesant dhe i vlefshem, lutemi Pelqejeni dhe Ndajeni me miqte dhe ndjekesit tuaj ne rrjetet sociale.

Na ndiqni ne mediat sociale: Instagram, You Tube, Facebook, Twitter, LinkedIn.

Leave a Reply

This site uses Akismet to reduce spam. Learn how your comment data is processed.