Metodat e Rritjes dhe Edukimit te Femijeve – Cfare thone Studiuesit

Nje nder ‘sherret’ me ne mode neper familjet me femije te vegjel eshte ai i edukimit te femijeve. Prinderit qe vijne nga pervoja te ndryshme jetesore, kane perplasje ne lidhje me menyren se si duhet te rriten dhe edukohen femijet. Literatura ne dispozicion te prinderve eshte gjithashtu disi konfuze, pasi metodat e propozuara prej tyre krijojne kundershti, duke i hedhur me shume benzine sherreve familjare per kete teme.

Per fat te keq, ne kete histori perfshihen jo vetem dy prinderit, por edhe familjare te aferm nga familja e zgjeruar. Me aktivet jane gjyshet e femijeve, te cilat me energjine dhe merakun qe i karakterizon, nderhyjne fuqishem per te imponuar mendimet e tyre ne lidhje me rritjen dhe edukimin e femijeve. Dhe, vetekuptohet se situata te tilla, kur brezat dhe familjet kundershtojne njera-tjetren nuk ndikojne aspak per mire ne harmonine familjare dhe mire-rritjen e femijeve.

Se fundmi kam lexuar nje studim shume interesant nga nje grup shkencetaresh te udhehequr nga znj. Audrey van der Meer, shkencetare neurologe dhe pedagoge prane Universitetit Norvegjez te Shkences dhe Teknologjise. Ne studimin e saj, ajo studion reagimin e femijeve te moshave deri ne 3 vjec nen ndikimin e nxitesve te ndryshem te jashtem. Pas shume hulumtimeve dhe analizave, grupi i punes ka arritur ne perfundimin se dy teorite e meparshme ne lidhje me rritjen e femijeve nuk qendrojne me dhe nuk jane efektive.

Teorite per Rritjen e Femijeve

Teoria e Viteve ’70

Kur brezi i nenave tona ishin femije , thuhej se femija nuk mund te ngarkohet me shume gjera per te mesuar njeheresh, pasi konfuzohet dhe nuk arrin t’i pervetesoje ato. Pasoje e kesaj teorie eshte se shumica e femijeve te asaj kohe mesonin vetem nje gjuhe dhe ai brez edhe sot i vuan pasojat, pasi ka veshtiresi per t’u pershtatur me zhvillimet teknologjike dhe te telekomunikacionit, per shkak te veshtiresive te gjuhes. Kjo teori ka kufizuar dhe penalizuar shume familjet me prinder me kombesi te ndryshme, pasi ishin ‘te detyruar’ te zgjidhnin vetem nje gjuhe per t’i folur femijes. Nderkohe, sot ka femije qe flasin deri ne 5 gjuhe te huaja qe ne moshe fare te njome dhe nuk shfaqin asnje problem.

Teoria e viteve ’90

i nxiste prinderit qe te mos i stimulonin femijet per te bere gjera qe ata nuk ishin gati: te ecnin, te flisnin, te lexonin, etj. Kjo teori mbeshtetej ne idene se femija eshte vete mjaftueshem i zhvilluar per te kuptuar dhe vendosur vete ritmin e zhvillimit te vet. Ndaj, specialistet i keshillonin prinderit qe te respektonin ritmin e zhvillimit te femijes pa nderhyre ne menyre artificiale per nxitjen e tij per te mesuar gjera te reja teper te rendesishme per zhvillimin e tyre. Pasojat e kesaj menyre rritje dhe edukimi eshte nje brez i ri me pak aktiv.

Sot kemi zgjedhur keto tre produkte super cilesore per vogelushet tuaja bukuroshe. Klikoni mbi fotot per t’u njohur me detajet dhe shtojini keto produkte te garderoba e princeshes tuaj.

Lutemi mbani parasysh se faqja jone permban linja promovimi per produkte, dhe blerja e produkteve qe ne promovojme do kontribuoje ne ecurine e suksesshme te punes tone. Faleminderit!

Rezultatet e Studimit Norvegjez

Studimi ne fjale, u nxit nga nevoja per te zhvilluar femijet te lindur para kohe dhe qe shfaqnin probleme, sidomos ne zhvillimin e pabarabarte te gjymtyreve dhe mos-koordinimin e levizjeve. Duke studiuar menyren se si vepron truri i femijeve ne moshe ende te vogel, qe kur eshte ende foshnje, eshte vene re se truri i foshnjave deri 4 muajsh eshte i mbushur me qeliza, te cilat i mundesojne femijes ne kete moshe te identifikoje deri ne 6 gjuhe te huaja pa i ngaterruar me njera-tjetren, te notoje pa e mesuar njeri, deri edhe te perceptoje qarte menyren e ecjes. Me rritjen e femijes, pasi arrin 7 muaj e tutje, mosperdorimi i ketyre qelizave, ben qe ato ta humbasin aftesine dhe bejne qe femija t’i harroje te gjitha keto aftesi te lindura.

Shkencetaret e grupit te punes, mendojne se nxitja e femijeve nga ana e prinderve per te mesuar gjera te reja duhet te filloje qe me lindjen e femijes. Sa me shume femija te ekspozohet ndaj gjerave te reja, aq me shume femija do jete ne gjendje te mesoje me shpejt dhe te zhvilloje aftesite e veta. Rezultatet e arritura tek femijet e lindur para kohe me keto metoda stimulimi jane vertete te mrekullueshme. Trainuesit e tyre kane arritur qe te stimulojne rritjen dhe aktivizimin e njejte te gjymtyreve, te cilat shfaqnin probleme te zhvillimit te pabarabarte.

Keshtu, znj. Van der Meer, keshillon ne nje interviste te saj, se femijet duhet te ekpozohen qe ne moshe te vogel ndaj te gjitha kushteve te motit, ndaj mjediseve qe ofrojne larmi dhe nxisin zhvillimin e femijes. Nje mjedis ideal sipas saj eshte plazhi per vete larmine, qe ofron persa i perket: terreneve (rere, gure, dhe, bar, uje), aromave te ajrit te detit, qetesise qe i ofron femijes zhurma e dallgeve te detit, si edhe vetite e tjera kurative per te cilat kemi folur me heret. Ne nje mjedis te tille femija ndikohet drejtpersedrejti ne tru dhe ben qe te zhvillohen dhe te dalin ne pah te gjitha aftesite e lindura te femijes.

Gjithashtu, znj. Van der Meer keshillon qe femijet deri ne moshen 3 vjec nuk duhet vetem t’i puthim, t’i perkeledhim, t’i veme ne gjume apo t’i shetisim me karroce. Ata duhet te aktivizohen me lojra te ndryshme, qe i ndihmojne te zhvillojne levizjet, te forcojne kockat dhe muskujt dhe te nxisin imagjinaten. Kjo gje, thote ajo, duhet bere duke e lene femijen te aktivizohet vete, pra t’i beje gjerat vete, gjithnje nen mbikqyrjen e prinderve.

Ndersa keto jane produktet qe zgjodhem per kolopucet tuaj simpatike. Klikoni mbi fotot per t’u njohur me detajet dhe per t’i shtuar produktet ne garderoben e bukuroshit tuaj.

Lutemi mbani parasysh se faqja jone permban linja promovimi per produkte, dhe blerja e produkteve qe ne promovojme do kontribuoje ne ecurine e suksesshme te punes tone. Faleminderit!

Duke lexuar kete informacion me erdhi ne mendje nje bisede e para disa viteve me nje komshien time ne plazh, qe me thoshte: “Femijet tane qe kane kaluar me shume kohe ne plazh qe kur kane lindur, jane me te shendetshem dhe me te zhvilluar se motrat e vellezerit e tyre, te cilet jane rritur vetem ne qytet”. Fjalet e saj ishin te bazuar ne praktike, ndersa sot kuptoj se ajo kishte te drejte dhe kjo gje tashme e vertetuar edhe shkencerisht. Te dashur miq, ndihmojini femijet tuaj te rriten sa me te shendetshem, duke u siguruar qe ata do te kalojne kohe ne plazh, por edhe ne vende te tjera shplodhese dhe nxitese si: pyjet, livadhet, liqene, etj.

Urojme qe ky artikull te ndihmje sadopak ne qartesimin dhe sheshimin e mosperputhjeve ne lidhje me rritjen dhe edukimin e femijeve.

Nese mendoni se ky artikull eshte interesant dhe i dobishem, lutemi Pelqejeni (LIKE) dhe Ndajeni (PASTE) me miqte dhe ndjekesit tuaj ne rrjetet sociale.

Na ndiqni ne Mediat Sociale: Instagram, You Tube, Facebook, Twitter, LinkedIn, Pinterest.

Leave a Reply

This site uses Akismet to reduce spam. Learn how your comment data is processed.