Si te Gatuajme Kulac me Miell Misri – Recete nga Nena XHENI

Ju ka shkuar mendja te hani keshtu? Ka raste kur une kenaqem kaq shume me nje vakt te tille, sa ia kalon edhe pjatave me te sofistikuara qe kam provuar. Nena Xheni, si shume e talentuar qe eshte ne gatimin e brumerave, kot nuk e ka fituar ne vite emrin “Magjatore”, e ben shume te shijshem kulacin me miell misri. Aq te mire e ben sa me ‘detyron’ mua ta ha ate, edhe pse une nuk e preferoj buken e misrit. Ajo preferon ta gatuaje me miell te bardhe misri, por mund te pergatitet edhe me miellin e misrit te verdhe. E rendesishme eshte qe mielli i misrit te jete i fresket, dhe jo i hidheruar. Per te shuar mallin e gjithe atyre qe iu ja shkuar mendja te marrin nje tepsi te tille perpara, po japim sot per ju receten e kulacit me miell misri:

Perberesit:

500 gr miell misri

3 – 4 luge supe miell gruri

1/2 gote uji vaj ulliri

1 luge caji fryres per brumera, jo maja buke

1 luge caji kripe

Pergatitja:

Ngrohim 1 gote uje. Ne tasin qe do pergatisim brumin hedhim ujin e ngrohte, kripen dhe trazojme qe te shkrihet kripa. Shtojme miellin e misrit, ku kemi perzier fryresin per brumera, dhe e perziejme me nje luge te madhe. Shtojme edhe miellin e grurit dhe vajin e ullirit. I punojme mire me luge derisa te pergatitet nje brume jo i forte. Lyejme tepsine me vaj ulliri dhe e shtrojme brumin e kulacit me anen e luges. Brumi duhet te hapet lehtesisht me luge, pa pasur nevoje ta prekim me duar. E presim me thike brumin ne tepsi, per t’i dhene mundesine te shfryhet gjate pjekjes. Sot, Nena Xheni e preu ne formen e copave te pices; ju mund ta prisni sipas deshires.

E fusim ne furre te ftohte dhe e pjekim me 240 grade per rreth 1 ore. Pjekja me temperature te larte eshte sekreti i krijimit te kores aq te deshiruar te nje kulaci te mire. Kujdes! Ju e njihni me mire soben tuaj, ndaj lereni kulacin te piqet derisa te krijoje ate koren e shijshme lart e poshte dhe te marre ngjyren e bukur te arte.

Pasi kulaci te jete bere, merrni pak djath dhie te jugut, nje domate pa hormone dhe nje qepe te njome. Ky kulac shkon shume edhe me fasule. Ju befte mire!

Nese iu shijoi kjo recete dhe mendoni se ky artikull eshte i dobishem edhe per te tjere, lutemi Pelqejeni dhe Ndajeni ate me miqte dhe ndjekesit tuaj ne rrjetet sociale.

Na ndiqni ne Mediat Sociale: Instagram, You Tube, Facebook, Twitter, LinkedIn, Pinterest.

Leave a Reply

This site uses Akismet to reduce spam. Learn how your comment data is processed.