A e dini se: Cfare keshillon Shkenca per zhvillimin Trupor te Vajzave te Vogla?

Te rrisesh vajze ndryshon nga rritja e nje djali, duke nisur qe nga zhvillimet fiziologjike te seciles gjini, zhvillimet trupore dhe menyren e edukimit. Interesi i sotshem eshte per zhvillimin trupor te vajzave, dhe besoj biem te gjithe dakord se nje nga pjeset trupore me delikate te nje femre jane gjokset.

Qe te vogla na kane mesuar nenat se duhet te mbajme sutjena per t’u dukur mire dhe se “ashtu duhet, se pa to eshte turp”. Nje studim i realizuar para disa vitesh ne France nga Professor Jean-Denis Rouillan, i Qendres Spitalore Universitare ne Besacon, (Centre Hospitalier Universitaire de Besancon in France) ka dale ne perfundime shume interesante, persa i perket nevojes dhe efektit qe ka perdorimi i sytjenave qe ne vogeli te femrat. Shkencetari francez, puna e te cilit eshte e orientuar drejt zhvillimeve trupore tek personat qe merren me sport, ka studiuar per 15 vjet rresht zhvillimin e permasave te gjokseve te 330 femrave vullnetare te moshes 18 – 35 vjece.

Grupi nen studim perbehej nga femra qe mbanin sytjena dhe ato qe nuk i perdornin ato. Ne perfundim te studimit, Profesori Rouillan thote se grate qe kane mbajtur sytjena kane gjokse me pak te zhvilluara dhe me pak te ngritura se grupi tjeter. Ndryshimi vjen se perdorimi i sytjenave nuk ka lejuar gjokset te rriten ne menyre te pavarur natyrale, nuk ka lejuar zhvillimin sa duhet te muskujve mbajtes poshte gjokseve, si edhe ka bere qe thithkat te ulen pak me poshte.

Keto gjetje vene ne diskutim te gjithe marketimin e bere per vleren shendetesore te sytjenave, pasi vertetojne se mbajtja e sytjenave jep pikerisht efektet e kunderta ne shendetin e femres. Teoria se sytjeni ndihmon ne mbajtjen e peshes se gjoksit dhe zvogelon dhimbjet e kurrizit, nga studimi del e gabuar. Zonjat qe nuk mbanin sytjena kishin nje qendrim me te drejte te trupit dhe rrjedhimisht nuk vuanin aspak nga dhimbjet e kurrizit. Gjithashtu, profesori tregon se mbajtja e sytjenave jep efekte negative gjate menopauzes, duke shtuar dhimbjet e gjoksit dhe te shpines tek femrat qe kalojne kete periudhe; besoj zonjat qe e kane kaluar kete faze e dine se per cfare flitet.

Keshilla qe del nga studimi eshte qe te mos i detyrojme vajzat e vogla te mbajne sytjena, te pakten derisa te mbushin moshen e pubertetit (10 – 14 vjec). Kjo do lejonte nje zhvillim natural te gjoksit ne vecanti dhe qendrimit drejt te trupit te tyre ne pergjithesi. Besoj cdo prind eshte i interesuar per mire-rritjen e femijeve, ndaj zgjedhje te tilla vogla dhe ne dukje periferike ndihmojne per te marre vendimin e duhur per shendetin e femijeve.

Nese mendoni se ky artikull eshte interesant dhe i dobishem, lutemi Pelqejeni dhe Ndajeni me miqte dhe ndjekesit tuaj ne rrjetet sociale.

Na ndiqni ne mediat sociale: Instagram, You Tube, Facebook, Twitter, LinkedIn.

Leave a Reply

This site uses Akismet to reduce spam. Learn how your comment data is processed.