A e dini se: Cfare thote Shkenca per Bukurine Femerore?

Ka mendime te ndryshme ne publik ne lidhje me femren me te bukur. Dhe jo aq shume per emrin e femres me te bukur ne bote ne vecanti, sesa per tipologjine e saj. Me zhvillimin kaq te madh te deges se mjekesise per nderhyrjet estetike, natyrshem lind pyetja: Nese dua te ndryshoj pamjen time dhe kam ambicjen te rreshtohem mes me te bukurave, cila do ishte fytyra ideale per mua? Sa te lehte e kam ta aplikoj nje ndryshim te tille tek vetja?

Pyetje te tilla kane nxitur dy studime, nje ne France dhe nje ne Britanine e Madhe. Ne bazen e te dyja studimeve eshte marre studimi i fytyrave te grave me te bukura ne bote, te pakten atyre qe konsiderohen te tilla nga publiku.

Studimi francez i ka krahasuar grate me te bukura me bukurine klasike, ate greke e cila bazohet ne idene se fytyra ideale e nje femre eshte ajo qe ploteson kriteret e “Raportit te Arte” (golden ratio) Phi = 1.618. Rezultatet e studimit nxoren se fytyrat e femrave te famshme (aktoret, kengetare, etj.) i afroheshin me shume permbushjes se kritereve te bukurise klasike, ku me e aferta perputhej 91% me bukurine ideale klasike femerore.

Ndersa, ne studimin britanik, rezulton se fytyra me e bukur femerore (ajo e shfaqur ne foto) ka: fytyre ne forme zemre (me raporte: te syte 1 njesi, tek goja 0.81 njesi, dhe te gjate 1.44 njesi), sy kaf ne forme bajame, vetulla te harkuara, me hunde te vogel dhe te holle, buze te plota, mjeker e rrumbullaket dhe simetri pothuajse perfekte te fytyres.

Si per cudi, duket se njerezit e perfshire ne studim dhe shkencetaret zgjedhin syte me ngjyre kafe per te qene me te bukurit, perkundrejt perceptimit te pergjithshem se syte me ngjyra te celeta (te gjelber, blu, gri) jane me te preferuarit dhe konsiderohen me te bukur.

Cfare i bashkon te dy studimet eshte se, ndryshe nga sa mendohet dhe perflitet, jane femrat brune ato qe shkenca i konsideron me te bukurat. Floku i erret dhe i gjate eshte nje nga elementet e femres me bukuri ideale, prandaj zonja mbajeni parasysh kur te merrni vendimin per te bere floket tuaja bjonde apo te kuqe.

Per t’u mbajtur parasysh eshte se perfundimet e arritura nga dy studimet nuk mund te pergjithesohen ne nivel global, pasi popullsite ne kontinentet e tjera mund te kene perceptime te tjetra per bukurine femerore. Gjithsesi nje gje eshte e qarte: Bukuria shet dhe te ben te suksesshme. Dhe, sa me shume t’i afroheni fytyres ideale femerore aq me shume shance i ofroni vetes per t’u bere te suksesshem ne ekranet e televizioneve dhe ne boten e show biz-it.

Nese mendoni se ky artikull eshte interesant dhe i dobishem, lutemi Pelqejeni dhe Ndajeni me miqte dhe ndjekesit tuaj ne rrjetet sociale.

Na ndiqni ne mediat sociale: Instagram, You Tube, Facebook, Twitter, LinkedIn.

Leave a Reply

This site uses Akismet to reduce spam. Learn how your comment data is processed.