Dedikim: Fryma ime 😍

Lulja ime, dashuria ime e madhe …

Ku ka fjale dhe leter te tregoje sa shume mami te do … Ti je drita e diteve te mia, je hena qe me ndricon naten, je fryma ime …

E vogla ime, ti je adhurim … Zeri jot me embelson diten … Me kujtohet kur ishe te barku im, s’kam bere asnje nate gjumin e qete, aq shume levizje. Po kur linde, drita ime, nuk doja asnje sekonde te te vija ne gjume, me dukej se ngelesha pa fryme kur nuk te ledhatoja.

Shpirti im, se harroj kurre ate zerin e bukur tendin kur me the ‘mam’ per here te pare. Nuk i harroj as hapat e pare qe ke hedhur. Sa shpejt ikin ditet … Tani me thua qe je bere vajze e madhe se shkon ne kopesht. Di te numerosh, te ngjyrosesh, me kryesorja di te japesh dhe te marresh dashuri. Ti je cmenduria e jetes time, je ylberi im ne kete bote bardhe e zi, je buzeqeshja ime, drita e syve te mi …

E di e vogla ime? S’mund ta harroj kur mjeku me pyeti nqs. do merzitesha mqs. ne bark kisha nje bebe vajze. Por si mund te merzitesha une, kur mezi prisja te te mbaja ne duar, kur e gjithe familja mezi e priste nje vajze te vogel ne shtepi … E cfare mund t’i kerkoja me shume jetes kur me dhuroi gjene me te bukur, qe ishe ti.

Ti je engjelli im, Ajsi im i vogel! Mami do kete gjithmone nevoje per ledhatimin tend mengjeseve, edhe kur ti te jesh grua e madhe; per puthjet e tua qe me japin jete. Embelsira ime! Mami do kete gjithmone nevoje per zerin tend kur me thua te dua shume. Mami s’do gjej kurre fjale per te te treguar sa shume te dua; ti do thoje te dua sa qielli e sa deti … S’ka det e as qiell qe ta kufizoje dashurine, qe mami ka per ty …

Princesha ime, ti do rritesh e do perballesh me nje bote jo aq te bukur sic e shikon sot, por ti kurre mos e harro se mami eshte ketu per ty. Per te te fshire lotet kur te jesh e merzitur, sepse s’mund te te premtoj qe s’do merzitesh kurre. Jeta mund te te perballe edhe me disfata, por ti e vogla ime qendro me koken lart.

Lulja ime, ti je bota ime … te do mami fort dashuria ime.

Nese deshironi te beheni pjese e rubrikes sone “DEDIKIM …” dhe te ndani me ne dedikime per te shtrenjtet tuaj, na shkruani te Contact.

Nese ndiheni te emocionuar nga ky artikull, lutemi Pelqejeni dhe Ndajeni ate me miqte dhe ndjekesit tuaj ne rrjetet sociale.

Na ndiqni ne mediat sociale: Instagram, You Tube, Facebook, Twitter, LinkedIn.

3 thoughts

    1. Eshte e vertete. Dhe shiko se si dashuria per femijen e ben prindin te shprehet kaq bukur. Zonja qe e ka shkruar kete dedikim eshte nje lexuese e jona, e cila shprehu deshiren t’i bashkohet kesaj rubrikes. Jam perlotur kur e lexova dedikimin e saj ne @ tone.

Leave a Reply

This site uses Akismet to reduce spam. Learn how your comment data is processed.