Garderoba (Veshjet dhe Mbulesat) per Bebet 0-6 Muajsh

Ky eshte nje nga artikujt e Serise  “Keshilla Praktike per Rritjen e Bebeve 0 – 6 muajsh”. Tema e sotme jane: Garderoba – Veshjet dhe Mbulesat, qe nevojiten per bebet ne gjashtemujorin e pare te jetes se tyre.

Deshira per te blere rroba per femijen ne ardhje rritet gjithnje e me shume, nderkohe qe jeni ne pritjen e embel. Rrobat e bebeve nuk jane aspak te lira dhe ju si prinder te rinj lehtesisht mund te gaboni kur flitet per to. Arsyeja perse ndodh nje gje e tille eshte mungesa e pervojes dhe oferta e larmishme per rroba bebesh neper dyqane e tregje. Me poshte do te gjeni disa keshilla praktike per t’i pasur parasysh ndersa pergatitni garderoben e bebit tuaj:

  • Mos e teproni me blerjen e rrobave per femijen. Mos blini shume rroba, dhe mos shpenzoni shume para, duke i blere rrobat e bebit shume te shtrenjta.
  • Cdo gje qe prek femijen 0-6 muajsh (veshjet, carcafet, batanije, etj.) duhet te jene 100% prej pambuku dhe te kene etiketen “Te certifikuara per mungesen e elementeve te demshem”.
  • Mos blini shume rroba perpara lindjes se bebit, pasi nuk i dihet se cfare permasash ka bebi; kjo gje merret vesh vetem pas lindjes.
  • Ne fillim, blijini te gjitha rrobat te mases ‘0-6 muajsh’ per t’u siguruar qe do mund t’i perdorni ato sa me gjate.
  • Rrobat e bebit duhet te jene te buta kur i prek dhe me ngjyra te ngjashme, qe ta keni me te lehte per t’i lare sebashku.
  • Bebet ne kete moshe rriten shume shpejt dhe mund t’i perdorin rrobat maksimumi per 2 muaj. Ndaj, planifikoni te blini qe ne fillim rrobat, qe duhen per tre muajt e pare te jetes. Pastaj, kur femija te mbushe 3 muaj mund te dilni e te blini rroba te tjera.
  • Zgjedhja me e mire per periudhen e paslindjes jane kostumet per bebe me 5 pjese (bluza, tutat me kembeza, kapuci, dorezat dhe perparesja). Keshilla jone eshte qe te keni gjendje te pakten 8 kostume te tilla per 3 – 4 muajt e pare.
Kostum per bebe me 5 pjese.
  • Veshjet trupore (njihen edhe si ‘badi’ nga anglishtja) jane te domosdoshme per 6 muajt e pare te bebes. Ju duhet te vendosni per numrin e truporeve me menge te shkurtra dhe ato me menge te gjata ne varesi te stines kur do e lindni femijen (me shume menge te gjata nese eshte stina e ftohte dhe anasjelltas). Sigurohuni te keni gjendje qe diten e pare te lindjes, te pakten 12 trupore te mases 0-6 muajsh.
Trupore per bebe me menge te shkurtra dhe me menge te gjata
  • Bebet 0-6 muajsh kane nevoje si per veshje, ashtu edhe per mbulesa. Merrni masa te siguroni carcafe per bebe, batanije per bebe, peshqire per bebe dhe napa per bebe.
  • Carcafet per bebe duhet te jene me permasa 110 x 70 cm, te bute, 100% pambuk i certifikuar per mungesen e lendeve te demshme dhe mundesisht te zbukuruar kendshem. Pergatisni qe diten e pare te lindjes 10 carcafe per bebe (5 cifte carcafesh)
  • Peshqiret e bebes duhen ne dy madhesi: 120 x 90 cm, qe perdoren kur bebi ben banjo dhe 50 x 30 cm, qe perdoren kur i nderrohen pelenat apo te tjera nevoja te bebit. Pergatisni qe diten e pare te lindjes te pakten 6 peshqire per banjo dhe 6 peshqire te vegjel.
  • Batanijet e bebit mund te jene te madhesive te ndryshme. Keshillojme qe te keni te pakten 2 batanije-zarf, qe do perdoren per nje gjume te rehatshem per bebin. Do iu duhen 2 batanije te vogla per t’i perdorur ne karrocen e bebit, pasi eshte e veshtire te perdoresh batanijet normale te bebit ne karroce per shkak te hapsires se vogel. Gjithashtu, do iu duhen edhe dy batanije te tjera me permasa normale per bebe per ta mbuluar femijen apo per t’ia shtruar poshte.
Batanije per Bebe ne forme Zarfi.
  • Keshillojme te pergatisni qe diten e pare te lindjes 10 napa te permasave 90 x 90 cm dhe 10 napa te tjera te permasave 90 x 45 cm. Napat jane shume te perdorshme qe diten e pare te lindjes se bebit. Sigurohuni qe te jene 100% prej pambuku dhe te buta ne prekje.
  • Ne varesi te dites kur do lindni, ju do iu duhet te keni nje ose dy kombinoshe per femijen tuaj. Sigurohuni te keni versionet me kapuc dhe kembeza per femije ne kete moshe. Keshtu bebi juaj nuk do kete nevoje te veshe kepuce apo kapuc te vecante.
Kombinosh per Bebe – e punuar me dore
  • Megjithese bebet deri ne 6 muaj nuk e kane te domosdoshme te veshin kepuce, ne rekomandojme qe qysh ne diten e pare te lindjes te beni gati pupa per bebe te mases 17 – 18 (masat italiane).
  • Bebet e kesaj moshe jane shume te ndjeshem ndaj diellit, ndaj merrni masa qe te keni gjendje kapele per femijen tuaj, sidomos gjate stines se ngrohte. Nderkohe qe jane te domosdoshem kapucet e ngrohte per stinen e dimrit.
  • Kur flasim per ‘rroba te mira’, mbani parasysh se bebet e kesaj moshe as i shijojne dhe as i perdorin shume ato. Ndaj, keshillojme qe te pergatisni per bebin aq veshje te mira, sa raste mendoni se do keni 6 muajt e pare, qe do iu duhet te shkoni bashke me femijen.
Kostum veror per vajza – punuar dhe zbukuruar me dore
  • Kujdes! Kur te filloni te blini rroba per femijen tuaj (pas blerjeve para lindjes) sigurohuni te kontrolloni dy elemente: (i) moshen (nr. e muajve) dhe (ii) gjatesine e femijes. Ndodh qe femija juaj te mos kete permasat e zakonshme per moshen e vet (mund te jete me i/e gjate apo me i shkurter), ndaj zgjidhni rrobat qe i pershtaten gjatesise se femijes; kur blini rroba per femijen, gjatesia ne cm duhet te jete orientuese per zgjedhjen tuaj.
  • Veshjet dhe Mbulesat per bebe jane shume te shtrenjta. Nese jeni sadopak te dhene pas punedoreve, ju mund te beni gati vete shume prej tyre. Ju mund te pergatisni: carcafet dhe peshqiret (blini carcafe dhe peshqire te medhenj (dopio) me cilesi te mire dhe i ndani ato ne carcafe dhe peshqire me te vegjel per bebe), mbulesa te punuara me dore, kombinoshe te punuara me dore, pupa per bebe, doreza apo kostume te bukura per bebe. Nje menyre tjeter eshte te blini rroba per bebe lisho dhe t’i zbukuroni vete me qendisje apo tantella sipas deshires. Ne kete menyre ju do kurseni shume para nga buxheti i veshjeve dhe mbulesave per femije, dhe ne te njejten kohe do i beni femijeve tuaj rroba dhe mbulesa unike, te vecanta.
Paliceta Verore – te zbukuruara me qendisma me dore me personazhe per femije
Batanije normale per bebe – e punuar me dore dhe e zbukuruar me lule anash
  • Dhuratat jane nje burim tjeter per sigurimin e rrobave per beben tuaj. Shumica e dhuratave per bebet e porsalindura jane rroba, pasi ato blihen kollaj dhe nuk kane nevoje per shume asistence ne zgjedhje. Ne keshillojme qe ta mbani parasysh edhe kete aspekt kur beni pergatitjet per rrobat e bebit tuaj.

Keto ishin keshillat tona praktike per ju te dashur miq, prinder te ardhshem, ne lidhje me ‘Garderoben e Bebit’. Ne e dime se cdo prind e di cfare eshte me e mira per femijen e vet. Ajo qe ne beme eshte qe te permbledhim ne kete artikull te gjitha mesimet tona nga pervoja jone me pergatitjen e garderobes per bebet e kesaj moshe. Gjithsesi, mbani parasysh se femijet rriten aq shpejt, sa e drejta juaj per te marre vendime per zgjedhjen e rrobave te femijeve tuaj eshte shume e perkohshme … femijet rriten sa hap e mbyll syte dhe kerkojne te jene ata vendimmarres ne zgjedhjen e rrobave te veta. Prandaj, shijojeni sa te mundni kete periudhe dhe gjithe procesin e blerjes/pergatitjes se rrobave te bebit tuaj. Shpresojme qe me keshillat tona t’ju vijme sadopak ne ndihme ne nje nga periudhat me te mrekullueshme dhe me zhvilluese te jetes tuaj.

Nese mendoni se ky artikull eshte interesant dhe i dobishem, lutemi Pelqejeni dhe Ndajeni me miqte dhe ndjekesit tuaj ne rrjetet sociale.

Na ndiqni ne mediat sociale: Instagram, You Tube, Facebook, Twitter, LinkedIn.

Leave a Reply

This site uses Akismet to reduce spam. Learn how your comment data is processed.