Si te humbni 1 kg/jave pa Diete, pa Palester?

Sipas studimeve shkencore nevojiten 3,500 kalori te humbura per te ulur 1 kg tek femrat, dhe 4,000 kalori per te rene me 1 kg te meshkujt. Nje renie normale dhe e shendetshme konsiderohet kur heq 1 kg/jave ose 3.5 – 4 kg/muaj. Prandaj, pyetja 1 milion dollareshe per te gjithe ata qe nuk iu pelqen palestra apo sportet eshte: Si te humbin 3,500 – 4,000 kalori/jave pa u marre me sport e pa u djersitur? Per fatin tuaj te mire, pergjigjet e kesaj pyetje do i gjeni ne keto pak rradhe.

Sa per kulture te pergjithshme, ju rikujtojme se ushqimi eshte burimi i kalorive me te cilat furnizohet trupi yne. Nga kalorite ditore qe marrim, rreth 2,000 kalori (per femrat) dhe 2,500 kalori (per meshkujt) nevojiten per te mbajtur aktivitetin normal fiziologjik te trupit dhe ruajtjen e peshes aktuale qe kemi. Pjesa tjeter e kalorive qe marrim nga ushqimi, nese nuk harxhohet, depozitohet ne trajte rezervash dhjamore, te cilat deshirojme aq shume t’i pakesojme.

Sot nuk do e prekim fare pjesen e ushqimit, ndaj e gjithe vemendja jone do fokusohet te tregojme se si te humbim kalori duke ruajtur te njejtin regjim ushqimor te deritanishem (sidomos pa shtuar brumera dhe embelsira). Do gjejme menyra qe do na ndihmojne te humbim te pakten 500 kalori ekstra ne dite dhe mundesisht te jene aktivitete, te cilat nuk e ‘deformojne’ stilin tone aktual te jetes dhe nuk na stresojne gjate kryerjes se tyre.

Aktivitetet me te cilat do merremi ndikojne ne nivele te ndryshme ne persona me pesha te ndryshme. Ne kemi marre per krahasim nje individ me peshe 70 kg dhe nje tjeter me peshe 95 kg. Me llogjike te thjeshte, sa me e madhe pesha e individit, aq me i madh eshte numri i kalorive qe humbin nga aktivitetet qe kryejne. Tek pjesa e humbjes se kalorive, fillimi i intervalit i perket peshes 70 kg dhe fundi i perket peshes 95 kg. Per ju qe jeni mes ketyre dy peshave, sasia e kalorive te humbura eshte diku ne intervalin e treguar. Besoj jemi te gjithe te qarte, ndaj po vijoj me pjesen me interesante: Cfare duhet bere per te shpenzuar 500 kalori me shume ne dite?

Aktivitetet Ditore qe shpenzojne kalori shtese

Aktiviteti 1: Beni 1 ore pune shtepie dhe humbni 200 – 240 kalori.

Aktiviteti 2: Ngjisni shkalle per 10 minuta dhe digjni 100 – 120 kalori.

Aktiviteti 3: Shpenzoni 25 minuta duke u kujdesur per bimet ne ballkonin/kopshtin tuaj dhe humbni 100 – 120 kalori.

Aktiviteti 4: Ecni 1 ore me hap te zakonshem dhe do digjni 200 – 255 kalori.

Aktiviteti 5: Pertypni camcakez per 1 ore dhe digjni 10 – 11 kalori.

Aktiviteti 6: Puthuni me partnerin per 1 minute rresht dhe humbni secili 22 – 26 kalori.

Aktivitetet e Kombinuara per te humbur 500 kalori/dite

Sic e shihni, ka mjaftueshem mundesi kombinimi per te humbur 500 kalori/dite, pa pasur nevoje te beni ndryshime te medha ne rutinen tuaj, dhe duke investuar ne higjenen dhe shendetin tuaj:

Ecni 1 ore ne dite + Pastroni shtepine per 1 ore + Ngjitni shkallet per 10 min/dite = -4 kg/muaj.

Kujdesuni per lulet per 25 min/dite + Ecni per 1 ore/dite + Pastroni shtepine per 1 ore/dite = -4 kg/muaj

A nuk jane barazime te shkelqyera? Une po i zbatoj vete keto ‘rregulla’ dhe e ndjej se trupi im po harxhon me shume energji, rezultatet e ndryshmit te peshes do ua tregoj ne vazhdim. Ju ftoj ta beni edhe ju te njejten gje.

Nese mendoni se ky artikull eshte interesant dhe i dobishem, lutemi Pelqejeni dhe Ndajeni ate me miqte dhe ndjekesit ne rrjetet sociale.

Na ndiqni ne Mediat Sociale: Instagram, You Tube, Facebook, Twitter, LinkedIn, Pinterest.

Leave a Reply

This site uses Akismet to reduce spam. Learn how your comment data is processed.