Dedikim: Te ka Baba Trim!

Biri i babes,

Kur te lexosh kete leter, do e kesh kuptuar se une nuk jam i mire per te shprehur ndjenja. Nena jote kembenguli dhe une pranova te perpiqem te shkruaj dicka. Ti bir, me ben te fuqishem, me ben te ndihem baba. Ti ke ndryshuar gjithe jeten time, qe kur u shfaqe te endrrat e mia.

Kur mami jot me tha se ti do vije ne jete, une nuk u habita. Sepse ty te kisha pare ne enderr prej kohesh. Nje enderr qe e shihja vazhdimisht. U shqetesova per ca kohe se c’ishte kjo foshnje qe me dilte perhere ne enderr. Fola me shoket e mi, me thane: “Do hapesh biznes te ri”. Por nuk ma mbushen mendjen. Prezenca jote ishte ndjesi me e forte se biznesi. Shkova edhe te eksperte te fushes, por s’me thane ndonje gje interesante. Vetem gjyshja jote dhe nena ime e kuptoi se cfare ishte. “Do behesh me djale” me tha.

Ti ishe trim qe i vogel fare. Qaje shume pak kur beje vaksinat, nuk grindeshe kot, vec kur te dhimbte ndonje gje, apo kur te merrte uria. Edhe kur mesove te haje e te ecje provoje cdo gje te re pa frike. Sa krenar me ke bere cdo here! Kur shkove ne kopesht per here te pare, u tregove trim. Zure shoke e shoqe pernjehere dhe kur vija une ne darke me tregoje se cfare kishe bere atje. Ajo eshte pjesa me e bukur e dites time dhe mezi pres te vije.

Tani ty te pelqen te luash me top, “Do behem futbollist si Ronaldo, o ba” me thua. Babi e beri topin pjese te kesaj letre, se ti e di sa e prere eshte mami per shfaqjen tende ne internet. Sapo ta shohesh lodren tende te preferuar do e kuptosh se keto fjale jane per ty. Shpirti i babit! I bukuri i babit! Trimi i Babit!

Baba do jete krah teje gjithmone. Kur te rritesh te behesh burre ne do ulemi e do flasim bashke si burrat per cdo gje. Se baba e di se ti do behesh nje burre i forte, trim, i gatshem per t’u perballur me jeten me kurajo e bujari. Bashke me mamin ne do jemi gjithmone per ty. Do gezojme me sukseset e tua dhe do te te mbeshtesim ne veshtiresi. Baba te uron shendet e fat. Ta jetosh jeten i lumtur dhe si njeri i lire bir.

Zoteria eshte babai i pare qe behet pjese e rubrikes tone “Dedikim …”. Si staf, e falenderojme qe ndau me ne emocionet e tij dhe i urojme vogelushit te cilit i kushtohet kjo leter: Jete te gjate, te shendetshme dhe me mbaresi! Nese deshironi te beheni pjese e kesaj rubrike, ju lutemi na shkruani te Contact.

Nese ndiheni te emocionuar nga ky artikull, lutemi Pelqejeni dhe Ndajeni ate me miqte dhe ndjekesit tuaj ne rrjetet sociale.

Na ndiqni ne mediat sociale: Instagram, You Tube, Facebook, Twitter, LinkedIn.

Leave a Reply

This site uses Akismet to reduce spam. Learn how your comment data is processed.