How to Engage Toddlers into Energy Spending Activities / Si te angazhojme Femijet, qe te Harxhojne Energjite e tyre

Yesterday I read online the story of a mother, who took her 2.5 years old son to do yoga. She explained her reasons and what were the benefits of doing so. There were photos of the little one performing yoga exercises (stretching, etc.) together with his mother. I was skeptical about her decision, even though I understand the frustration toddlers could bring to parents. They have a tremendous amount of energy and desire to learn new things. Moving around all day, touching everything, throwing away everything, running toward any possible risk, making a huge mass.

You have no idea how much I’ve brainstormed, with anyone around me and online groups, on ideas to somehow better handle the situation with my daughter. Unfortunately, most of the answers I received by more experienced mothers and fathers were: “Don’t worry. It is just a phase of your child development. It will end soon.” Pffff … Yes, I know it is only a phase. My issue is how to get through it without any damage for my child and my nerves. We’ve removed most of the things in house I’m keen about, because my hurricane is capable to transform them into dangerous play grounds.

Do you believe she is doing all these actions by herself? She is better than myself in doing yoga -:)

So, when I reflecting deeper about the article’s mother decision, I think she was not so wrong at all. Having her toddler join her into yoga sessions, she has found a way to engage him in new activities, where he could spend some of the tremendous energy of his age. At the same time, she is teaching him, quite early though, how to live a healthy lifestyle. Toddler in the photos seemed enjoying it and I think is hard to convince a child in his age to act happy just for the photo.

So, I started to think what I could do to engage my daughter to new activities, that I can participate not as a guard, but as a co-exerciser. Guess what, I took her in my carpet exercising. I laid down to do the abdominal exercising, and my toddler sat down on top of my belly, to help mama get fit faster -:) She enjoyed so much, my back and forth movements, and start laughing with her angelic voice. I couldn’t continue performing my exercises as my heart melted and my body released completely. The same thing happened when performing my back exercises. She sat on top of my back and played with my hairs; God knows the pain I felt while she used my hair as ropes to hold on.

However, I did not stop trying. I had her help me dust the furniture. We both had our dusters and she enjoyed moving her toys from furniture to ground and vice versa. She kept smiling watching me dusting while standing on tips of my toes, singing and performing funny ‘live show’ for her. Then, we made the beds together, went to supermarket together, cooked together, walked the dog together, etc. I’m sure you’re wondering: “What’s special about these activities, we do them all the time”. The difference is that, for the first time I was using normal activities my toddler does during her plays, included into activities I need to perform daily. So, instead of me doing ‘the guardian’ role when she moves around the house, I transformed some time during the day as our time together, when we both were performing tasks together.

In the end of the day, we gained some extra angelic laughs, we had a great time together, I gained some time to follow my own hobbies (this blog for instance); and I started to educate my daughter with the house care activities. Oh! I forgot to tell you, my daughter is only 16 months old, so all this stuff is amusing and new to her. I wanted to share your my story with the hope you may find hints to enrich time with your toddler with ‘valuable’ activities.

Should you find this article interesting and useful, please feel free to Like and Share it with your friends and followers on social networks.

We kindly invite you to follow us on Social Media: Instagram, You Tube, Facebook, Twitter, LinkedIn, Pinterest.

——— Versioni Shqip ——–

Po lexoja dje ne internet nje artikull, ku nje nene tregonte pervojen e vet me aktivizimin e vogelushit te saj dy vjec e gjysme me ushtrimet e joges. Ajo shpjegonte ne artikull arsyet, qe e shtyne te bente nje gje te tille dhe perfitimet. Pashe disa foto te vogelushit teksa kryente ushtrimet e joges sebashku me te emen. Te jem e sinqerte, reagimin im ndaj kesaj historie ishte shume skeptik. Edhe pse e mirekuptoj irritimin qe vogelushet shkaktojne tek prinderit e tyre, pasi ne kete moshe, ata kane nje energji te jashtezakonshme dhe nje deshire akoma me te madhe per te mesuar gjera te reja. Sillen verdalle gjate gjithe dites, prekin gjithcka, perplasin perdhe cdo gje qe shohin, rendin drejt cdo rreziku te mundshem, dhe bejne nje rremuje te madhe neper shtepi.

Me besoni kur them se une jam nje nga prinderit -‘viktime’ e kesaj situate, dhe nuk kam lene njeri pa pyetur, si live apo online, per ide se si mund ta perballoj me mire dhe me lehte situaten kaotike qe shkakton ime bije. Pergjigja qe marr rendom nga prinder me me shume pervoje se une, eshte: “Mos u shqeteso. Kjo eshte vetem nje faze e zhvillimit te femijes, dhe do te mbaroje se shpejti”. E praaa … Po! Une e di qe kjo eshte vetem nje faze. Shqetesimi im mbetet se si mund t’ia dalim mbane deri ne fund te saj pa pesuar ndonje dem ime bije apo nervat e mia. Tashme shtepia eshte transformuar dhe nje pjese e mire e sendeve, te cilat i kam zgjedhur dhe rregulluar me doren time, jane hequr fare. Eshte e cuditshme se si uragani im eshte e afte ta transformoje cdo njerin prej tyre ne nje vend teper te rrezikshem loje.

Ndaj, u thellova me shume ne lidhje me historine, qe po iu tregoja dhe po mendoja se ne fund te dites vendimi i asaj nenes nuk ishte edhe aq i gabuar. Ideja e saj per ta perfshire vogelushin e saj ne seancat e joges, i jepte asaj nje mundesi per ta angazhuar vogelushin ne aktivitete te reja per te, dhe me te cilat ai mund te shpenzoje nje pjese te energjise se tij te pashterueshme. Ne te njejten kohe, ajo po e mesonte te birin, qysh ne vogeline e hershme, me nje stil jete te shendetshem. Edhe vogelushi dukej shume i kenaqur ne foto, dhe besoj eshte pothuajse e pamundur ta besh nje femije te moshes se tij te ‘pozoje’ sikur eshte i lumtur vetem per fotografi.

Ndaj, po mendoja se si mund ta perfshija time bije ne aktivitete, ku une nuk do isha thjesht ‘roja’ i saj, por do isha pjesemarrese. Dhe … degjoni se cfare bera. E mora gocen kur beja ushtrimet e barkut ne tapet. Ndersa une u shtriva, ime bije u ul siper meje te pjesa e barkut, dhe me sherbente si peshe per t’a palestruar me shpejt barkun. Ajo u kenaq nga levizjet e mia lart e poshte dhe filloi te qeshte si nje engjell me zerin e saj te kristalte. Pse mendoni se mund te vazhdoja ushtrimet abdominale pas kesaj? Sigurisht qe jo, se zemra ime u shkri nga te qeshurat e saj dhe trupi m’u leshua plotesisht nga te qeshurat e mia. Nje situate e ngjashme ndodhi edhe kur po beja ushtrimet e shpines. Ime bije hipi kaluc mbi fundshpinen time dhe luante me floket e mia. Zoti e di cfare dhimbjesh provova, kur ajo m’i terhiqte floket si litare per t’u mbajtur.

Gjithsesi, une nuk hoqa dore. E mora qe te me ndihmonte me heqjen e pluhurave. Morem te dyja nga nje lecke pluhurash ne duar dhe ime bije u argetua duke levizur lodrat e veta nga mobiljet ne toke dhe anasjelltas. Ajo u shkri se qeshuri teksa me shihte mua qe merrja pluhurat ne maje te gishtave dhe kendoja e performoja ‘live’ per te. Sebashku rregulluam krevatet, vajtem ne supermarket, gatuam dhe shetitem qenin. Jam e sigute qe teksa po lexoni, po rrudhni buzet e po mendoni: “E cfare kane te vecante keto gjera, ne i bejme keto gjate gjithe kohes”. E vecanta eshte: se per here te pare une po perfshija veprimet e zakonshme qe ben ime bije kur luan, tek aktivitetet e mia te perditshme. Pra, ne vend qe te luaja rolin e ‘rojes’ kur ajo luan neper shtepi, une arrita qe per disa ore ne te kalonim kohe bashke dhe te benim punet sebashku.

Ne fund te dites, ne kishim perfituar disa te qeshura engjellore shtese, kaluam nje kohe te bukur bashke, une fitova ca kohe per te ushtruar pasionet e mia (sic eshte ky blog); dhe fillova ta edukoja time bije me aktivitetet per kujdesin per shtepine. Ah! Se harrova t’ua them, ime bije eshte vetem 16 muajshe dhe te gjitha aktivitetet qe permenda i duken te reja dhe argetuese. Mendova te ndaj me ju kete pervoje timen me shpresen se, sikurse une, edhe ju mund te gjeni ndonje shkendije frymezimi se si ta pasuroni me aktivitete te vlefshme kohen qe kaloni me vogelushet tuaj.

Nese mendoni se ky artikull eshte interesant dhe i dobishem, lutemi Pelqejeni dhe Ndajeni ate me miqte dhe ndjekesit tuaj ne rrjetet sociale.

Na ndiqni ne Mediat Sociale: Instagram, You Tube, Facebook, Twitter, LinkedIn, Pinterest.

Leave a Reply

This site uses Akismet to reduce spam. Learn how your comment data is processed.