1 Qershori – Dita e Femijeve

Kjo dite ka qene dhe mbetet gjithnje e vecante per mua. Kur isha femije mezi prisja te vinte 1 Qershori, pasi kisha shume gjera per te festuar ne ate dite. Pike se pari, mbaronte kopeshti apo shkolla dhe fillonin pushimet verore. Pike se dyti, mezi prisja fustanin e ri qe me blinte mamaja cdo date 1 Qershor. Dhe se treti, ne shtepine tone ne kishim nje menyre te vecante per te festuar Festen e Femijeve dhe fillimin e pushimeve verore. Ate dite mami bente nje turre te madhe me pite, po vertete shume pite, dhe ne turreshim t’i hanim me recel qershie. Edhe sot kur e mendoj, ai ndoshta ishte nje nga ritualet me te kendshem, qe e bente aq terheqese ate dite per mua.

1 Qershori ishte nje dite feste dhe simboli i saj ishin qershite dyshe te vendosura neper veshet e femijeve, ne vend te vatheve. Vetem prezenca e qershive ne kokat tona, na bente te ndiheshim te vecante dhe te mos na ikte buzeqeshja femijenore nga fytyra. Me kujtohet se i mbaja vathet e mia prej qershije gjate gjithe dites dhe kur im ate me thoshte t’i nderroja me te tjera, une nuk pranoja asesi.

Simboli tjeter i festes se 1 Qershorit per ne femijet ishin edhe dhuratat, qe merrnim nga prinderit dhe te afermit. Ishin dhurata te thjeshta, jo shume te kushtueshme dhe jo-plastike, por qe na dhuroheshin gjithe dashuri. Ceremonia e dhuratave ishte shume e bukur, pasi ne nuk ishim te paduruar per te pare nese na kishin sjelle lodren qe kishim kerkuar. Dhuratat ishin krejtesisht surprize dhe kjo bente qe ne t’i shijonim aq shume. Te njejten praktike une ruaj edhe sot me femijen tim. Ne familjen tone dhuratat nuk kerkohen dhe nuk dikutohen. Ato pranohen si shenje dashurie dhe perkushtimi nga personat qe i dhurojne ato. Ne fund te dites, une kam humbur fizikisht, pothuajse te gjitha dhuratat qe kam marre cdo 1 Qershor, por kenaqesine dhe kujtimet e bukura qe ato kane lene ne mendjen dhe zemren time, i mbart ngahere brenda meje. Ndoshta kjo eshte edhe arsyeja perse 1 Qershori eshte nje dite qe vazhdon me ngazellon cdo vit.

Per Diten e Femijeve organizoheshin festa ne kopeshte dhe shkolla, megjithese une kam humbur nje pjese te mire te tyre nga memorja. Ama, me kujtohet nje kenge, qe e kendonim gjithnje me 1 Qershor:

Jo te gjithe femijet e botes e festojne festen e tyre me 1 Qershor, pasi femije nga vende te ndryshme e festojne ne dite te ndryshme. Gjithsesi urimi im vjen nga thellesia e zemres per te gjithe femijet e botes:

GEZUAR FESTEN E FEMIJEVE!

Uroj cdo femije te jete i lumtur me familjen dhe plot shoke e shoqe prane.

Uroj qe ne kete dite te mos vuaje asnje femije ne bote dhe te mos derdhet asnje lot femije.

Uroj qe te kete vetem femije te qeshur e te gezuar, sic i dikton dliresia dhe sinqeriteti i moshes.

Uroj ne kete dite me shume paqe e mirekuptim ne bote, per te ndertuar nje bote te mrekullueshme per femijet kudo qe ndodhen.

Dhe nje urim special shkon per djalin dhe mbesen time:

Gezuar 1 Qershorin zemrat e mia te vogla! Paci perhere dite feste e lumturie ne jeten tuaj! Qofshi te shendetshem e me fat, per te zbukuruar jetet tona dhe per te realizuar enderrat tuaja! Kalofshi nje dite feste te bukur e plot surpriza te kendshme!

Nese njihni nje femije dhe mendoni se ky artikull eshte edhe per te, pervecse t’i uroni sot festen femijes, lutemi Pelqejeni dhe Ndajeni kete artikull me miqte dhe ndjekesit tuaj ne rrjetet sociale.

Na ndiqni ne Mediat Sociale: Instagram, You Tube, Facebook, Twitter, LinkedIn, Pinterest.

Leave a Reply

This site uses Akismet to reduce spam. Learn how your comment data is processed.