Nje kuptim i ri per Fiter Bajramin

Dje u festua Fiter Bajrami, apo Bajrami i Madh, sic njihet ne popull. Nje feste e shenjte dhe e gezueshme, e cila permbyll nje muaj sakrifice dhe lutje per besimtaret myslimane, muajin e shenjte te Ramazanit. Si cdo feste tjeter ne kohet moderne, edhe kjo e fundit festohet pak me ndryshe nga menyra tradicionale qe une kujtoj nga tregimet e stergjyshes time. Ne kohen e saj, dita e Bajramit ishte dita kur te gjithe visheshin me rroba te reja shume te bukura dhe ndanin ushqimin dhe gezimin me me te varfrit. Gjithashtu, femijeve te familjeve ne nevoje iu beheshin dhurata veshje te reja dhe lodra femijesh. Pasi, ne nje dite feste si kjo te gjithe duhet te gezojne, ndaj ushqimet e zgjedhura tradicionale duhet te ndahen pjeserisht me ata qe kane me pak.

Ajo qe me la mbresa kete vit ishte nje familje qe per diten e Bajramit iu thane lotet e vuajtjeve. Ishte nje kronike e transmetuar ne emisionin investigativ “Stop” ne TV Klan, e cila tregonte sesi per pak jave “Fundjava Ndryshe” me ndihmen bujare te besimtareve te dy xhamive ne kryeqytet arriti te ndertonte nje shtepi te re per nje familje ne nevoje. Nuk i harroj dot lotet e gezimit te zonjes se shtepise, e cila e munduar nga hallet dhe semundjet, me ne fund po buzeqeshte paksa, pasi realizoi endrren e saj qe t’i bente femijet me shtepi. Ishte nje gezim i madh te shihje se si per Bajram kjo familje ne vecanti, ishte vertete e gezuar.

Fjalet e njerit prej hoxhallareve qe shoqeronte familjen ne kete dite gezimi, me bene shume pershtypje. “Ky eshte Bajrami me i bukur dhe me i vecante qe kam perjetuar deri me sot”. Dhe vertete, a ka menyre me te bukur per te festuar nje feste te tille sesa te gezosh thellesisht nje familje te tere dhe te mundesosh qe jeta e tyre te ndryshoje kryekeput. Mos ndoshta ky duhet te jete kuptimi dhe lajm-motivi i kesaj feste. Te gezojme njerezit, jo vetem duke i ushqyer ne nje dite te tille, por duke shkuar me tej dhe duke iu transformuar jeten.

A nuk do ishte mrekulli sikur ne dite te tilla feste te kishim me shume kompani biznesi apo institucione publike, qe iu ofrojne vende pune anetareve te familjeve ne nevoje. Ky eshte nje transformim tjeter jete, duke iu dhene mundesine qe ata te jetojne me dinjitet dhe ta permiresojne jeten e tyre dite per dite. A nuk do ishte bukur qe familjeve ne nevoje ne fshat t’u dhurohen gje e gjalle (lope,dele, shpende) per t’iu dhene mundesine qe te permiresojne ekonomine e tyre ndihmese dhe per te krijuar nje jetese me te mire e dinjitoze. Po sikur ne kete dite t’iu ofrohen femijeve te familjeve ne nevoje bursa studimi per te marre zanate e profesione, qe do i ndihmojne te ndertojne nje jete me te mire per veten dhe familjet e tyre.

Cdokush ben aq sa mundet dhe sa i lind ne zemer ne dite te tilla feste, por une mendoj se nese organizohemi me mire si komunitete mund te bejme qe ndihma per njerezit ne nevoje te jete si t’i mesojme ‘te kapin peshk’ dhe jo thjesht t’iu japim nje peshk per te ngrene per nje dite. Kjo do ishte nje veper me se e denje per nje feste te shenjte si Fiter Bajrami. Dhe nuk eshte e thene qe ta bejne vetem te kamurit (se ata kane), te gjithe bashke nga pak mund te bejme shume gjera te mira dhe te permiresojme shume jete njerezish. Shembujt e mire nuk mungojne, por duhet sa me shume ndergjegjesim mes njerezve qe te mendojme me shume per ata qe jane ne nevoje, se ne fund te dites madheshtia e njeriut shfaqet pikerisht ne menyren se si sillet ndaj me te pambrojturve dhe njerezve ne nevoje.

I ndava keto mendime sot se kete vit pervec gezimit te festimit te Bajramit, une e pasurova kuptimin e kesaj feste te shenjte edhe me koncept tjeter se si ajo mund te festohet ne nje menyre edhe me madheshtore.

Nese mendoni se ky artikull eshte interesant dhe i dobishem, lutemi Pelqejeni dhe Ndajeni ate me miqte dhe ndjekesit tuaj ne rrjetet sociale.

Na ndiqni ne Mediat Sociale: Instagram, You Tube, Facebook, Twitter, LinkedIn, Pinterest.

Leave a Reply

This site uses Akismet to reduce spam. Learn how your comment data is processed.