Perditesim: Arrestohet Babai-monster dhe Nena e vajzes minorene te abuzuar seksualisht

Te gjithe jemi tronditur nga ato c’ka pame mbreme ne emisionin “Fiks Fare” ne Top Channel. Kur e degjova lajmin se do jepej nje rast abuzimi seksual brenda nje familje, ne fillim nuk desha ta shikoja, sepse jemi te mbushur me lajme te kronikes se zeze. Por, kurioziteti nuk me lejoi dhe tronditja nga ana ime ishte e thelle. Jo se nuk kam degjuar me pare lajme te tilla, por momenti kur babai-monster e pranonte gjithcka pa pike problemi ishte shokues per mua.

Por, ate moment e pason sot nje ndjenje lehtesimi kur mora vesh se ai kriminel ishte arrestuar dhe ndaj tij do hapet nje ceshtje penale. Denimet per rastet e dhunes seksuale dhe asaj ne familje jane rritur ndjeshem vitet e fundit dhe une, si cdonjeri nga ne besoj, shpresoj qe ai te marre denimin me te rende.

Po besoj edhe nena e vajzes nuk duhet te ngelet pa marre nje denim. Qofte per neglizhencen e treguar, qofte per mungesen e ndjeshmerise ndaj te bijes dhe rastit te tmerrshem te abuzimit. Kur akte te tilla te turpshme vazhdojne kaq gjate ne nje familje, prindi tjeter ose eshte krejtesisht i paafte per te kryer detyrat e veta si prind, ose ben nje sy qorr e nje vesh shurdh per te mos degjuar dhimbjen dhe vuajtjen e femijes se vet. Do doja shume qe ligji ta denonte edhe ate nene, qe nuk e mbrojti vajzen e saj viktime te abuzimeve per tre vite te gjata.

Mesa duket apeli i gjithe shoqerise edhe per pergjegjesine e rende te nenes se vajzes eshte reflektuar edhe ne gjykimin e prokurorise, qe ka leshuar urdher-arresti edhe per nenen e vajzes.

Uroj qe vajza te mundet ta marre veten nga cfare i ndodhi dhe te gjithe ne si shoqeri ta perkrahim, se ajo eshte viktime qe ne moshe shume te vogel. Familja qe duhej te ishte foleja, ku femija duhet te ndihet i mbrojtur dhe i sigurte, ne kete rast iu ktheu ne vendin e tmerreve dhe dhunimit. Dhe per fat te keq … ky nuk eshte rasti i vetem ne Shqiperi.

Te nderuar prinder. Behuni te pergjegjshem per pergjegjesite qe iu takojne per mire-rritjen e femijeve tuaj. Nena te dashura e te palodhura, behuni vigjilente per te mbrojtur femijet tuaj. Mos i besoni askujt kur vjen fjala per femijen tuaj. Mesoni te drejtat ligjore te femijeve tuaj dhe beni gjithcka per te bere qe femijet tuaj te gezojne nje jete te qete e te lumtur. Uroj qe te mos degjojme me raste te tilla kaq te dhimbshme.

Nese mendoni se ky artikull eshte interesant dhe i dobishem, lutemi Pelqejeni dhe Ndajeni ate me miqte dhe ndjekesit tuaj ne rrjetet sociale.

Na ndiqni ne Mediat Sociale: InstagramYou TubeFacebookTwitterLinkedInPinterest.

Leave a Reply

This site uses Akismet to reduce spam. Learn how your comment data is processed.