A e dini se: Sa do te Rritet Cmimi i Naftes prej Takses se Re te Karburanteve?

Ne fakt nuk eshte nje takse e re, ajo e rezerves se karburanteve, por do ri-aplikohet serisht sipas projektligjit te ri te pergatitur nga Ministria e Energjitikes dhe Infrastruktures.

Sikur te mos ishin mjaftueshem taksat qe aplikohen ne cmimin e karburantit deri me sot (shqiptaret paguajne 60% te cmimit te naftes taksa per buxhetin e shtetit, ose ne vlere rreth 100 leke te rinj/liter), se shpejti shteti do e fuse serisht doren ne xhepat tane per te vjele nje takse te re.

Po sa do jete efekti i kesaj takse ne cmimin e karburanteve (naftes dhe benzines)? Sipas perllogaritjeve te bera nga vete specialistet e ministrise ne fjale, cmimi do rritet me 2 – 3 leke te rinj/liter. Pra njerez, behuni gati se me fillimin e vitit te ri financiar (fillimi i janarit 2020) do iu duhet te paguani te pakten 170 leke te rinj/liter karburanti per makinen tuaj. Them te pakten se nuk dihet se sa do te jete taksa totale qe do miratohet nga qeveria, si edhe rritja artificiale, qe pronaret e karburanteve rrisin nga xhepi i tyre sa here qe nje faktor i jashtem prek cmimin e naftes. Megjithese duhet thene se kete rradhe me ndryshimin e menyres se mbajtjes se rezerves, kompanive te naftes iu krijohen shpenzime shtese.

Me pak fjale ditet ‘e bukura’ kur e blinim naften me 167 leke/liter po mbarojne. Buxhetet tona familjare tashme do iu duhet te perballojne nje tjeter rritje ne shpenzimet e transportit. Mbetet per te pare nese ky efekt i shpenzimeve shtese do mbetet vetem tek buxhetet e familjeve te pasura (sic i quan qeveria jone familjet qe kane nje makine), apo do rendoje edhe mbi familjet pa makina permes pasqyrimit te kostove te rritura qe bizneset mund te bejne per produktet e tyre (buka, transporti urban, etj.) Kjo mbetet ende per t’u pare. Deri atehere shijoni pushimet verore dhe cmimin ende ‘te pelqyeshem’ te karburantit per makinen tuaj.

Nese mendoni se ky artikull eshte interesant dhe i dobishem, lutemi Pelqejeni dhe Ndajeni ate me miqte dhe te njohurit tuaj ne rrjetet sociale.

Na ndiqni ne Mediat Sociale: Instagram, You Tube, Facebook, Twitter, LinkedIn, Pinterest.

Leave a Reply

This site uses Akismet to reduce spam. Learn how your comment data is processed.