Shenohet Stuhi Vdekjeprurese ne Halkidiki te Greqise

Te gjithe jemi deshmitare te vorbulles se stuhise qe goditi Shqiperine pra dy netesh. Nje ngjarje krejt e pazakonte, qe ndodhi ne vetem disa minuta dhe per fat te mire shkaktoi vetem deme materiale.

Por, lajme te keqija vijne nga Greqia fqinje, e cila u godit nga nje stuhi e ngjashme, qe zgjati vetem 20 minuta, por qe rezultoi vdekjeprurese per 6 turiste te huaj. Behet fjale per 2 turiste ceke, 2 ruse dhe 2 rumune, te cilet humben jeten nga stuhia e tmerrshme ne Halkidiki, nje zone prane qytetit te Selanikut ne Greqi.

Sipas BBC, jane plagosur edhe 30 persona te tjere dhe demet materiale jane shume te medha. Stuhia e papritur i ka gjetur te papergatitur si vendasit ashtu edhe pushuesit e huaj ne kete pjese te Greqise. Ngushellimet dhe mendimet tona shkojne per familjaret e turisteve te pafat dhe per te lenduarit, te cilet ne mesin e pushimeve verore u gjenden ne qender te nje stuhie te tmerrshme verore.

Stuhi te tilla te ngjashme kane goditur edhe vende te tjera europiane si: Italine, Spanjen, etj. Mesa duket kapricot e motit duhet te jene nje element tjeter qe duhet marre parasysh kur mendojme per sigurine e pushimeve familjare.

Nese mendoni se ky artikull eshte interesant dhe i dobishem, lutemi Pelqejeni dhe Ndajeni ate me miqte dhe ndjekesit tuaj ne rrjetet sociale.

Na ndiqni ne Mediat Sociale:Instagram, You Tube, Facebook, Twitter, LinkedIn, Pinterest.

Leave a Reply

This site uses Akismet to reduce spam. Learn how your comment data is processed.