Zhvillime te Reja per Rastin e Vajzes se Abuzuar nga Babai

Te gjithe u njohem me rastin e vajzes 18 vjecare, e cila mori guximin te denonconte dhunen seksuale dhe jo vetem, qe ushtrohej nga babai i saj, te transmetuar ne emisionin Fiks Fare ne Top Channel. Per ata qe nuk kane patur rastin te njihen me kete histori me pare, mund te klikojne ketu per t’u informuar.

Pas arrestimit te prinderve te vajzes dje, sot ka patur zhvillime te reja, aspak te kendshme do thosha. Sic edhe pritej, familja e ka mohuar vajzen e dhunuar, duke i qendruar keshtu ne krah kryefamiljarit te tyre. I gjithe presioni i familjareve dhe te afermeve eshte drejtuar mbi gazetaret, te cilet mundesuan dokumentimin dhe publikimin e kesaj historie trishtuese.

Te them te drejten nuk habitem aspak nga veprimi i tyre, sepse nese gjerat do te funksiononin ndryshe ne ate familje, do ishte e pamundur qe abuzimi me vajzen te vazhdonte aq gjate (per tre vite rresht). Sot 18 vjecarja eshte ne moshe madhore, por gjendet e vetmuar dhe e lene vetem nga te gjithe te afermit e saj. Uroj qe shoqatat qe punojne me grate e dhunuar do munden t’i ofrojne asaj ndihmen e duhur psikologjike, qe te filloje ta nxjerre nga vetja helmin dhe tronditjen, qe i ka shkaktuar abuzimi i vjeter dhe tani mohimi i familjareve.

Ajo eshte viktime e fatit te saj te keq, qe e lindi ne nje ‘fole’ aspak te sigurte per te. Eshte viktime e nje mentaliteti te semure, qe per sy e faqe jane gati te mbulojne cdo krim monstruoz dhe te shtypin cdo shpirt te lire e krenar, qe nuk e pranon dhunen dhe e denoncon ate. Ajo eshte njekohesisht edhe viktime e nje shoqerie indiferente, qe mendon se te palarat e shtepise nuk duhet te nxirren ne shesh, dhe qe mbyll syte perpara fenomeneve te tilla aspak pjese te tradites shqiptare apo te botes se civilizuar.

Uroj qe vajza te jete mire dhe te qendroje e forte perpara presioneve nga te gjithe keta qe permenda me lart. Uroj te gjeje kohen dhe te plotesoje kerkesen e fundit te familjareve te saj qe t’iu ktheje florinjte e fejeses. Ndoshta kjo kerkese e fundit tregon me te vertete se sa vlen ajo ne syte e tyre. Uroj qe ajo te nise nje jete te re te qete e me njerez qe e duan. Ajo padiskutim e meriton nje gje te tille.

Burimi

Nese mendoni se ky artikull eshte interesant dhe i dobishem, lutemi Pelqejeni dhe Ndajeni ate me miqte dhe ndjekesit tuaj ne rrjetet sociale.

Na ndiqni ne Mediat Sociale:Instagram, You Tube, Facebook, Twitter, LinkedIn, Pinterest.

Leave a Reply

This site uses Akismet to reduce spam. Learn how your comment data is processed.