Shmanget per Mrekulli Tragjedia ne Detin Jon

Deti eshte nje nga gjerat me te pelqyera per momentin dhe ai mund te jete sa i bukur (si ne Foton e Dites sot), ashtu edhe shume i frikshem. Ka qene nje sukses i vertete i autoriteteve shqiptare shpetimi i skafit, qe pesoi dje defekt motorri ne afersi te Ishullit te Sazanit.

Skafi me flamur italian ka shpetuar per mrekulli disa ore perpara se te fillonte stuhia e tmerrshme e nates se kaluar. Autoritetet portuale te portit te Vlores dhe atij te Durresit, i jane pergjigjur me shpejtesi dhe seriozitet thirrjes se tyre per ndihme, duke derguar drejt tyre 3 anije shpetimi. Pas nje pune disa oreshe rreth ores 22.30 eshte bere e mundur rimorkimi i skafit drejt portit te Vlores.

Ne skaf gjendeshin 8 shtetas serbe, pjese e ekuipazhi dhe vizitoreve ne skaf. Te gjithe jane nxjerre ne breg shendoshe e mire, ndersa skafi padiskutim do kete nevoje per nderhyrje riparuese per te dale serisht ne det.

Pas nje nate te tmerrshme nen kercenimin e rrufeve, kercitjes se frikshme te bubullimave dhe shiut teper te rrembyer, eshte mire kur degjon se detet shqiptare nuk jane aq te pasigurte sa ndihemi kur degjojme vazhdimisht ngjarje fatale te mbytjes se pushuesve neper plazhet shqiptare.

Burimi

Nese mendoni se ky artikull eshte interesant dhe i dobishem, lutemi Pelqejeni dhe Ndajeni ate me miqte dhe ndjekesit tuaj ne rrjetet sociale.

Na ndiqni ne Mediat Sociale: Instagram, You Tube, Facebook, Twitter, LinkedIn, Pinterest.

Leave a Reply

This site uses Akismet to reduce spam. Learn how your comment data is processed.