Gripi i Syrit, Semundja qe te Ngjitet Fare Lehte

Sic ju kam treguar, javet e fundit ime bije kaloi semundjen e Lise se Dhenve. Nje siklet me vete, pasi semundja eshte shume e bezdisshme dhe akoma me e veshtire per t’u kaluar ne stinen e ngrohte. Gjithsesi, lajmi i mire eshte se tani ajo e ka marre veten nga Varicela dhe me ne fund beri serisht dush pas kaq ditesh perize ndaj ujit.

Por, me shqeteson nje veprim qe e ben keto dy ditet e fundit dhe ka te beje me ferkimin e syve, njehere njerin dhe njehere tjetrin. Une perpiqem ta ndaloj sa here e shoh, por nuk eshte e mundur ta ruaj pa pushim. Mbreme e ferkoi syrin e majte aq shume sa e skuqi. Ne ne shtepine tone kemi nje preparat te quajtur Loti i Syrit, qe e perdorim ne raste alergjish apo skuqje te syrit.

Ky eshte preparati qe une perdor kur me acarohen syte.
Nje paketim eshte per nje perdorim te vetem.

Mora ta perdorja te goca, mqs. syrin e kishte te skuqur, por nga udhezimet rezultoi se Loti i Syrit nuk lejohej per femije nen 3 vjec. Une jam shume e kujdesshme kur vjen puna tek ilacet apo produktet e tjera qe prekin trupin e njeriut. Gjithmone para perdorimit lexoj me kujdes fletet shoqeruese dhe asnjehere nuk i anashkaloj kufizimet dhe udhezimet qe shkruhen aty (as kur ma rekomandon mjeku). Ndaj u detyrova te mos ia prekja fare syrin.

Simptomat e Gripit te Syrit

Sot skuqja i ka ikur, por ajo vazhdon te kruaje syte. Jam merakosur se degjova qe ka rene si epidemi nje semundje e quajtur: Gripi i Syrit. Disa nga simptomat jane:

  • Kruajtje e syve,
  • Skuqje e syve,
  • Lotim i vazhdueshem i syve.

Gripi i Syrit eshte nje lloj infeksioni qe zhvillohet ne siperfaqen e syrit. Nese nuk kurohet si duhet mund te kete pasoja teper te rrezikshme, deri edhe humbjen e shikimit. Njesoj si gripi i zakonshem perhapet permes kontaktit te cdo lloji me personin e semure dhe eshte lehtesisht i ngjitshem.

Ja si duket nje sy i infektuar nga semundja e Gripit te Syrit.
Ja si duket nje sy i infektuar me semundjen e Gripit te Syrit.

Une do e mbaj nen vezhgim time bije edhe keto dy dite, dhe nese syri i skuqet serisht apo i loton (deri tani nuk ka pasur lotim), do e coj te okulisti. Gjithsesi, nje mendje me thote se syte i acarohen edhe nga alergjia, pasi ajri keto dite ka qene shume i ngarkuar me pluhura nga ererat dhe me lageshti si perpara shiut.

Keshilla per Shmangien e Gripit te Syrit

Beni kujdes miq te dashur! Ndiqni keto keshilla per ta ruajtur veten nga Gripi i Syrit:

  1. Kurdo qe shihni njerez me sy te skuqur apo te lotuar, shmangni kontaktet me ta, mundesisht mos rrini ne te njejtin ambjent me ta.
  2. Njekohesisht nese shihni se syte tuaj apo te femijeve tuaj shfaqin problemet e permendura me lart, duhet me patjeter te shkoni te okulisti per vizite.
  3. Perdorni peshqire individuale per fshirjen e fytyres.
  4. Jastekun ku vini koken duhet ta perdorni vetem ju.
  5. Sa me pak ose aspak kontakte me familjaret e personat e tjere.

Keto masa do ndihmojne qe te mos perhapet virusi i gripit te syrit edhe te familjaret tuaj. Nje kujdes i vogel sot, do iu shmangte shume probleme me nje semundje, qe lehtesisht i ngjitet te gjithe anetareve te familjes.

Qofshi shendoshe!

Per te pare produkte fantastike te nevojshem per ju dhe familjen tuaj, ju ftojme te vizitoni FAMILY+ e-SHOP. Klikoni mbi emrin e dyqanit per te pare Listat me Produktet e perzgjedhura sipas kategorive. Lutemi mbani parasysh se faqja jone permban linja promovimi per produkte. Blerja e produkteve qe ne promovojme kontribuon ne ecurine e suksesshme te punes tone. Faleminderit!

Nese mendoni se ky artikull eshte interesant dhe i dobishem, lutemi Pelqejeni (LIKE) dhe Ndajeni (SHARE) me miqte dhe ndjekesit tuaj ne rrjetet sociale.

Na ndiqni ne Mediat Sociale: Instagram, You Tube, Facebook, Twitter, LinkedIn, Pinterest.

Leave a Reply

This site uses Akismet to reduce spam. Learn how your comment data is processed.