A e dini se: Cfare fshihet pas Aplikacionit FaceApp, qe te tregon si do dukesh kur te plakesh?

Ngado neper facebook mund te shohesh njerez, qe ndajne me miqte dhe ndjekesit e tyre foto se si do duken kur te plaken. Eshte nje forme argetuese qe i perfshin te gjithe dhe deri tani eshte provuar nga 80 milione njerez ne te gjithe globin.

Aplikacioni FaceApp, qe e ben te mundur kete shnderrim virtual ka terhequr vemendjen e eksperteve te sigurise online, per vete faktin se ne vetem 27 muaj jete ka patur nje perhapje kaq virale. Po cfare thone ekspertet per sigurine e fotove tona selfie, qe shkrepim kur behemi pjese e ketij aplikacioni? Ata, (ekspertet) nuk jane aspak optimiste sa pjesa tjeter e njerezve ne bote.

Ekspertet kane zbuluar se ky aplikacion eshte ndertuar nga nje kompani me qender ne Shen Peterburg, Rusi (pavaresisht se ne site-in e tyre shkruajne SHBA, per te rritur besueshmerine). Fotot tona, te mbledhura gjate perdorimit te aplikacionit, ruhen ne serverat e kesaj kompanie ne menyre te fshehte dhe jashte cdo ligji per ruajtjen e te dhenave personale apo etike profesionale. Politikat e kompanise per mbrojtjen e te dhenave te perdoruesve jane te paqarta dhe shume te pergjithshme, citojne ekspertet.

Po per cfare i do fotot tona kompania ruse? Ekspertet nuk munden te japin nje pergjigje te sakte per kete gje. E vetmja gje qe me vjen ne mendje eshte ndertimi i nje programi boteror per njohjen e fytyrave, te ngjashem me ato qe shohim ne filmat me spiunazh te Hollivudit.

Ndersa ne argetohemi e mendojme bravo i qofte atij qe e ka shpikur nje loje te tille, padashje dhe me deshire jemi bere pjese e keqperdorimit te te dhenave tona personale. Te dashur miq! Evitoni perdorimin e aplikacionit Faceapp nga miqte dhe te njohurit tuaj. Ndajeni kete artikull me ta ne menyre qe t’i informoni se cfare iu ndodh nese e perdorin ate. Ruajtja e te dhenave personale, ne rradhe te pare, eshte detyre e cdonjerit prej nesh, duke treguar kujdes me mos-shperndarjen e tyre ne site te pabesueshem dhe mashtrues.

Burimi

Lexoni perditesimin e sotem ne lidhje me kete ceshtje:

Perditesim: FBI-se i Kerkohet te Investigoje Aplikacionin FaceApp

Leave a Reply

This site uses Akismet to reduce spam. Learn how your comment data is processed.