A e dini se: Cili eshte Afati i Ri i Skadimit per Kartat e Identitetit Kete Vit?

Mua me ka mbaruar karta e identitetit dhe nuk kam vrapuar ta rinovoj, se qeveria na lajmeroi se afati i vlefshmerise se kartave ID u zgjat deri me 31.12.2019.

Sot ministri i brendshem z. Lleshaj ka dale ne rrjetet sociale me nje lajmerim se kjo date tashme ka ndryshuar. Data e fundit e vlefshmerise se Kartave te Identitetit eshte 30.09.2019. Pra duke filluar nga data 1 Tetor 2019 kartat tona ID nuk do pranohen si dokumenta identifikimi.

Me pak fjale duhet te vrapoj te rinovoj karten dhe pasaporten per veten dhe familjaret e mi. Dhe kjo nuk eshte kaq e kollajshme: Nje cift dokumentash identifikimi (karta ID dhe pasaporta biometrike) kushton mbi 15,000 leke te rinj (bashke me dokumentat qe duhen pergatitur per rinovimin). Ndaj ne familjen time me duhen mbi 60,000 leke te rinj per ta bere rinovimin pikerisht tani perpara pushimeve verore dhe fillimit te shkolles ne shtator. Kjo eshte nje shume per te cilen buxheti yne familjar nuk eshte i pergatitur per t’a perballuar tani. Nga ana tjeter, nese i bejme dot gati leket, do na duhet te perballemi me rradhe te gjata se kjo eshte periudha qe vijne emigrantet, qe do ndikojne ne shtimin e rradhes per rinovimin e dokumentave.

E shkruajta kete njoftim per t’iu informuar edhe ju miq te dashur, qe te mos gjendeni pa pergatitur, njesoj si une, nga ky ndryshim i papritur i dates se skadimit te ID nga ana e qeverise. Ende nuk e kuptoj se perse ndodh kjo gje. Me siguri qe arsyeja e afrimit te dates se skadences se kartave ID nuk mund te jete e njetja me arsyen perse ky afat u shty heren e pare: zgjedhjet lokale. Kush e di -:)

Burimi

Nese mendoni se ky artikull eshte interesant dhe i dobishem, lutemi Pelqejeni dhe Ndajeni ate me miqte dhe ndjekesit tuaj ne rrjetet sociale.

Na ndiqni ne Mediat Sociale: Instagram, You Tube, Facebook, Twitter, LinkedIn, Pinterest.

Leave a Reply

This site uses Akismet to reduce spam. Learn how your comment data is processed.