Perditesim: FBI-se i Kerkohet te Investigoje Aplikacionin FaceApp

Besoj shume nga ju keni lexuar artikullin e mbremshem ne lidhje me dyshimet qe shfaq Aplikacioni FaceApp i shperndare permes facebook. Nese nuk keni patur rastin ta lexoni, lutemi klikoni ketu per t’u njohur me permbajtjen e tij.

Sot ka patur zhvillime te reja ne lidhje me kete ceshtje. Sic shkruan BBC, nje senator amerikan e vlereson kete ceshtje si ceshtje te sigurise kombetare dhe i ka kerkuar FBI-se nje leter publike, ku i kerkon te hetoje ne lidhje me kete aplikacion dhe menyren se si i perdor te dhenat kompania ruse.

Senatori Chuck Schumer e ka quajtur cfare po ndodh me kete aplikacion si ‘teper shqetesuese’, pasi me miliona qytetare amerikane e kane perdorur ate, duke mundesuar edhe marrjen e te dhenave te tyre personale nga kompania qe ka bere FaceApp. I shqetesuar per mjegullen, qe shoqeron menyren e perdorimit te ketyre te dhenave nga kompania ruse, ai eshte i shqetesuar per mundesine e nje nderhyrje te nje lloji te ri ne zgjedhjet presidenciale amerikane me 2020.

Do presim te shohim nese FBI-ja do filloje nje hetim ne lidhje me kete ceshtje. Deri atehere e vetmja keshille qe mund te ndajme me ju te dashur miq eshte te tregoni kujdes se kujt i jepni akses tek te dhenat tuaja konfidenciale.

Source

Nese mendoni se ky artikull eshte interesant dhe i dobishem, lutemi Pelqejeni dhe Ndajeni ate me miqte dhe ndjekesit tuaj ne rrjetet sociale.

Na ndiqni ne Mediat Sociale: Instagram, You Tube, Facebook, Twitter, LinkedIn, Pinterest.

Leave a Reply

This site uses Akismet to reduce spam. Learn how your comment data is processed.