A e dini se: Gruaja mund te ngelet Shtatzene edhe kur eshte Shtatzene?

Tingellon pyetje shume e cuditshme kjo e titullit apo jo? Duket sikur dikush ka ngaterruar fjalet. Ne te vertete JO, pyetja qe shtrohet eshte e sakte dhe i referohet nje fenomeni teper te rralle. E kam fjalen per fenomenin ‘Superfetation’, apo e thene shqip eshte fenomeni i krijimit te dy barrave te vecanta ne placenta te ndryshme. Ne nje rast te tille, trupi i gruas prodhon perseri veze edhe pse ajo eshte tashme shtatzene me nje embrion te formuar. Veza e dyte fekondohet serisht dhe ne keto kushte kemi dy shtatzani me diference jo me shume se 1 muaj mes tyre. Ky fenomen eshte i ndryshem nga ai i binjakeve nga nje veze, qe quhet ‘superfekondim’; ne kete rast barra e dy binjakeve eshte ne te njejten placente.

Fenomeni i ‘Superfetation’ eshte permendur qe ne lashtesi nga Aristoteli dhe Hipokrati. Ata vleresonin se ky fenomen ndodhte rralle tek njerezit, por edhe tek kafshet. Rezultati eshte lindja e dy apo me shume binjakeve, te cilet konsiderohen binjake pavaresisht se i madhi eshte me i zhvilluar (pasi eshte krijuar me heret) sesa e vogli. Nje rast teper i rralle i ketij fenomeni, eshte ai i zonjes ne Lindjen e Mesme, qe pasi lindi nje djale, brenda nje muaji lindi edhe dy binjake, rezultat i nje barre te dyte ne nje placente te dyte. Cudia me e madhe e ketij rasti ishte se edhe pse zonja kishte kaluar gjithe proceduren e shtatzanise dhe lindjes se pare, askush (as mjeket) nuk e kishin zbukuar barren e dyte.

Ndoshta kjo eshte arsyeja perse mjeket jane bere me alert per raste te tilla dhe kjo ka bere te mundur qe rastet e fundit te identifikohen brenda tremujorit te pare te shtatzanise dhe te ndiqen me procedura te vecanta nga ana e mjekeve. Deri me sot numerohen 10 raste te tilla ne bote dhe rasti i fundit ishte ai i lindjes se dy binjakeve ne Australi. Personat qe kane fatin te kene nje ndodhi te tille ne jeten e tyre mund te konsiderohen si persona te shenjuar nga fati. Na shkruani se cfare mendoni ju ne lidhje me kete fenomen te rralle te natyres.

Source

Nese mendoni se ky artikull eshte interesant dhe i dobishem, lutemi Pelqejeni dhe Ndajeni ate me miqte dhe ndjekesit tuaj ne rrjetet sociale.

Na ndiqni ne Mediat Sociale: Instagram, You Tube, Facebook, Twitter, LinkedIn, Pinterest.

Leave a Reply

This site uses Akismet to reduce spam. Learn how your comment data is processed.