Skandal – Perdhunohet e Mitura ne Ambjentet e Shkolles ne Durres

Nuk eshte mbushur ende 1 vit nga perurimi i shkolles se re ne Arapaj te Durresit, kur ajo mbulohet me nje skandal te padegjuar me pare. Tre jave me pare, nje nxenese e mitur e shkolles 9-vjecare “Myslim Hida” eshte lidhur dhe perdhunuar ne ambjentet e shkolles nga nje grup djemsh.

Behet fjale per nje vajze vetem 8 vjece, nxenese e klases se 3-te, dhe 5 djem te moshes 15 – 17 vjec. Keta te fundit e kane marre vajzen, e kane cuar ne katin e fundit te shkolles, e kane lidhur dhe kane kryer marredhenie seksuale me dhune me te. Ne fund, ata jane larguar duke e lene vajzen e vogel te lidhur. Kane qene mesues te shkolles, qe e kane gjetur vajzen ne ate gjendje te tmerrshme dhe qe me pas kane bere qe ajo te rrefehet se cfare ka ndodhur me te dhe ia kane referuar rastin drejtorise se policise vendore.

As nuk mundem dhe as nuk dua ta imagjinoj traumen e vajzes se mitur dhe te prinderve te saj pas ketij skandali. Mendimet dhe lutjet e mia shkojne per ta qe te gjejne force te perballen me kete ngjarje te rende, qe iu ka ndodhur.

Mesohet se Policia e Durresit e ka mbajtur te fshehte nga publiku dhe mediat kete ngjarje. Arsyet per kete i dine vetem drejtuesit e kesaj policie. Mesohet se deri tani eshte shpallur ne kerkim vetem nje 16 vjecar ne lidhje me kete ngjarje.

Jam ende shume e tronditur dhe shume e trishtuar qe duhet te ndaj me ju lajme te tilla te kobshme. Por mendoj se cdo prind duhet te hape syte e te kuptoje se ngjarje te tilla te tmerrshme mund te prekin edhe mosha kaq te vogla. Kontrollojini femijet tuaj gjate gjithe dites ne keto dite te pushimeve verore. Mos i lini femijet te largohen nga shtepia pa adrese.

Nje apel i fuqishem shkon edhe per mesuesit, te cileve familjet u besojne femijet e tyre kur shkojne ne shkolle. Te nderuar mesues, lerini kafet, thashethemet dhe celularet kur jeni ne orarin e punes. Kushtojini vemendje nxenesve qe keni nen pergjegjesi, ne menyre qe te mos i shtoni skandale te tilla shkolles shqiptare. Drejtorite e shkollave duhet te sigurojne ambjentet e shkollave, qe aty te mos hyjne e dalin lirisht njerez qe nuk kane pune aty.

Urojme qe autoret e kesaj ngjarje te rende te kapen dhe te denohen sipas ligjeve ne fuqi.

PERDITESIM: Pas berjes publik te rastit ne fjale, policia ka bere publike disa te dhena ne lidhje me ngjarjen e shemtuar. Numri i agresoreve ka qen 2, dhe njeri prej tyre ishte shok me vellain e vajzes (16 vjecari qe tashme eshte i arrestuar). Ai e ka joshur vajzen e vogel me cokollata e pije deri ne brendesi te shkolles. Djali tjeter i moshes 13 vjecare po ndiqet ne gjendje te lire.

Burimi

Nese mendoni se ky artikull eshte i dobishem per te gjithe prinderit, lutemi shperndajeni ate tek te gjithe miqte dhe ndjekesit tuaj ne rrjetet sociale.

Na ndiqni ne Mediat Sociale: Instagram, You Tube, Facebook, Twitter, LinkedIn, Pinterest.

Leave a Reply

This site uses Akismet to reduce spam. Learn how your comment data is processed.