Thirrja e Fundit per Pushimet Verore – Zgjidhni me Mencuri

Javen qe kaloi beme nje sondazh ne faqen tone te Facebook. I pyetem lexuesit tane per menyren se si i planifikonin pushimet e tyre verore. Sipas mendimit te 150 ndjekesve tane, qe u bene pjese e ketij sondazhi, vetem 37% e tyre merrnin kohe t’i planifikonin pushimet verore 3 – 6 muaj perpara. Pjesa me e madhe fillonin te mendonin per pushimet ne momentet qe e shihnin veten te veshur me menge te shkurtra -:)

Une jam vete njera prej tyre dhe me shijon qe te mos bej plane afatgjata per pushimet, si ato verore, edhe per dimeroret. Preferoj te zgjedh ne momentin e fundit, sepse me duket se pushimet behen me emocionuese ne kete menyre. Dhe duhet ta them, qe jo pak here jam gjetur perpara surprizave jo edhe aq te kendshme, por i kam marre ato me sportivitet dhe i kam dhene zgjidhje edhe me te mira se e para.

Rezultatet e sondazhit tone duhet te sherbejne per agjensite turistike dhe ato te udhetimeve per te promovuar fort online ofertat e tyre te momentit te fundit, pasi mund te gjejne kliente qe te emocionuar nga ofertat te zgjedhin t’ia besojne atyre pushimet e tyre.

Mes shume opsioneve qe ofrohen sot per te bere pushimet verore, une do rekomandoja plazhin per kete periudhe te vitit. Dhe kur them plazhin e kam fjalen per pushime ne bregdet.

Foto e Detit te Argjendte marre ne Plazhin e Golemit, Kavaje

Jane shume arsye qe e mbeshtesin propozimin tim si:

  • Pushimet ne bregdet jane shume relaksuese (shume e nevojshme pas disa muajve pune te lodhshme)
  • Klima ne bregdet eshte me e fresket (nje gje shume e deshiruar ne mes te vapes perveluese te veres)
  • Bregdeti ofron nje kombinim perfekt te mjediseve te ndryshme (rera, toka, gjelberimi, deti, dielli, etj.), qe ndihmojne ne rritjen e aftesive motorrike te femijeve te vegjel
  • Perendimet e diellit ne plazh jane shume romantike
  • Vetite kuruese te ujit dhe ajrit te detit
Perendim i mrekullueshem marre tek rrethrrotullimi i Plazhit, Golem, Kavaje

Jam e sigurt se shumica prej jush e miratojne listen time te arsyeve per te vajtur ne bregdet, por nuk iu duket shume emocionuese pasi e kane degjuar edhe nga te tjere. Per ta bere pak me te vecante rekomandimin tim, une do ndalesha te arsyeja e fundit, per t’iu shpjeguar pak me gjate se cfare vetish konkrete sheruese kane uji dhe ajri i detit.

Foto e marre ne bregdetin e Golemit, Kavaje

Vetite Kuruese te Ajrit te Bregdetit

Ajri ne bregdet permban disa lloje kriperash minerale si: sodiumi, magnezi, kloruret, jodi, kalciumi, potasi, bromi dhe silikoni. Keto elemente jane shume te vlefshme per trupin e njeriut, sidomos per personat qe vuajne nga semundje te aparatit te frymemarrjes. Kjo ben qe ajri i detit te kuroje semundjet e meposhtme:

  • Problemet alergjike me marrje fryme
  • Bllokimi i sinuseve
  • Problematikat e shkaktuara nga duhanpirja
  • Lehteson azmen
  • Ndihmon ne rikuperimin nga i ftohti dhe nga bllokimet e tjera te rrugeve te frymemarrjes
  • Problemet me frymemarrjen nga ajri i ndotur
  • Lehteson dhe Permireson gjendjen e personave qe vuajne nga tiroidet, qe kane mungese jodi. Por eshte i rrezikshem per personat qe vuajne nga tiroidet, por kane teprice jodi.

Vetite Kuruese te Ujit te Detit

Dy jane semundjet te cilat kurohen nga uji i detit, sebashku me nxehtesine e reres dhe ajrin e detit:

  • Semundjet e Lekures (rrjepjet e lekures, psoriazen, inflamacionet e ndryshme te lekures, pucrrat).
  • Semundjet e Kockave dhe Reumatizmin (deformimet e kockave, thyerjet e kockave, osteoporoza, spondiliatroza, reumatizmi, artriti, etj.

Eshte e rendesishme qe ndersa kaloni kohe ne bregdet, te mos rrini gjithe diten te beach bari, por te perfshiheni ne sa me shume aktivitete tipike plazhi (not, banjo dielli, shetitje ne breg te detit, vrap, ndonje sport, etj.) Kjo gje ben qe te permiresohet metabolizmi, te humbni peshe, te tonifikoni trupin dhe te forconi imunitetin tuaj. Gjate kohes qe jemi ne plazh, zemra kryen qarkullim me te mire te gjakut dhe kjo ben qe trupi te jete me i relaksuar, dhe ju te mos ndjeni stres.

Foto perendimi dielli e marre tek Bar Restorant “Serena” ne Plazhin e Golemit, Kavaje

Kujdes duhet te tregoni gjate kohes qe ekspozoheni ne diell, qe te mbroheni nga rrezet e forta te diellit. Per kete duhet te aplikoni kremera me faktor mbrojtes sipas ndjeshmerise se lekures. Femijet dhe personat me pak pigment (me lekure shume te bardhe) duhet te perdorin kremera me faktor mbrojtes SPF 30 – SPF 50. Te tjeret mund te fillojne dy ditet e para me krema ne faktor SPF 20 dhe te vazhdojne me tej me aplikimin e vajit te plazhit, qe ndihmon per nje nxirje perfekte te lekures. Na lejoni t’iu propozojme nje produkt cilesor e te garantuar per te gjithe familjen: Kremi Mbrojtes kunder Diellit GARNIER AMBRE SOLAIRE, ky qe shihni ne foto. Ofrohet me tre nivele mbrojtje: SPF 20, SPF 30 dhe SPF 50. Tani e merrni me £4, nje oferte fantastike prej 66% ulje nga cmimi fillestar. Klikoni mbi foto per te blere kete produkt dhe nje krem tjeter fantastik kunder mushkonjave.

Pervec ketyre te mirave te shendetit fizik, plazhi ofron edhe gjera te tjera te mrekullueshme per t’i dhene shijen e duhur pushimeve verore. Kafeja e mengjesit me flladin e detit, panorama e mrekullueshme, ushqime te fresketa dhe shume te shijshme, darka nen diellin qe perendon, lodra per femijet, jeta e nates dhe njohje te reja.

Lojra per Argetimin e Femijeve dhe te Rriturve pergjate Shetitores buze reres ne Golem, Kavaje

Per te gjithe ju qe ende nuk keni vendosur ku te shkoni per pushime, une do rekomandoja fort bregdetin shqiptar, sidomos pjesen e bregdetit Adriatik (Golemi, Gjiri i Lalezit, Kepi i Rodonit, Qerreti), ku bregdeti kombinohet me pyjet e pishave, qe i rrisin efektet kuruese qe permendem me lart. Mjeket keshillojne qe bebet ne vitin e pare te jetes te mbahen ne ajer deti dhe pishash per te ndihmuar zhvillimin e shendetshem te mushkrive te tyre te vogla.

Foto e pishave te Kompleksi “Pishat e Buta”, ne Plazhin e Golemit, Kavaje.
Ajri i detit i kombinuar me aromen e pishave dhe hijen e tyre natyrale dhuron momente freskie dhe relaksi te vecante.

Uroj qe pasi te keni lexuar kete artikull te jeni me te mire-informuar ne lidhje me zgjedhjen e vendit ku do te pushoni kete vit. Mbi te gjitha, mos harroni se pushimet e bukura i bejne vete njerezit dhe pozitiviteti i tyre. Kudo qe te pushoni, mos harroni te relaksoheni, te argetoheni shume, dhe t’ia shkelni pak me ushqimin dhe gjumin e mengjesit. Ne fund te dites keto jane arsyet perse mezi i presim me padurim te shkretat pushime. Ju uroj nje Vere Fantastike dhe Pushime te Bukura!

“Cdo here qe qendroj perpara nje plazhi te bukur, me duket se valet e detit me peshperisin: nese zgjedh gjerat e thjeshta dhe gjen lumturi ne thesaret e vogla te natyres, jeta nuk ka perse te jete e veshtire per ty.”

Nese mendoni se ky artikull eshte interesant dhe i dobishem, lutemi Pelqejeni dhe Ndajeni ate me miqte dhe ndjekesit tuaj ne rrjetet sociale.

Na ndiqni ne Mediat Sociale: Instagram, You Tube, Facebook, Twitter, LinkedIn, Pinterest.

Leave a Reply

This site uses Akismet to reduce spam. Learn how your comment data is processed.