Dedikim: Gezuar Ditelindjen Nena XHENI!

Sot eshte ditelindja e Nena XHENIT, nje nga bashkepunetoret me te dashura te blogut tone. Nuk e themi se sa vjec mbush, se askush nuk do ta besonte-:) Duket se pasioni dhe dashuria per gjerat e bukura e mbajne gjithmone te re dhe te bukur Nena Xhenin.

E dashur Nena Xheni,

GEZUAR DITELINDJEN!

U BEFSH 100 VJECE!

Per ne eshte nje lumturi e madhe mundesia per te punuar sebashku dhe per te ndare per lexuesit tane, pervojen dhe talentin tuaj per gatime te shkelqyera, te shijshme dhe shume te shendetshme. Recetat tuaja te mrekullueshme, te vjetra dhe te reja, jane nje vlere e shtuar per blogun tone dhe per lexuesit, qe e pelqejne dhe e ndjekin me kersheri rubriken tone “Recete nga Nena Xheni”.

Na lejoni t’iu japim urimet tona me te mira per ditelindjen tuaj. Paci vetem gezime e dite te bukura. Na lejoni te perkulemi me mirenjohje perpara duarve tuaja te arta dhe dashurise me te cilen realizoni recetat, qe ne brezi me i ri te mesojme te gatuajme gatime te shijshme. Duket se paska qene fati juaj te mesoni breza gjithe jeten … dikur duke iu mesuar femijeve te shkruajne e te lexojne, dhe tani duke ndihmuar amvisat dhe te apasionuarit pas gatimit qe te perfeksionojne aftesite e tyre ne kuzhine.

Faleminderit per durimin dhe kohen qe merrni per te shpjeguar me hollesi dhe pa u kursyer te gjitha detajet e gatimeve. Na falni per ndonje bezdi te vogel qe iu kemi shkaktuar ndersa fotografojme cdo faze te realizimit te recetave. E gjitha kjo behet me deshiren per te dhene me te miren per lexuesit tane.

Urojme qe dita e sotme te jete e mrekullueshme per ju dhe familjen tuaj!

Me dashuri e mirenjohje,

Stafi i FAMILY+ Blog

Nese doni te bashkoheni me urimet tona per ditelindjen e Nena Xhenit, lini komentin tuaj me poshte. Me kenaqesi ju bejme me dije projektin me te ri per te cilin po punojme me Nena Xhenin dhe qe pritet te dale se shpejti. Behet fjale per nje liber me receta per byreket e mrekullueshem te Nena Xhenit, qe do kete edhe disa surpriza te vogla brenda. Nderkohe, si nje dhurate per te gjithe ju, po ju rendisim ketu poshte disa nga recetat e mrekullueshme, qe Nena Xheni ka ndare ne Blogun tone; klikoni mbi foto per te pare receten e plote:

Si te gatuajme Kulac me Miell Misri – Recete nga Nena Xheni
Bakllavaja Verore – Recete nga Nena Xheni
Supe e Shendetshme me Leng Mishi – Recete nga nena Xheni
Nje Menyre Tjeter Si te gatuajme Buranine
Sallate Speciale me Sardele – Recete nga Nena Xheni
Nje Menyre Tjeter per te gatuar Byrekun me Spinaq
Si te gatuajme Sultiac te Shendetshem – Recete nga Nena Xheni

Nese mendoni se ky artikull eshte interesant dhe i vlefshem, lutemi Pelqejeni dhe Ndajeni ate me miqte dhe ndjekesit tuaj ne rrjetet sociale.

Na ndiqni ne Mediat Sociale: Instagram, You Tube, Facebook, Twitter, LinkedIn, Pinterest.

Leave a Reply

This site uses Akismet to reduce spam. Learn how your comment data is processed.