Mjalti i Florinjte – Pergatitja qe duhet te keni ne shtepite tuaj

Keni degjuar ndonjehere per ‘Mjaltin e Florinjte’? Jam e sigurte qe tani po pyesni veten: Ku qendron hileja tek kjo pyetje per sa kohe qe mjalti vete eshte me ngjyre te florinjte, edhe pse se e quajme ngjyre mjalti. Ne fakt, nuk po i referohem aspak ngjyres ne vetvete sesa, kombinimit fantastik te Mjaltit dhe Tumerikun. Rezultati i ketij kombinimi eshte nje antibiotik natyral shume i fuqishem, qe konkuron denjesisht ilacet farmaceutike qe ne jemi mesuar te perdorim.

Arsyeja perse se fundmi njerezit po besojne gjithnje e me shume tek ky produkt eshte aftesia e njohur e mjaltit per t’i luftuar infeksionet pa krijuar bakterie rezistente ne trup. Bazuar ne nje studim te botuar ne Revisten Europiane per Semundjet Infektive dhe Mikrobiologjikisht Klinike (The European Journal of Clinical Microbiology and Infectious Diseases), studiuesit kane zbuluar se mjalti eshte ne gjendje te shkaterroje cdo bakter ne te cilat eshte testuar. Mjalti eshte nje produkt qe aplikohet nga jashte ose mund te konsumohet si cdo ushqim tjeter duke u gelltitur.

Arsyeja e dyte perse ‘Mjalti i Florinjte’ po behen gjithnje e me shume i njohur eshte perberesi tjeter: Tumeriku. Ky i fundit eshte nje tjeter mrekulli e natyres me nje seri perfitimesh per shendetin: aftesi sheruese, antoksidant, anti-inflamator, antiseptik, antibakterial dhe kunder mykut. Kombinimi i Tumerikut me Mjaltin nuk eshte i ri, perkundrazi ka ekzistuar prej mijera vitesh dhe eshte perdorur per te kuruar: dispepsine, gripin dhe ftohjen, astmen, tensionin e larte te gjakut, sheqerin e larte ne gjak, artritin, diabetin, semundjet e zemres, depresionin dhe ankthin, pezmatimin e plageve dhe djegiet, ekzemat, psoriasis dhe aknet dhe per plakjen (mbron mel├žine dhe veshkat). Nga ana tjeter, ‘Mjalti i Florinjte’ nxit prodhimin dhe funksionimin e qelizave imunitare, qe mbrojne organizmin nga semundjet. Kombinimi Mjalte – Tumerik eshte ne gjendje te veproje me sukses ndaj nje mori bakteriesh dhe kerpudhash qe njihen si shkaktare te infeksioneve ne trupin e njeriut.

Pergatitja dhe Perdorimi i Mjaltit te Florinjte

Perziejme nje luge caji tumerik te bluar me 1/4 gote mjalte origjinal, i perziejme mire. Une e pergatis ne nje gote dhe ne fund e mbuloj me leter plastike, qe perdoret ne kuzhine. Perzierja ruhet ne temperature ambjenti. Kujdes! Perziejeni Mjaltin e Florinjte cdo here perpara se ta konsumoni. Sasia qe duhet te konsumoni cdo here nga kjo pergatitje e cmuar eshte 1/2 luge caji; ne rast se jeni ftohur apo ju ka zene gripi, mund ta merrni kete doze disa here ne dite, derisa te permiresoheni. Lereni ‘Mjaltin e Florinjte’ qe t’iu shkrije vete ne goje ne menyre qe te perthithet me kollaj nga trupi.

Tani eshte koha kur eshte marre mjalti i ri dhe ky i pari eshte ai i luleve te pranveres, i perdorshem edhe per femije (por jo per femije nen 2 vjec). Une do rekomandoja qe per pergatitjen e ‘Mjaltit te Florinjte’ te perdorni mjaltin e dyte, qe fillon te pritet kete jave dhe sidomos mjaltin e geshtenjave nga Veriu i Shqiperise. Une per vete e pergatis kete kombinim cdo vit kur fillon stina e ftohte. Qekur kam filluar ta perdor, ndjej se semurem me rralle nga gripi dhe se imuniteti im eshte permiresuar. Jua rekomandoj edhe juve ta keni nje pergatitje te tille ne shtepite tuaja miqte e mi. Per ata qe jetojne ne Shqiperi, mund ta gjeni tumerikun e bluar tek hipermarketi te TEG-u. Me shkruani nese keni ndonje pyetje per ‘Mjaltin e Florinjte’ dhe per pervojat tuaja me perdorimin e tij. Qofshi Mire!

Nese mendoni se ky artikull eshte interesant dhe i dobishem, lutemi Pelqejeni (Like) dhe Shperndajeni (Share) te miqte dhe ndjekesit tuaj ne rrjetet sociale.

Na ndiqni ne Mediat Sociale: Instagram, You Tube, Facebook, Twitter, LinkedIn, Pinterest.

Lexoni me shume RECETA VEGJETARIANE.

Leave a Reply

This site uses Akismet to reduce spam. Learn how your comment data is processed.