Si te Gatuajme Cheesecake Super te Shijshem ne Kushtet e Shtepise

Cheesecake eshte nje nder embelsirat me te lehta, qe mund te gjeni verdalle, ndaj une e pelqej shume dhe e pergatis here pas here. Ne nje nga tentativat e mia, perfundova ne nje version te cheesecake pak ndryshe nga ai klasiku, qe njohin shumica e njerezve. Ky version nuk ka nevoje per pjekje dhe pergatitet shume lehte. Sot mendova ta ndaj receten e tij me ju. Ja ku po filloj me receten:

Perberesit:

85 gr biskota, une perdor biskota integreale

2 luge supe sheqer kaf

5 luge supe gjalp te shkrire

340 gr salce kosi jo te tharte, ose kos te embel qe shitet me kutia

1 luge supe leng limoni te porsashtrydhur

Lekuren e nje gjysme limoni jeshil (lime)

340 gr panna (ose 3 kuti panna te vogla)

Mjalte ose recel, sipas deshires

Pergatitja:

Shkermoqni biskotat me dore ose ne nje mikser, ose duke i futur ne nje qese plastike dhe duke i goditur ne cekic kuzhine. I hedhim biskotat e thermuara ne nje tas, shtojme aty edhe gjalpin e shkrire dhe i perziejme derisa pluhuri i biskotave ta thithi gjalpin plotesisht. Marrim nje tave rrumbullake, qelq ose qeramike, me madhesi mesatare dhe e shperndajme masen e pergatitur ne fundin e saj duke e niveluar me duar. E leme masen te pushoje menjane per te pakten 30 minuta.

Per pergatitjen e shtreses se dyte te embelsires, marrim nje tas dhe hedhim ne te: kosin, lengun e limonit, lekuren e limonit jeshil, sheqerin dhe kremin e qumeshtit (pana). Me ndihmen e mikserit elektrik e rrahim perberjen ne tas, derisa te behet homogjene.

Marrim taven me perberjen e biskotave me gjalp dhe shtrojme mbi te kremin e pergatitur, duke e shperndare ne menyre te barabarte mbi biskotat. E vendosim embelsiren ne frigorifer per 3 – 4 ore, qe kremi te behet edhe me kompakt. E nxjerrim cheesecake nga frigoriferi dhe nese deshironi mund t’i shtoni recel apo ndonje prevede te shijshme (mua me pelqen pa recel, pasi eshte me i lehte). Tani embelsira eshte gati per t’u shijuar. E sherbejme ne pjata embelsire ne racione (si per torte) dhe e shoqerojme me nje gote vere te bardhe paksa te ftohur. Ju befte mire!

“Embelsirat jane si kenge qe te bejne te ndihesh mire, ndersa embelsirat me te mira iu bejne te vallezoni.” – Shef Edward Lee

Cheesecake kam filluar ta gatuaj ne shtepi ne periudhen kur mbaja dieten per te tejkaluar nje situate teper te rrezikshme me trigliceridet dhe kolesterolin e keq. Qe atehere jam dashuruar me te dhe e gatuaj ne menyra te ndryshme (ndonjehere tjeter do iu sjell receta te tjera per cheesecake). Ju ftoj ta provoni edhe ju ne shtepite tuaja kete cheesecake te vecante, dhe te me shkruani per pervojen tuaj. Deri atehere: Qofshi Mire dhe Hani Shendetshem!

Nese mendoni se kjo eshte nje recete e shijshme dhe e dobishme, lutemi Pelqejeni dhe Ndajeni me miqte dhe ndjekesit tuaj ne rrjetet sociale.

Na ndiqni ne Mediat Sociale: Instagram, You Tube, Facebook, Twitter, LinkedIn, Pinterest.

Leave a Reply

This site uses Akismet to reduce spam. Learn how your comment data is processed.