5 Faktoret qe Shkaktojne Dhimbje te Qafes dhe Trajtimi i Tyre

Sot jam gdhire me nje dhimbje ne qafe. Me duket se kam perdredhur pak damarin ne te majte te qafes. Dhe kjo nuk eshte hera e pare qe perjetoj dhimbje qafe. Sic thone parimet e mjekesise moderne: Me mire te parandalosh sesa te kurosh. Prandaj sot doja te ndaja me ju 5 faktore, rrjedhin nga perditshmeria jone dhe qe shkaktojne dhimbjen e qafes, si edhe disa keshilla praktike si te lehtesojme dhimbjet e qafes.

Qafa ka nje detyre shume te rendesishme: te mbaje peshen e kokes tone dhe ta lejoje ate te levize lehtesisht ne disa drejtime. Kjo nuk eshte detyre e lehte, sidomos ne rastet kur koka eshte e madhe dhe peshon me shume. Mesatarisht, koka e njeriut peshon 4.5 – 5 kg, dhe imagjinoni te keni nje peshe te tille ne dore dhe te duhet te mundesoni edhe rrotullimin e saj. Kjo gje nuk eshte aspak e lehte per t’u perballuar per me teper ne rastet kur pesha shtohet artificialisht nga qendrimi i gabuar i kokes.

Faktoret qe shkaktojne dhimbjet e qafes:

I. Perdorimi i Jastekut te Gabuar

Gjate gjumit apo kur shtrihemi per t’u shplodhur, nese perdorni jasteke te larte, apo shume te forte, kjo gje do ndikoje ne shtimin e dhimbjeve te qafes tuaj. E njejta gje eshte ne rastet kur e vendosim jastekun te ngritur poshte kokes kur duam te shohim TV, te lexojme shtrire apo thjesht te bejme muhabet ne shtrat.

II. Perdorimi i Telefonit

Mbajtja e telefonit mes shpatulles dhe kokes, per te liruar duart, eshte nje nga veprimet, qe shkakton dhimbje te qafes. Dhe ketu flitet si per telefonin fiks, ashtu edhe per celularin.

III. Leximi i Librave.

Nese praktikoni leximin e librave te ulur ne kolltuk apo krevat, qendrimi i gabuar i turipi dhe perkuljet para ose rreshqitja poshte, jane levizje qe shkaktojne dhimbje te qafes.

IV. Qendrimi ne Kompjuter

Qendrimi kur punoni me kompjuter apo pajisje te tjera te ngjashme. Gjate punes me kompjuter, shumica e njerezve e humbasin vemendjen dhe fillojne te kerrusen a thua se do hyjne brenda kompjuterit. Ky lloj qendrimi demton qafen.

V. Qendrimi Ulur ne Karrige

Qysh ne femijeri na kane mesuar cili eshte qendrimi i duhur kur rrijme ulur. Shumica prej nesh e nenvleresojne kete gje dhe fillojme te pershtasim qendrime te parregullta kur ulemi ne karrige. Dhe duhet thene se njeriu modern kalon goxha kohe i ulur: kur ka punen qe duhet te rrije ulur, ne makine, ne tren, ne autobus, ne bare dhe pub-e kur argetohet, ku sheh televizor, etj.

Keto jane 5 faktoret kryesore, qe shkaktojne dhimbje te qafes. Padyshim, qe demtimet e tjera fizike te qafes, si traumat e ndryshme te shkaktuara nga goditjet apo perplasjet, shkaktojne simptoma klinike te funksionit te qafes. Ne kete artikull nuk do merremi me keto lloj problemesh, por me ato dhimbje te qafes qe ne vete i shkaktojme gjate perditshmerine.

Keshilla Praktike per te lehtesuar problemet me qafen

  • Cdo dite, fillojeni diten me ate qe quhet gjimnastika e kokes. Fillojeni me perkuljet e kokes para dhe mbrapa. Vazhdoni me perkuljet e kokes majtas dhe djathtas. Mbylleni me rrotullimet e kokes sipas akrepave te ores dhe ne te kundert te akrepave te ores. Keto ushtrime duhen aplikuar edhe gjate dites kur keni dhimbje qafe.
  • Levizja e vazhdueshme e kokes eleminon dhimbjet e qafes, ndaj nese doni te lehtesoni qafen, perdorni koken tuaj.
  • Perdorni kufjet ose hapeni telefonin me ze per te shmangur keqperdorimin e qafes gjate kohes qe flisni ne telefon.
  • Kur lexoni ne kolltuk apo ne shtrat, gjithmone uluni duke mbajtur trupin drejt. Perdorni nje jastek mbi gjunjet tuaj per te afruar librin, apo laptopin , apo tabletin ne pozicionin dhe largesine e duhur nga syte.
  • Trajtoni veten qe te mesoni trupin me qendrimin drejt kur uleni. Zgjidhni karrigen e duhur ne menyre qe kur ju uleni, shputat e kembeve te mbeshteten lirshem mbi toke (duke e mbajtur vete peshen e tyre), shpina juaj eshte teresisht e mbeshtetur ne shpinoren e karriges dhe koka qendron drejt ne mes te shpatullave. Nese e ndjeni te nevojshme merrni nje jastek per te mbeshtetur pjesen e mesit.
  • Sado mire te qendroni ulur eshte shume e rendesishme qe te levizni cdo 30 – 60 minuta, per te shtendosur trupin.
  • Aplikoni tendosje te trupit (streching) here pas here. Ky veprim kaq i thjeshte qe zgjat vetem pak sekonda, shton nje vlere shume te madhe ne shtendosjen e trupit dhe ne lehtesimin e punes se qafes. Leviaje tipike per shtendosjen e qafes eshte ngritja e shpatullave lart dhe rrotullimi i kokes ne kahun e kundert me levizjen e shpatullave.
  • Aplikoni levizjen e kokes qe perdoret gjate lutjeve dhe faljeve: gjysme rrotullimi i kokes ne te majte dhe ne te djathte. Duket se praktikimi i ketij riti te perditshem fetar shton nje vlere shume te madhe ne mireqenien e qafes tuaj. Kjo levizje duhet aplikuar edhe gjate dites kur keni dhimbje qafe.
  • Perdorni jasteke te ulet per te eleminuar dhimbjet e qafes. Me mua funksionon gjithmone.
  • Kur te shtriheni per te fjetur, eshte shume e rendesishme qe te mbeshtesni plotesisht qafen ne jastek (shpatullat tuaja duhet te prekin plotesisht fundit e jastekut) dhe te shtrini trupin ne pozicion te lire. Kjo ndihmon ne clirimin e plote te trupit dhe nje gjume te qete e te rehatshem.

Nese mendoni se ky artikull eshte interesant dhe i dobishem, lutemi Pelqejeni (Like) dhe Ndajeni (Share) me miqte dhe ndjekesit tuaj ne rrjetet sociale.

Na ndiqni ne Mediat Sociale: Instagram, You Tube, Facebook, Twitter, LinkedIn, Pinterest.

Leave a Reply

This site uses Akismet to reduce spam. Learn how your comment data is processed.