Krimi ne Familje kapercen Oqeanin – Babai vret Vajzen ne Australi

Jemi mesuar me lajme tragjike te krimeve brenda familjes shqiptare, qe vijne nga Shqiperia dhe Vendet Europiane. Por, nuk e mendoja qe nje lajm te tille do e merrnim edhe nga nje familje shqiptare ne Australine e Larget.

Familja Lekaj, me banim ne shtetin Adelaide te Australise eshte perfshire ne nje ngjarje te rende, kur vajza e tyre 20 vjecare eshte gjendur nga policia e vrare me thike ne makinen e te atit. Ne makine eshte gjetur edhe i ati i vajzes, me plage thike ne bark, por ende gjalle.

Policia eshte lajmeruar nga nena e vajzes, e cila ishte shqetesuar per mos-mberritjen ne kohe te familjareve te saj ne shtepi. I ati ishte nisur te merrte vajzen, e cila kishte kaluar nje nate jashte duke u defryer me shoqet e saj. Nuk dihen ende hollesite e ngjarjes, por mendohet se i ati eshte terbuar nga fakti perse vajza ka festuar deri vone dhe mendohet se ne grindje e siper ka qelluar vajzen dhe me pas veten.

Nje fatkeqesi shume e madhe, pasi vajza ishte studente mjekesie e shkelqyer dhe njihej si nje vajze e shoqerueshme e qe i pelqente te dilte me shoqet. Mesa duket mentaliteti i prapambetur i familjes per te mos lejuar vajzen te dilte ne oret e vona, nuk e ka kursyer ate edhe pse tashme ne moshe madhore dhe e pergjegjshme individualisht para ligjit.

Nuk arrij dot ta kuptoj sesi prindi qe te fal jeten, gjen force apo terbim brenda vetes per te ta marre ate. Egersia me te cilen rregullohen marredheniet brenda shume familjeve shqiptare, eshte arkaike dhe shume e shemtuar. Nderkohe qe familja duhet te jete ajo streha e sigurte dhe burim dashurie e mbeshtetje per te gjithe anetaret e saj.

Prinder te dashur, investoni ne marredheniet tuaja brenda familjes. Edukojini femijet me dashuri e dhimbshuri, dhe sa me larg dhunes. Beni perpjekjet tuaj per te tejkaluar pervoja te dhunshme qe mund te keni hasur ne familjet tuaja te origjines, dhe kursejini femijeve tuaj ndrydhjen nga frika dhe dhuna. Femijet jane investimi yne i vertete ne jete, le t’iu japim atyre me te miren dhe te mos perseriten me raste te tilla.

U prehte ne paqe Sabrina e bukur!

Burimi

Nese mendoni se ky artikull eshte interesant dhe i dobishem, lutemi Pelqejeni (Like) dhe Ndajeni (Share) me miqte dhe ndjekesit tuaj ne rrjetet sociale.

Na ndiqni ne Mediat Sociale: Instagram, You Tube, Facebook, Twitter, LinkedIn, Pinterest.

Leave a Reply

This site uses Akismet to reduce spam. Learn how your comment data is processed.