Tava e Kosit e Gatuar Ndryshe – Recete nga Nena Xheni

Te gjithe kush e ka provuar Taven e Kosit e kerkojne serisht. Ajo eshte nje nder recetat me te famshme dhe me te pelqyeshme shqiptare. Nena Xheni e gatuan ne nje version ndryshe nga ai qe jemi mesuar te shohim nga amvisat e Elbasanit. Del shume e shijshme, sidomos kur gatuhet me pule fshati si receta e realizuar sot per kenaqesine e te gjitheve ne. Ja ku po filloj me receten:

Perberesit:

  • 1 pule fshati
  • 1 qepe te madhe
  • 1 gote kos
  • 1 veze
  • 2 luge miell gruri
  • 1/2 gote vere te bardhe
  • 1 luge supe gjalp
  • kripe, piper, vaj ulliri.
Pula e fresket e fshatit, perberesi baze i recetes se Taves se Kosit nga Nena Xheni.
Pula e Fresket e Fshatit – nje nga ushqimet me te preferuara ne tavolinat shqiptare.

Pergatitja:

E lajme pulen dhe e ndajme ne copa, sipas ndarjeve anatomike. Grijme qepen dhe e hedhim ne nje tenxhere me 2 luge supe vaj ulliri dhe paksa kripe. E kavardisim per 2 minuta qepen dhe shtojme copat e pules. Vazhdojme kavardisjen derisa mishi i pules te ndryshoje ngjyre. E shuajme me veren e bardhe.

Pergatitja e Taves se Kosit me Pule.
Mishi i Pules i shuar me Vere te Bardhe

Duke e perzier here pas here, e leme pulen te gatuhet me lengun e vet, derisa lengu te avulloje pothuajse teresisht. Me pas shtojme uje te ftohte, derisa mishi i pules te mbulohet plotesisht. E leme te gatuhet derisa mishi te jete pothuajse i zier, nese ka nevoje mund te shtohet nga pak uje gjate kohes. Marrim nje tepsi te thelle dhe e hedhim te gjithe perberjen e tenxheres aty. E fusim ne soben e para-ngrohur me 250 grade. E leme qe mishi te marre faqe nga njera ane.

Pergatitja e Taves se Kosit me Pule.
Mishi i pules i pjekur nga njera ane, gati per procesimin e metejshem

Nderkohe qe mishi piqet ne furre, pergatisim perberjen me kos. Ne nje tas hedhim 1 gote kos, 1 veze dhe dy luge miell gruri (Nena Xheni perdori miell nga pjesa e forte e grurit ndaj ne foto duket pak me i erret ne ngjyre). Shtojme pak kripe dhe e trazojme perberjen derisa te behet nje mase uniforme.

Pergatitja e Taves se Kosit me Pule.
Pergatitja me kos: kos + veze + miell gruri + kripe

Sapo mishi i pules te jete pjekur nga njera ane, e nxjerrim taven nga furra dhe i shtojme pergatitjen me kos duke e trazuar mire dhe duke i kthyer copat e pules ne anen tjeter. Shtojme nje luge gjalp dhe pak piper te bluar per te permiresuar shijen e taves se kosit. E fusim taven ne furre serisht me te njejten temperature.

Pergatitja e Taves se Kosit me Pule.
Tava pas kthimit te mishit te pules dhe shtimit te perberjes me kos – gati per te hyre prape ne furre.

Kujdes! Jini te vemendshem se koha per perfundimin e pjekjes tashme eshte e shkurter, ndaj ndiqeni me kujdes ecurine e pjekjes se taves se kosit. Me pjekjen e mishit te pules edhe nga ana tjeter, tava e kosit eshte gati (referoju fotos se pare te artikullit per te krijuar nje ide se si duket tava e pjekur). E nxjerrim nga furra dhe e leme te ftohet per 5 minuta. Me tej e sherbejme ne pjata te thella gati per t’u shijuar. Ky gatim shkon shume me pilaf ose me ndonje kulac te gatuar ne shtepi. Ju befte mire!

Tava e Kosit me Pule e sherbyer ne pjate sipas versionit te Nena Xhenit.

Tava e kosit del shume e mire edhe me mish qingji. Procedura ne kete rast eshte e njejte si per taven e kosit me mish pule. Ju ftoj ta provoni kete version te Nena Xhenit per Taven e Kosit dhe te ndani me ne mendimet dhe pervojen tuaj per te. Deri atehere:

Qofshi Mire dhe Hani Shendetshem!

Per te pare produkte fantastike te nevojshem per ju dhe familjen tuaj, ju ftojme te vizitoni FAMILY+ e-SHOP. Klikoni mbi emrin e dyqanit per te pare Listat me Produktet e perzgjedhura sipas kategorive. Lutemi mbani parasysh se faqja jone permban linja promovimi per produkte. Blerja e produkteve qe ne promovojme kontribuon ne ecurine e suksesshme te punes tone. Faleminderit!

Nese mendoni se kjo eshte nje recete e shijshme dhe e dobishme, lutemi Pelqejeni (LIKE) dhe Ndajeni (SHARE) me miqte dhe ndjekesit tuaj ne rrjetet sociale.

Na ndiqni ne Mediat Sociale: Instagram, You Tube, Facebook, Twitter, LinkedIn, Pinterest.

Per te pare me shume Receta nga Nena Xheni, klikoni ketu.

Per te pare me shume Receta me Mish, klikoni ketu.

Per te pare me shume Receta Tradicionale, klikoni ketu.

Per te pare me shume Receta me Pule, klikoni ketu.

Leave a Reply

This site uses Akismet to reduce spam. Learn how your comment data is processed.