Mesimi qe Njerezit Duhet te Marrin nga nje Luaneshe

Sot jam gdhire pak e trazuar, pak nga vapa e mbremshme dhe pak nga ngjarjet aspak te kendshme, qe pame e mesuam mbreme. Por, ishte nje histori teper mahnitese, qe me tregoi nje mikesha ime sot ajo qe me solli ne terezi.

Po me tregonte nje histori te jetuar te nje fotografi te njohur te jetes se eger. Nje dite ai po fotografonte nje luaneshe, e cila kapi nje gjah dhe filloi ta hante. Ne proces e siper ajo kuptoi se gjahu i saj ishte femer dhe shtatzene. Menjehere luanesha kishte nxjerre kelyshin me shpresen qe do e shpetonte. Por kelyshi ishte i ngordhur. Fotografi tregonte se ne ate moment luanesha e nderpreu vaktin e saj dhe u shty disa metra me tutje dhe u shtri te flinte.

Sic e dini, fotografet e jetes se eger jane aq te vecante se kane nje durim per t’u admiruar. Fotografi kishte pritur per disa ore qe luanesha te zgjohej e te shihte vazhdimin e ngjarjes. Ne fund kishte filluar te shqetesohej dhe meqe kishte frike t’i afrohej vete, kishte marre nje veteriner te njohur te zones. Veterineri sapo e kishte pare kafshen nga larg i kishte thene se ajo ishte e ngordhur. Habia e fotografit ishte shume e madhe. Perse valle ngordhi gjithe ajo luaneshe? Veterineri i kishte shpjeguar se kjo ishte nje dukuri qe ndodhte here pas here. Luanesha ishte trishtuar aq shume qe kishte nderprere jeten e foshnjes se palindur, saqe duke qene nene vete, i kishte plasur zemra nga dhimbja.

Me thoni: A nuk eshte nje histori mahnitese? Teksa e degjoja mikeshen time te ma tregonte, me vinin ne mendje ngjarje makaber te shkaktuara nga njerez, shume prane nesh (ne Vendet e Ballkanit) dhe jo shume kohe me pare. Po mendoja se kur nje luaneshe e eger plas nga trishtimi per femijen e prejes se saj, perse njerezit arrijne te vrasin femijen e vet pa iu dridhur dora. Si shpjegohet qe njeriu, qenia me e zhvilluar e planetit, arrin ta perdore epersine e vet per krime te tmerrshme.

Duhet te mesojme nga luaneshat per te kuptuar se femijet jane e ardhmja e nuk duhet te preken. Duhet t’i leme zemrat tona te lira te udheheqin veprimet tona, dhe jo ta ngushtojme veten nga mendime te ngushta e te erreta. Duhet te mesojme se ka disa gjera ne jete qe nuk mund te shiten e blihen si: dinjiteti, liria, respekti. Keto gjera nuk fitohen as me force e as me madhesi. Jane dhurata hyjnore, te cilat per fat te mire i zoterojne te gjithe: i madh e i vogel, i pasur e i varfer, dikushi dhe askushi. Por per fat te keq shume nga ne i keqperdorim pa ua ditur vleren.

Prinder te dashur, mesojini femijet tuaj te jetojne te lire, me dinjitet e te njohin respektin si vlere ne jeten e tyre. Tregojuni atyre se nuk mund te kene jete cilesore e te kenaqshme nese nuk jane te lire te mendojne e te bejne gjerat qe duan. Edukojini se nje jete pa dinjitet eshte gjeja me e keqe qe mund te te bjere per pjese. Edukojini te respektojne veten, te tjeret, te miren, dhe rregullat e shoqerise ku jetojne. Mesojuni se kane lindur qytetare te lire dhe nuk duhet te lejojne askend t’ua shkele te drejtat e tyre. Tregojuni se Davidi e mundi Golian vetem se luftonte per nje kauze te drejte.

Le te bejme qe shumica derrmuese e brezie te femijeve tane te jene: te lire ne shpirt, te lire ne mendje, dhe me zemra te mbushura me pozitivitet e deshire per te ardhmen. Mesojuani keto duke dhene shembullin tuaj personal. Vetem keshtu ne mund te sigurohemi se femijet dhe niperit tane do kene jete te mira e cilesore. Vetem keshtu mund te themi se e kemi kryer detyren tone si prinder.

Historia e luaneshes me frymezoi sot te ndaja keto mendime me ju te dashur miq. Jane mendime qe burojne nga fundi i shpirtit, me shpresen se nuk do degjojme me ngjarje makaber nga shqiptaret e shperndare neper bote, por shembuj frymezues suksesi ne nivel nderkombetar si: Dua Lipa, Rita Ora, Inva Mula, Ermonela Jahja, Saimir Pirgu, e shume te tjere. Po i mbyll keto rradhe me nje thenie te jashtezakonshme te te madhit Charlie Chaplin:

“Njerezit e kerkojne pushtetin per te bere keq, ne te kundert dashuria mjafton per gjithcka.”

Nese mendoni se ky artikull eshte interesant dhe i dobishem, lutemi Pelqejeni (Like) dhe Shperndajeni (Share) te miqte dhe ndjekesit tuaj ne rrjetet sociale.

Na ndiqni ne Mediat Sociale: Instagram, You Tube, Facebook, Twitter, LinkedIn, Pinterest.

Leave a Reply

This site uses Akismet to reduce spam. Learn how your comment data is processed.