Rikthehet Denimi per Agjitacion e Propagande

Para disa vitesh u takuam rastesisht me nje shoqe te vjeter te nenes time, e cila ka shume vite qe jeton ne SHBA. U gezuam shume qe u takuam dhe u ulem te benim pak muhabet e te cmalleshim. Fjala zuri fjalen, e nder te tjera ajo po na tregonte nje ngjarje, qe i kishte ndodhur ne vitet e fundit te regjimit komunist.

Nje dite kishte vajtur ne markaten e lagjes, besoj ju kujtohen dyqanet moderne te kohes me 10 dyqane fruta-perimesh brenda (nga nje per cdo bllok pallatesh). Zonja ne fjale ishte drejtoreshe shkolle ne ate kohe dhe kishte mundur te shkonte ne markate vetem pas pune. Dhe, sic ishte e zakonshme ne vitet e fundit te komunizmit, frutat dhe perimet ishin mbaruar te gjitha. Ajo ishte lodhur me kontrolle ate dite ne shkolle dhe padashur kishte menduar me ze te larte dhe kishte thene: “Uaaa qenka bosh markata sot”. Kaq kishte mjaftuar dhe te nesermen e kishte thirrur kryetari i deges dhe i kishte folur shume rende. E kishte paralajmeruar se po ta perseriste do te perfundonte ne burg per agjitacion e propagande. Ajo na tregonte se ishte trembur per vdekje dhe kishte bere nje sherr shume te madh me burrin, te cilin e kishin paralajmeruar gjithashtu.

M’u kujtua sot kjo histori, pasi lexova nje rast analog, ku nje tjeter edukator brezash, pedagogu Ilir Ciko ishte denuar nga gjykata me gjobe per shpifje ndaj nje kompanie private ne Shqiperi. E gjithe historia rrotullohej rreth nje mesazhi ne facebook te shkruar nga Z.Ciko, pra nje mendim me ze te larte, kesaj rradhe i shkruar ne forme elektronike. Ai ankohej per daten e ndryshuar te skadences te kerpudhave dhe per cmimin e larte. Edhe une kam blere kerpudha te paketuara te kalbura (ne nje supermaret tjeter), te cilat i hodha direkt ne plehra; por mendova se nuk i kishin mbajtur ne kushtet e duhura. Asesi nuk e kisha menduar se mund te ndryshonin daten e skandences (per fat te keq nuk i kushtova vemendje te vecante ketij detaji ate dite). Ankesen time e bera direkt te dyqani ku e mora mallin, si nje keshille qe te tregojne kujdes me produkte te tilla.

Sot e konsideroj veten me fat, qe pronaret e supermarketit nuk me denoncuan. Se besoj te gjithe e dini se ne Shqiperi eshte rikthyer i perditesuar ligji i famshem per agjitacion e propagande i kohes se komunizmit. Askush nuk duhet te shprehe cfare ndjen brenda, apo te tregoje pervojat qe perjeton, pasi kjo demton imazhin e dikujt apo dickaje. Po imazhin e shendetit te konsumatoreve kush e mbron? Po pasojat ne shendetin e qytetareve kush i monitoron?

Nga viti ne vit po rriten rastet e abuzimeve me produktet ushqimore dhe te rasteve me semundje te renda, qe ato shkaktojne. Institucionet shteterore pergjegjese kerkojne qe qytetaret te denoncojne rastet e abuzimeve me ushqimet, por nese e beni rrezikoni te denoheni si pedagogu Ciko. Po pres me veshet ngritur se cfare do ndodhe me gazetarin Denis Dyrnjaja ne Top Channel, i cili sapo ka bere nje denoncim shume te forte publik per shalqinin e demshem per trupin e njeriut. Uroj te mos i referohet shalqinit te ndonje kompanie te madhe, se edhe ai mund ta shohe veten ne nje proces gjyqesor, ku prokuroria kerkon shpalljen te pafajshem te te akuzuarit dhe gjykata vendos ta denoje.

Te dashur miq, beni kujdes me ushqimet qe konsumoni. Kontrollojini me kujdes ato qe blini dhe hani. Dhe nese hasni parregullsi, beni si une: ankohuni te dyqani qe i keni blere, se po e bete kete gje ne facebook mund te denoheni per agjitacion e propagande. Qofshi Mire!

Burimi

Nese mendoni se ky artikull eshte interesant dhe i dobishem, lutemi Pelqejeni (Like) dhe Shperndajeni (Share) te miqte dhe ndjekesit tuaj ne rrjetet sociale.

Na ndiqni ne Mediat Sociale: Instagram, You Tube, Facebook, Twitter, LinkedIn, Pinterest.

Leave a Reply

This site uses Akismet to reduce spam. Learn how your comment data is processed.