Si ndikohen Ciftet nga Tradhetia dhe Xhelozia? – 7 Gjetjet e nje Studimi te Fundit

Xhelozia eshte nje nga arsyet qe degjojme me shpesh te jepet si shkak per dhunen ne familje e me tej per ngjarje tragjike mes cifteve. Pikerisht se ka pasoja kaq te fuqishme si fenomen social, xhelozia eshte nje nga ndjenjat me te studiuara nga ana e studiuesve te sjelljeve sociale. Te gjithe jemi kurioze te mesojme pergjigjet e pyetjeve si: Kush jane me shume xheloze: femrat apo meshkujt? Kush nga te dy grupet e perjetoj me fuqishem ndjenjen e xhelozise? Dhe, ne fund te fundit, a ka dallim mes dy gjinive persa i perket xhelozise?

Studimet e bera deri me sot kane pasur si pjesemarres studente nga universitetet e vende te zhvilluara, ndaj studiuesja Broke A. Scelza vendosi qe sebashku me ekipin e saj kerkimor te benin nje studim per xhelozine duke realizuar nje pjesemarrje te cifteve nga vende nga e gjithe bota dhe qe prezatojne shoqeri me zakone kulturore te ndryshme. Ajo perzgjodhi 1.048 pjesemarres nga 11 vende te botes: Los Angeles, Nambia, China, Japan, India, Ecuador, Nicaragua, Fiji, Bolivia, Indonesia and Tanzania.

Perfundimet e Studimit per Xhelozine

Gjetjet e studimit te botuar para disa ditesh ne “Natyre Human Behavior” jane shume interesante, dhe japin pergjigje te ndryshme per disa nga perfundimet e studimeve te meparshme:

I. Meshkuj dhe Femrat e perjetojne xhelozine ne menyra te ndryshme.

II. Kultura e shoqerise ndikon ndjeshem ne perceptimin ndaj xhelozise.

Pra xhelozia ndaj partnerit nuk eshte nje ndjenje aq universale sa mendohej, por me shume lidhet me faktin se si jane edukuar ciftet gjate jetes per reagimin ndaj xhelozise.

III. Meshkujt e perjetojne me fuqishem xhelozine krahasimisht me femrat.

Pra, meshkujt lendohen me shume kur mesojne se tradhetohen nga partneret e tyre.

IV. Tradhetia seksuale konsiderohet si me e padurueshme.

Ndryshe nga cfare rezultonte nga studimet e meparshme, tradhetia emocionale nuk ngjall aq shume xhelozi krahasimisht me tradhetine seksuale.

V. Tradhetia konsiderohet si fenomen i pranueshem dhe deri diku i falshem

Te gjitha ciftet pjesemarrese e pranonin tradhetine si nje fenomen qe ndodh ne cift dhe te falshem, kur ajo eshte brenda normave. Keto te fundit variojne nga kultura e shoqerise se gjithsecilit. Psh. kishte pjesemarres ne studim qe nuk pranonin te martoheshin me nje partner qe nuk arrin te terheqe partnere te tjere, sepse konsiderohej se ai person nuk ishte i mire sa duhet. ne kultura te tjera pranohej si normal seksi pas-martesor me partnere te tjere, me kusht qe te ishte i perkohshem.

VI. Intensiteti i Xhelozise lidhet me Investimin qe Mashkulli ben ne familje

Ndjenja e xhelozise se perjetuar ishte me e fuqishme kur partneri mashkull investon shume ne krijimin dhe mbajtjen e familjes. Pra, ndryshe nga sa mendohej, nese nje partner e mban mire familjen e tij, partneri tjeter shfaq xhelozi te tmerrshme nese ai person do tradhetoje. Sipas studiuesve kjo lidhet me friken se pas tradhetise seksuale mund te vije devijimi i investimit qe personi ben ne familjen ekzistuese drejt partnerit te ri. Te gjitha kulturat reagonin njesoj ne kete komponent duke mos pranuar tradhetine ne emer te jeteses se rehatshme.

VII. Perberja e Ciftit ndikon ne Menyren si e Perjetojne Xhelozine

Ciftet, ku te dy partneret jane nga e njejta kulture shoqerore, e perjetojne xhelozine ne menyra te ngjashme, krahasuar me ciftet ku partneret jane nga kultura te ndryshme. Kjo thekson gjetjen se menyra si reagojne njerezit kur behen xheloze eshte me shume produkt i menyres se si rritesh.

Nuk e di sa jeni dakord me keto perfundime miqte e mi, por mua me duket interesant fakti se mund te gjendjen reagime te njejta ne kultura kaq te ndryshme. Pra, pavaresisht se studimi e thekson se perjetimi i xhelozise eshte i varur nga menyra si rritesh, serisht disa nga perfundimet tregojne se xhelozia ne thelb ndikohet nga gjinia dhe kosto, qe ajo perfaqeson ne jeten e njeriut.

Ne kulturat me gjaknxehta, ku hyjme edhe ballkanasit, dhe me norma me te ngurta persa i perket tradhetise bashkeshortore, reagimet e xhelozise jane shume te ashpra dhe me pasoja tragjike. Ndaj, kujdes njerez. Mos lejoni qe xhelozia, dhe momente kur ju erresohen syte, te shkaterroje jeten tuaj dhe te familjes tuaj.

Burimi

Nese mendoni se ky artikull eshte interesant dhe i dobishem, lutemi Pelqejeni (Like) dhe Shperndajeni (Share) te miqte dhe ndjekesit tuaj ne rrjetet sociale.

Na ndiqni ne Mediat Sociale: Instagram, You Tube, Facebook, Twitter, LinkedIn, Pinterest.

Leave a Reply

This site uses Akismet to reduce spam. Learn how your comment data is processed.